Acquis e BE-së (EU Acquis)

Me Acquis të BE-së do të kuptojmë tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Janë 35 kapituj të  Acuiqs të Bashkimit Europian. Legjislacioni i BE i ka fillesat e tij prej vitit 1958 dhe njihet ndryshe me emrin EU Acquis. Ai përbëhet nga legjislacioni parësor, ku përfshihen Traktati në fuqi i BE dhe legjislacioni dytësor ku përfshihen direktiva, rregullore, direktiva të BE për zbatimin e politikave të përcaktuara në këto traktate. Ka më shumë se 20 mijë direktiva, rregullore e vendime të cilat ndryshojnë vazhdimisht dhe gjithashtu rëndësi të veçantë mbajnë edhe vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, marrëveshjet ndërkombëtare etj. Vlerësohet se legjislacioni që miratohet nga BE rritet mesatarisht me 5 mijë faqe në vit dhe legjislacioni aktual përmban më shumë se 150 mijë faqe, që lidhen me 35 kapitujt.

Acquis përmbledh:

- Përmbajtjen, parimet dhe qëllimet politike të traktateve;

- Legjislacionin e miratuar në zbatim të traktateve dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian;

- Deklaratat dhe rezolutat e miratuara nga BE;

- Masat në lidhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë;

- Masat në lidhje me Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.

- Marrëveshjet Ndërkombëtare të përfunduara nga Komuniteti dhe marrëveshjet e realizuara nga Shtetet Anëtare ndërmjet njëra-tjetrës në fushën e veprimtarive të Bashkimit Europian. Vendeve që aspirojnë të bëhen Anëtare të BE-së, iu duhet ta tranpozojnë Acquis në legjislacionin e tyre kombëtar dhe t'i zbatojnë në çastin e hyrjes në BE.

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk