Grupi Kangur (Kangaroo Group)

Ai është një grup i fortë lobues në Parlamentin Europian që punon për heqjen e të gjitha pengesave ndaj një tregu të vërtetë e të vetëm në BE. Emri i tij është frymëzuar nga kafsha australiane, e cila mund të kërcejë për të kaluar mbi çdo pengesë.Grupi Kangur është një shoqatë që ka për qëllim rritjen e unitetit europian nëpërmjet ndjekjes së projekteve të përbashkëta konkrete. Qëllimet kryesore të tij janë: krijimi i plotë i Tregut të Vetëm, stabiliteti i euros dhe zhvillimi i politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes. Shoqata u krijua në vitin 1979 si një tubim joformal i anëtarëve të institucioneve europiane nga vende dhe përkatësi politike të ndryshme, me interesin për të thyer barrierat mes shteteve anëtare. Sot Grupi Kangur është një shoqatë e inkorporuar sipas ligjit belg, si një organizatë jofitimprurëse. Shoqata është e hapur për anëtarësi ndaj përfaqësuesve të institucioneve europiane, universiteteve, medias dhe komunitetit të biznesit, të interesuar për të nxitur këto qëllime. Motoja e Grupit Kangur: lëvizja e lirë dhe e sigurtë.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk