Google takime nëpër Europë për të drejtat e privatësisë

Google takime nëpër Europë për të drejtat e privatësisë

Isabelle Falque-Pierrotin, e cili kryeson Mbikëqyrjen e privatësisë së Francës dhe grupin WP29 të autoriteteve të mbrojtjes kombëtare të  të dhënave të BE-së, u shpreh se ishte skeptike në lidhje me iniciativën e Google, të cilën ajo e përshkroi si pjesë e një "lufte të Marrëdhënieve me Publikun" për një çështje që ishte e rëndësishme për strategjinë e biznesit të kompanisë.

Në qoftë se një motor kërkimi nuk e pranon kërkesën e një personi, ai ose ajo ka të drejtë të ankohet në rregullatorin kombëtar të mbrojtjes së të dhënave. 90 të tilla janë apeluar në Britani, 70 në Spanjë, 20 në Francë dhe 13 në Irlandë. Disa shembuj të heqjes së linke-ve janë bërë publike,  për shkak se Google njoftoi media të tilla si BBC dhe Guardian kur historitë e tyre u fshinë nga rezultatet e kërkimit. Kjo bëri që kritikët të hidhnin akuza se interneti i  Europës po pastrohet dhe shtypi po censurohet.

Fryma e vendimit

Fondacioni Wikimedia, i cili operon edhe enciklopedinë në internet Wikipedia, krijoi një faqe interneti për të postuar të gjitha njoftimet që ka marrë për heqjen e linke-ve, si një formë e protestës që tërheq vëmendjen tek informacionin i vërtetë që dikush e dëshiron të hiqet. Njoftime të tilla dëmtojnë frymën e vendimit të gjykatës për privatësinë në internet, dhe po shqyrtohet faktin nëse ata duhet të përpiqen t’i pakësojnë ato.
Google e pyeti rregullatorin francez Falque-Pierrotin nëse vetë Google apo rregullatorët e saj të tjerë do të marrin pjesë në takime, por Falque-Pierrotin nuk pranoi, duke thënë se kjo do të ishte e papërshtatshme për një rregullator me kompetenca zbatimi. Ajo tha se disa rregullatorë kombëtare mund të dërgojnë anëtarët e stafit për të vëzhguar procedurat.

Këshilli përfshin tetë përfaqësues nga jashtë Google, duke përfshirë një ish-ministër gjerman të drejtësisë dhe dy akademikë, si dhe Këshilltarin e Përgjithshëm të Google David Drummond dhe kryetarin Eric Schmidt.  Anëtarët e tjerë përfshijnë Jimmy Wales, themelues i Wikipedia dhe kritik i zëshëm i "së drejtës për të harruar", zyrtarin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, Frank La Rue, dhe Jose-Luis Pinar, i cili kryesoi rregullatorin e Spanjës për mbrojtjen e të dhënave 2002-2007.

Pas Madridit këshilli do të takohet në Romë, në Paris më 25 shtator, në Varshavë më 30 shtator, në Berlin më 14 tetor dhe në Londër më tetor 16 para përfundimit në Bruksel më 4 nëntor.
                                                                                                                              EurActiv, shtator 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk