Copernicus është një Program i Bashkimit Europian që synon zhvillimin e Shërbimeve Europiane të Informacionit bazuar në vëzhgimin satelitor të Tokës dhe analiën e të dhënave në vend. Kjo iniciativë drejtohet nga Komisioni Europian në partneritet me Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe Agjencinë Europiane të Mjedisit (EEA).
Copernicus synon të zhvillojë sisteme dhe shërbime inovative të vëzhgimit të tokës dhe të sigurojë qasjen e pavarur të Europës në njohuritë mjedisore dhe vëzhgimet kryesore, si edhe teknologjitë e mbledhjes së gjeo-informacionit. Shërbimet e informacionit të ofruara do të jenë të lira dhe të hapura për përdoruesit e saj.
Përdoruesit kryesorë të Copernicus janë politikëbërësit dhe autoritetet publike që përdorin informacionin si bazë për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit, të tilla si në fushën e mjedisit ose mbrojtjen civile në rast të një katastrofe natyrore ose krize humanitare. Përdoruesit e tjerë përfshijnë përdorues komercialë dhe privatë, sektorë të arsimit dhe kërkimit dhe organizata jofitimprurëse.