Statusi kandidat, më afër se kurrë!

Statusi kandidat, më afër se kurrë!

Statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE sjell një marrëdhënie më të ngushtë me Brukselin, që reflektohet në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në nivel politik. Gjithashtu në aspektin ekonomik do të rritet besueshmëria e vendit në vlerësimin e kompanive të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që potencialisht sjellin rritje të interesit dhe investimeve të huaja. Ndërsa për sa i përket përfitimit nga ndihma financiare e BE-së, që prej 2014 nuk ka më rëndësi statusi për të përfituar dhe nga komponentët e pa aksesueshëm deri më sot. Kjo pasi instrumenti i ri i ndihmës financiare të BE-së IPA 2014-2020 mundëson përfitimin nga të pesë fushat, pavarësisht statusit të një vendi në proces anëtarësimi. Kështu, Shqipëria do të përfitojë rritje të rëndësishme të fondeve kur të ketë ngritur dhe akredituar institucionet e posaçme të cilat do të menaxhojnë këto fonde. Për këtë arsye Qeveria e re duhet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë në një kohë të shkurtër strukturave të tilla, për të mos humbur kohë e për të sjellë sa më shpejt përfitimet të cilat shkojnë drejtpërdrejtë tek bizneset, profesionistët e rinj, rrethet akademike, fermerët, të rinjtë, e shumë grupe të tjera të rëndësishme të shoqërisë.

Procesi i Anëtarësimit është i gjatë dhe në të ndikojnë shumë faktorë si të brendshëm ashtu dhe të jashtëm. Kroacia, vendi më i fundit i anëtarësuar në BE, arriti ta përmbyllë procesin 10 vjet mbas aplikimit për anëtarësim dhe 8 vjet mbas hapjes së negociatave.

Datat kyçe të procesit të integrimit të anëtarit më të ri, Kroacisë dhe Shqipërisë

  Aplikimi për anëtarësimOpinioni i Komisionit Europian  Rekomandimi i Komisionit EuropianVendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimitAnëtarësimi
Kroacia  21.02.2003 20.04.2004 Pozitiv03.10.200501.07.2013
Shqipëria 28.04.2009

09.11.2010
14.10.2011
10.10.2012

16.10.2013

Jo pozitiv
Jo pozitiv
Pozitiv me Kushte
Pozitiv

Dhjetor 2013 marrja e statusit por jo negociata* 

Nga ana tjetër, fqinji ynë Maqedonia, ndonëse e ka marrë statusin që prej 2005-ës, ende s’ka hapur negociatat e anëtarësimi është akoma më larg. Gjithsesi çdo vend ka specifikat e tij të zhvillimit e mund ta përshpejtojë apo dhe ngadalësojë më shumë procesin. Disa nga sfidat kritike të integrimit europian të Shqipërisë janë: mungesa e kohezionit politik të brendshëm si dhe dobësia e kapaciteteve administrative për të çuara përpara reformat e nevojshme. Nëse do arrihet të përsëriten shembuj të suksesshëm nga vendet e lindjes, ku i gjithë spektri politik u angazhua për të mbështetur një sërë reformash kyçe dhe në të njëjtën kohë u investua vazhdimisht për kapacitetet teknike të nevojshme, pengesat do jenë lehtësisht të kapërcyeshme. Me reforma që ecin përpara me gjithë kostot që ato do të kenë, dhe institucione shtetërore që materializojnë me arritje konkrete dëshirën që qytetarët shqiptarë kanë për t’iu bashkuar BE-së, Shqipëria mund të kthehet nga një vend që ka vendosur precedentë negativë, në një shembull dhe për vendet e rajonit. Viti 2014 do jetë shumë i rëndësishëm për të vendosur ritmin e reformave të brendshme dhe ecurisë së procesit. Ndërkohë nga ana tjetër e këtij procesi, tek pala europiane nuk priten zhvillime të vrullshme në drejtim të zgjerimit. Presidencat Greke e Italiane të BE-së të cilat janë pozitive për Shqipërinë vijnë në një moment jo të mirë për këto vende, të cilat siç dihet kanë probleme ekonomike e politike. Kjo vërehet dhe në mungesën e çështjeve të zgjerimit në prioritetet e presidencës greke, në kontrast me presidencën e 10 viteve më parë ku në samitin e Selanikut u vendosën themelet e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Zgjedhjet për Parlamentin Europian në Maj të 2014 e në vijim zgjedhja e presidentit të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian do tërheqin disi vëmendjen nga zgjerimi. Kështu në rastin më të mirë do duhet pritur viti 2015 për të nisur negociatat me BE-në, duke hamendësuar që reformat do të ecin me një rritëm të shpejtë e 5 kushtet e mbetura do të plotësohen.

Stafi i EuroSpeak, tetor 2013

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk