(Progres) Raporti i Komisionit Europian

Komisioni Europian informon Parlamentin dhe Këshillin për progresin e vendeve që aspirojnë të integrohen në BE të përfshira në atë që njihet si Axhenda e Zgjerimit të BE-së, përmes dokumenteve strategjike vjetore dhe raporteve të progresit individual të secilit vend. Kjo bën të mundur dhënien e udhëzimeve shtesë kur vendet marrin përgjegjësitë e anëtarësimit dhe gjithashtu u garantojnë Shteteve Anëtare të vlerësojnë realisht nëse anëtarët e rinj kanë përmbushur kushtet për aderim. Çdo vit, Komisioni Europian miraton paketën e tij të zgjerimit: një pasqyrë të strategjisë së zgjerimit dhe progresin e arritur drejt anëtarësimit në BE në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Paketa, përmban raportet në të cilat Komisioni paraqet vlerësimin e detajuar të gjendjes në çdo vend, atë që është arritur gjatë vitit të kaluar dhe përcakton udhëzimet për prioritetet e ardhshme. Raporti përmban rekomandime dhe vlerësime për masat konkrete dhe hapat që vendet kanë bërë në kuadër të 35 kapitujve të kuadrit ligjor europian. Përveç këtij komunikimi, Komisioni del me rekomandime për avancimin ose jo të statusit të mëtejshëm për vendin aspirues. Që nga viti 2015, ai quhet Raport dhe jo më Progres Raport. Kjo bazuar në Strategjinë afatshkurtër të Komisionit të publikuar në 2015, ku u prezantua një mënyrë e re e vlerësimit të vendeve, ku fokusi nuk do të ishte më vetëm te progresi, por tek niveli i tyre i përgatitjes për të marrë përsipër detyrimet, duke bërë nga ana tjetër që Komisioni të ofronte udhëzime të qarta për të adresuar reformat. Ky standardizim i vlerësimit të vendeve, mundëson dhe lehtësi në krahasimin mes tyre të arritjeve dhe stadit të çdo vendi.  Në vitin 2017 nuk pati raport dhe strategji për zgjerimin, pasi u argumentua që BE përkohësisht nuk e ka në fokus zgjerimin. Ndërkohë që nga 2018 po publikohen çdo vit raportet për vendet që përfshihen në Axhendën e Zgjerimit së bashku me Strategjinë e Zgjerimit.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk