Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u çel me Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që Kancelarja gjermane Angela Merkel organizoi në Berlin, më 28 gusht 2015, me kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Berlin u ra dakord që konferenca të shërbente si kuadër për një periudhë prej katër vjetësh, gjatë së cilës do të ndiqen përpjekjet për të bërë progres të mëtejshëm në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe të brendshme dhe në arritjen e ripajtimit midis dhe brenda shoqërive në rajon. Konferenca shprehu angazhimin dhe dha direktivat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, veçanërisht për ndërlidhjen e infrastrukturës së transportit dhe energjisë midis vendeve të rajonit dhe me Bashkimin Europian.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk