Skuadra Europë ( Team Europe)

Bashkimi Europian ka krijuar paketën e tij “Team Europe” për të mbështetur vendet partnere në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj. Objektivi i “Team Europe” është të kombinojë burimet e BE, Shteteve Anëtare dhe institucioneve financiare të saj, në veçanti Bankën Europiane të Investimeve dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shifra e përgjithshme e paketës “Team Europe” arrin gati 36 miliardë euro. BE do të ndihmojë vendet më të rrezikuara në Afrikë, fqinjët e BE si Ballkanin Perëndimor, vendet e Partneritetit Lindor, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut etj. Paketa përqendrohet gjithashtu tek kategoria e individëve më të rrezikuar, përfshirë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara si dhe migrantët, refugjatët, personat e zhvendosur. Mbështetja e Bashkimit Europian do të përqëndrohet në: - Reagimin ndaj krizës së menjëhershme shëndetësore dhe nevojave humanitare që rezultojnë dhe sigurimin e mbështetjes humanitare në vendet e prekura; - Forcimin e sistemeve të ujit dhe kanalizimeve si dhe kapaciteteve dhe gatishmërisë së vendeve partnere për t'u përballur me pandeminë; dhe -Zbutjen e pasojave të menjëhershme sociale dhe ekonomike, përfshirë mbështetjen për sektorin privat me fokus në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe reformat e qeverisë për të ulur varfërinë.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk