Partneriteti Lindor (Eastern Partnership)

Është një iniciativë e përbashkët e politikës së BE –së nisur me Samitin e Pragës në maj të 2009 me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të gjashtë fqinjëve të BE-së, në Lindje si: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe kryetarët e shteteve anëtare, me qëllim që të thellojë dhe të forcojë marrëdhëniet ndërmjet tyre. Në këtë Samit u diskutua mbi nevojën për të promovuar parimet dhe qëllimet kyçe të Partneritetit Lindor në radhët e publikut, për të mobilizuar mbështetje dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj tij. Partneriteti Lindor përfaqëson dimensionin lindor të Politikës së Fqinjësisë Europiane (ENP). Ajo është e bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Angazhimi për nismën e Partneritetit Lindor dhe objektivat e saj janë rikonfirmuar në Samitin e Varshavës në vitin 2011 dhe Samitin e Vilniusit në vitin 2013. Ky Partneritet funksionon me anë të marrëveshjeve dypalëshe dhe të atyre shumëpalëshe të cilat synojnë të mbështesin reformat politike dhe socio-ekonomike si dhe të mundësojnë platforma të ndryshme për bashkëpunim në fusha të tilla si energji, mjedis, mbështetje ndaj rritjes ekonomike etj.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk