Bashkëpunimi ndërkufitar (Cross Border Cooperation) është një element kyç i politikës bashkëpunuese së BE-së ndaj fqinjëve të saj, i cili u bë i njohur për herë të parë në rregulloren e Instrumentit Europian të Fqinjësisë dhe Partneritetit (ENPI) për periudhën 2007-2013. Ky bashkëpunim mbështet zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, ndihmon në zvogëlimin e dallimeve në standartin e jetesës dhe adreson sfidat e përbashkëta përtej këtyre kufijve.
3 janë objektivat e tij kryesore:
1. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social në zonat kufitare
2. Trajtimi i sfidave të përbashkëta (mjedis, shëndet publik, siguri dhe mbrojtje)
3. Mundësimi i kushteve më të mira ndaj personave, mallrave dhe lëvizshmërisë së kapitalit.
Buxheti i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA për periudhën 2014-2020 mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel si buxheti i mëparshem (2007-2013) me një shumë totale prej 1,052 miliardë euro dhe mundësohet nga dy burime të ndryshme: IPA dhe kontributet nga Fondi Europian për Zhvillim Rajonal (ERDF).
Gjatë periudhës së implementimit IPA, Shqipëria ka qenë pjesë e tetë Programeve të Bashkëpunimit Territorial:
4 programe bilaterale
1.Interreg IPA CBC Greqi - Shqipëri 2014-2020 (42 M €)
2.IPA II CBC Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020 (13 M €)
3.IPA II CBC Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020 (13.7 M €)
4.IPA II CBC Shqipëri – Kosovë 2014-2020 (9.7 M €)
1 Program tripalësh
1.Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri –Mal i Zi 2014-2020 (93 M €)
3 programe transnacionale
1.Interreg ADRION (Adriatic-Ionian) 2014 - 2020 (99.1 M €)
2.Interreg Mediterranean 2014-2020 (233 M €)
3.Interreg BalkanMed (Balkan-Mediterranean) 2014-2020 (39.7 M €)
Programi IPA III – CBC Shqipëri – Kosovë 2021-2027 (15 M €) përmban këto grupe tematike (TC), prioritete tematike (TP), objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) dhe objektiva specifikë (SO):
TP 0: Ndihma Teknike, për të zbatuar CBC me veprime efikase, efektive, transparente dhe në kohë.
TC 2: Efikasitet më i madh dhe më i gjelbër në përdorimin e burimeve, për të mbrojtur mjedisin, krijuar qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimin e tyre, ndërkohë që mbrohen dhe ruajnë burimet mjedisore në territorin përtej kufijve.
TC 4: Mjedis më i përmirësuar për biznes dhe konkurrueshmëri, për të inkurajuar turizmin, përmes promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke krijuar turizëm të qëndrueshëm, natyror dhe kulturor.
SDG 8: Të promovojmë një rritje ekonomike përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë.
SDG 5: Të arrihet barazia gjinore dhe të fuqizohen të gjitha gratë dhe vajzat, duke përfunduar të gjitha format e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave dhe duke u dhënë atyre mundësi dhe pjesëmarrje të barabartë në politikë, ekonomi dhe jetë publike.
SDG 11: Të kthejmë qytetet dhe vendbanimet njerëzore në përfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme.
SDG 17: Veprim për klimën, duke krijuar qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri ndaj rreziqeve dhe katastrofave natyrore të lidhura me klimën. Po ashtu, të inkorporohen masat për ndryshimet klimatike në politika, strategji dhe planifikim, ndërsa përmirësohet ndërgjegjësimi institucional dhe publik përmes edukimit mbi lehtësimin e ndryshimeve klimatike, përshtatshmërinë, zvogëlimin e ndikimeve dhe paralajmërimin e hershëm.