Grupet e punës Mertens dhe Antici i COREPER I dhe II.

Janë dy grupe specifike që i përkasin Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), të përbëra nga diplomatë të nivelit të lartë të cilët janë përgjegjës për përgatitjen e takimeve COREPER.

Grupi i punës Mertens u themelua për t’i ardhur në ndihmë zëvendës ambasadorevë në COREPER I në përgatitjen e kompromiseve midis shteteve anëtare. Ai përbëhet nga diplomatë të nivelit të lartë. Grupi i themeluar në 1993, është emërtuar referuar presidentit të tij të parë i cili ishte nga Belgjika, Vincent Mertens de Wilmars.Grupi i punës Antici i vjen në ndihmë ambasadoreve të COREPER II në përgatitjen e kompromiseve mbi legjislacionin e BE-së midis shteteve anëtare. Grupi gjithashtu asiston Kryeministrat gjatë samiteve europiane dhe anëtarët e tij janë të vetmit nëpunës civil që lejohet të jenë të pranishëm gjatë këtyre mbledhjeve. Grupi është emërtuar sipas presidentit të tij të parë Paolo M. Antici dhe është themeluar më 1975. Grupët e punës Mertens dhe Antici mblidhen një ditë para takimeve të COREPER. Grupet finalizojnë me ndihmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kabinetit axhendën e COREPER, çdo çështje të çdo sektori tjetër dhe listën përfundimtare me rezervimet e shprehura nga shtetet anëtare mbi dokumentacione specifike.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk