Mungesa e femrave nuk është më një problem për Komisionin e ri

Mungesa e femrave nuk është më një problem për Komisionin e ri


Polonia - Elżbieta Bieńkoëska – Zëvendës Presidente, Buxheti dhe Kontrolli Financiar (EPP)
Sllovenia - Alenka Bratušek, Zëvendës Presidente, Dixhitalizim & Inovacion (ALDE)
Suedia - Cecilia Malmström - Drejtësi dhe Anti-Mashtrim (ALDE)
Bullgari - Kristalina Georgieva - Taksimi, lufta kundër Mashtrimit (EPP)
Danimarka - Margrethe Vetager - Mjedisi (ALDE)
Çeke Republic- Vera Jourová - Transporti dhe Hapësira - (ALDE)
Rumani - Corina Cretu - Ndihma Humanitare (S & D)
Belgjikë - Marianne Thyssen - Aftësi, Rini dhe Shumëgjuhësi (PPE)
Thyssen pritet të konfirmohet si kandidate e Belgjikës, duke kundërshtuar zërat e mëparshëm që puna mund t’i jepej Zëvendës Kryeministrit që po largohet Didier Reynders. Belgjika është ende duke u përpjekur për të formuar një qeveri dhe komisioneri është pjesë e një marrëveshje më të gjerë e komplekse.
Me nëntë femra në ekipin e tij, Juncker ka siguruar balancën gjinore të mjaftueshme për të kënaqur kërkesat e paraqitura nga PE. Gjithashtu ai mund të ketë hedhur poshtë  edhe kritikat që vijnë nga liberalët duke i dhënë atyre një pozicion zëvendës Presidenti.
Në Parlament, grupet Socialiste, të Gjelbërta dhe Liberale paralajmëruan se do të votonin kundër ekipit të ri në qoftë se ai do të kishte më pak se nëntë femra.
Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian, iu tha krerëve të shteteve të  BE-së, në takimin e tyre të nivelit të lartë të datës 30 gusht se Komisioni nuk do mundet të sigurojë një shumicë brenda tij në qoftë se do i mungojë "balanca e duhur gjinore".
Guy Verhofstadt, lideri i grupit liberal ALDE, kishte thënë se grupi i tij "nuk mund të mbështesë një komision me shumë pak femra". Ai gjithashtu shtoi, "Le të ketë pak dyshim se një komision i tillë i anuar nuk do të gjejë një  shumicë në Parlamentin Europian dhe thjesht do të refuzohet ".
Të Gjelbrit lëshuan një deklaratë të së njëjtës linjë. "Emërimi i Mogherini-së nuk e zgjidh çështjen e kërkesës për pjesëmarrje të barabartë të femrave në Komision. Nuk është e mjaftueshme që nga një total prej gjashtë vendesh të larta pune të BE-së, vetëm një prej tyre t’i kalojë një femre. "
Një strategji e re për barazinë gjinore?
Veçmas nga përqindja e femrave në ekzekutivin e BE-së, Parlamenti po kërkon një strategji të re për barazinë gjinore. Çështja u diskutua në takimin e parë të komisionit për të drejtat e grave të parlamentit të mërkurën (3 shtator). Ekspertët paraqitën në të njëjtën ditë një raport të ri të Parlamentit mbi sfidat aktuale dhe rekomandimet e ardhshme. Studimi shqyrton mangësitë gjinore në aspektin e pagave, pensioneve, dhe punësimit.
Raporti zbuloi se ligjet në vendet anëtare zbatohen në mënyrë të pabarabartë por dallimet gjinore janë venë në dukje. Edhe nëse kriza e ka ulur hendekun gjinor, kjo nuk ka ndodhur për shkak se gjendja e femrave është përmirësuar, por për shkak se njerëzit janë më keq seç ishin më parë.
Sipas raportit, kushtet e punës në të gjithë Europën janë përkeqësuar. Punëdhënësit në një përpjekje për të ulur kostot, sigurojnë kushte më të këqija pune. Femrat, më parë do të pranonin më pak cilësi në punë se sa të jenë të papuna.
Megjithatë, studimi tregon se sektorët që kanë sindikata të  forta tregtare, sigurojnë një mbrojtje më të mirë për femrat, dhe kanë më pak boshllëqe në paga.
Hendeku i Pensionit është pabarazia më e madhe mes burrave dhe femrave. Burrat marrin 2 herë më shumë përfitime si pensionistë. Femrat priren të kenë karrierë më të shkurtër dhe në kohën e lirë e shfrytëzojnë për t'u kujdesur për fëmijët, gjë e cila ka një ndikim negativ afatgjatë në pensionet e tyre.
   Euractiv, shtator 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk