IATE - Është terminologjia e përbashkët e institucioneve të Bashkimit Europian. Projekti IATE është lançuar në vitin 1999 me qëllimin që ta bënte informacionin më lehtësisht të disponueshëm dhe të siguronte standardizimin e tij në të gjithë institucionet e Bashkimit Europian. IATE filloi të përdorej në institucionet e BE-së në verën e vitit 2004 dhe përfshiu të gjitha bazat e të dhënave ekzistuese të terminologjisë së shërbimeve të përkthimit në një bazë të dhënash ndërinstitucionale unike që përmban afërsisht 1.4 milionë shënime shumëgjuhëshe. Në vitin 2007 u lançua një version online i cili i mundësonte të gjithë qytetarëve të BE të kërkonin për terminolgji specifike në cilëndo nga gjuhët zyrtare. Edhe pse IATE ka si qëllim të përshkruajë me një paragraf secilin koncept apo fjalë, për disa koncepte të ndryshme përdoren disa paragrafë përshkrues.
Versioni më i ri i IATE u lançua në 7 nëntor 2018, me një rindërtim të plotë të sistemit me teknologjinë më të fundit, standardet më të fundit të zhvillimit të softuerit dhe praktikat më të mira mbi përdorshmërinë dhe aksesin.
Përditësimet më të fundit të sistemit përfshijnë bashkimin e dy aplikacioneve të mëparshme (versioni i brendshëm dhe ai publik) për të thjeshtuar menaxhimin dhe konsultimin e terminologjisë, duke ofruar një platformë të re me nivele të ndryshme aksesi për përdoruesit, sipas profilit të tyre; përdorimin e teknologjisë më moderne, versioni i ri i IATE-s merr të dhëna nga mjete të tjera të BE-së (arkiva e legjislacionit të BE-së, klasifikimi tematik i EuroVoc, etj); si dhe konsultimin nga çdo pajisje – smartphone, tablet apo desktop. Çdo vit kryhen rreth 44 milionë kërkime në IATE, duke e bërë ate burimin kryesor për terminologji të saktë dhe të besueshme, duke garantuar qartësi dhe qëndrueshmëri në dokumentet dhe komunikimet e BE-së.