Asistenca Teknike për Shkëmbimin e Informacionit (Technical Assistance and Information Exchange instrument)

TAIEX  -Asistenca Teknike për Shkëmbimin e Informacionit - aktiv që nga viti 1996, është një instrument për ndërtimin e institucioneve, i lidhur me asistencën afatshkurtër për adoptimin, aplikimin dhe përforcimin e Acquis. Asistenca e TAIEX-it u ofrohet vendeve kandidate, vendeve në pranim si pjesë përbërëse e strategjisë së para-pranimit dhe procesit mbikëqyrës, dhjetë shteteve të rinj anëtare, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Objekt i TAIEX-it janë, gjithashtu, vendet e përfshira në Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Rusia, duke i asistuar në projektimin dhe implementimin e legjislacionit të tyre në përputhje me planet e veprimit. TAIEX qendërson kërkesat për ndihmë si nga autoritetet publike ashtu edhe nga sektori privat e ndërmjetëson kontaktet midis përfituesve dhe shteteve anëtare. Ai dërgon në terren ekspertë dhe hedh vështrime të detajuara, organizon vizita studimore ose vlerësuese, seminare, workshop-e dhe kurse trajnimi. Ndihmon, po kështu, në fushën e përkthimit të legjislacionit, siguron bazë të dhënash për ekspertë, si dhe informacion në përafrimin e legjislacionit.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk