Aleanca e Universiteteve Europiane

Është krijuar aleanca e parë e Universiteteve Europiane me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit të lartë duke nxitur bashkëpunimin midis institucioneve, stafit të tyre dhe studentëve. Kjo aleancë përbëhet nga 17 universitete të përzgjedhur nga 54 aplikime. Përzgjedhja e Universiteteve Europiane përfshin një gamë të gjerë të institucioneve të arsimit të lartë nga e gjithë BE, nga universitetet e shkencave të aplikuara, universitete teknike dhe universitete të arteve të bukura, deri në universitete me fusha gjithëpërfshirëse dhe me kërkime shkencore. Ata do të bëhen kampuse ndëruniversitare rreth të cilave studentët, kandidatët për doktorantë, stafi dhe studiuesit mund të lëvizin pa probleme. Gjithashtu do të bashkojnë ekspertizën, platformat dhe burimet e tyre për të ofruar kurrikula ose module të përbashkëta që mbulojnë disiplina të ndryshme. Këto kurrikula do të jenë shumë fleksibël dhe do t'u lejojnë studentëve të personalizojnë edukimin e tyre, duke zgjedhur se çfarë, ku dhe kur të studiojnë dhe të marrin një diplomë europiane. Komisioni Europian ka akorduar në total, një buxhet deri në 85 milion € i cili është në dispozicion për aleancën e parë universitare europiane.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk