30% e bordeve të kompanive- Femra

30% e bordeve të kompanive- Femra

Kancelarja Angela Merkel pavarësisht se fillimisht ishte kundër ndërmarrjes së kësaj reforme u shpreh se "Ky ligj është një hap i rëndësishëm për barazi sepse do të iniciojë një kulturë mosparagjykimi për vendin e punës". Kritikët u shprehën se femrat duhet të punojnë dhe përfitojnë këto pozicione me meritë dhe jo nga kuotëzimi. Shefi i Industrisë Gjermane, Ulrich Grillo gjithashtu u shpreh se sistemi i kuotëzimit ishte jo-produktiv. Ai argumentoi se skemat vullnetare do të ishin shumë më efektive në marrjen madje dhe të më shumë grave në postet kryesore.

Deutsche Welle raporton se pavarësisht se 40% e kabinetit federal janë femra, 80% e bordit drejtues janë meshkuj. Spiegel Online ndërkohë raporton se në 160 kompanitë më të rëndësishme femrat përbëjnë 17,4% të bordeve mbikëqyrëse dhe vetëm 6,1% të bordeve drejtuese. Kështu garantimi i vendeve të femrave në bordet e kompanive është shumë pozitiv. Më datë 11 dhjetor miratohet projekt-ligji nga Kabineti i kancelares Merkel dhe miratimi i mëvonshëm parlamentar pritet të jetë një formalitet.

                                                                                                                                 BBC, nëntor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk