Instrumenti i Asistencës për Para-Anëtarësimin në Zhvillimin Bujqësor (IPARD)

IPARD, i cili është një program asistence që ofrohet nga BE vetëm për vendet kandidate, ka dy objektiva kryesore për zhvillimin e sektorit bujqësor: 1) të ofrojë mbështetje në zbatimin e acquis mbi Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe 2) të kontribuojë në një përshtatje të qëndrueshme të sektorit të bujqësisë të vendit kandidat.

Për realizimin e këtyre objektivave duhen zbatuar nëntë masa të ndryshme që grupohen në tre prioritete:

-Përmirësimi i eficiencës së tregut dhe zbatimi i standardeve të Komunitetit

-Veprime përgatitore për zbatimin e masave bujqësore dhe mjedisore

-Zhvillimi i ekonomisë rurale me anë të trajnimeve, asistencës teknike dhe zhvillimit të infrastrukturës.

Për sa i përket Shqipërisë Programi IPARD 2014-2020 u miratua në korrik 2014 duke u shoqëruar me rregullat mbi menaxhimin dhe zbatimin e IPARD. Në Progres Raportin 2015 për Shqipërinë, është përmendur nevoja për decentralizimin e menaxhimit të IPARD.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk