Catherine Hartmann, kreu i Koalicionit Europian COPD ka argumentuar: "Kjo sëmundje me një barrë të madhe mjekësore, shoqërore, psikologjike po zhvillohet me një ritëm të shpejtë pa patur vëmendjen e merituar nga politikbërësit. Ajo theksoi që ka një mungesë fushate informacioni, statistikash konkrete, fondesh të mjaftueshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe një mungesë investimi nga sektori publik.
Sipas Koalicionit Europian COPD (ECC), duhani është shkaku direkt (duke përfshirë këtu ekspozimin pasiv) në 90 % të rasteve të COPD. Gjithashtu, irrituesit e tjerë të mushkërive të tilla si ndotja e ajrit, gazrat kimike dhe pluhuri mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në të. Vdekjet totale nga COPD pritet të rriten me më shumë se 30 % në dhjetë vitet e ardhshme, pa ndërhyrjet për të ulur rreziqet, veçanërisht ekspozimin ndaj tymit të duhanit, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.
ECC i bën thirrje BE-së që të jetë më aktive në këtë çështje, veçanërisht në inkurajimin e vendeve anëtarë që të merren me COPD. Pirja e duhanit ka rënë në disa vende europiane, por është rritur në disa të tjera. Hartman është e kënaqur me njohjen e COPD në nivel të BE-së në Samitin e fundit të për sëmundjet kronike, por ajo dyshon nëse do të ketë rezultate konkrete. Ajo shprehet se BE-ja nuk ka mjetet e mjaftueshme për t'u marrë me sëmundje të veçanta dhe se do të ketë këmbëngulje për ta bërë COPD pjesë të axhendës së tyre.
Euobserver, tetor 2014