ICSP u krijua në vitin 2014 dhe synon të vendosë në dispozicion fonde nga BE për reagimin ndaj krizave, parandalimin apo shuarjen e konflikteve, vendosjen e paqes dhe për të adresuar kërcënimet globale. BE e ka financuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ICSP nga buxheti i saj me 2.3 miliard € për periudhën 2014-2019. Në korrik të 2016 Komision Europian paraqiti një propozim që ICSP të pajiset me një buxhet prej 100 milion € në mënyrë që të asistojë kapacitete ushtarake në formën e trajnimit me vendet e treta. Sipas Komisionit ky financim do të vinte nga rivendosja e fondeve që do të bëhet në 2020 dhe do të shërbente për ICSP për parandalimin e konflikteve mes vendeve të treta. Ofrimi i ndihmës në formën e ngritjes së kapaciteteve ushtarake tashmë shënon një hap të parë në politikën evolucionare të sigurisë të BE.