Përvjetori i Njëqindtë i Gjenocidit Armen: Eurodeputetët i bëjnë thirrje Turqisë dhe Armenisë të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre

Përvjetori i Njëqindtë i Gjenocidit Armen: Eurodeputetët i bëjnë thirrje Turqisë dhe Armenisë të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre

Eurodeputetët i bëjnë ftesë Armenisë dhe Turqisë të "marrin shembull nga pajtime të tjera të suksesshme midis shteteve europiane" duke ratifikuar dhe implementuar protokollet mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapjen e kufijve dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u referuar veçanërisht tek bashkëpunimi ndërkufitar dhe integrimi ekonomik.

Ata mirëpritën deklaratat e Presidentit dhe Kryeministrit të Turqisë në shprehjen e  ngushëllimeve të tyre ndaj mizorive kundër armenëve osmanë dhe inkurajojnë Turqinë të "përdorë përkujtimin e njëqindvjetorit të gjenocidit armen si një mundësi e rëndësishme" për të hapur arkivat e saj të së kaluarës. Ata gjithashtu i kërkuan Turqisë të kryejë "me mirëbesim" një inventar të trashëgimisë kulturore armene të shkatërruar gjatë shekullit të kaluar brenda juridiksionit të saj. Eurodeputetët kryen nderime dhe homazhe në përkujtimin e një milion e gjysmë viktimave armene që humbën jetën në Perandorinë Osmane njëqind vjet më parë. 

Së fundmi, ata propozuan që të vendoset një "Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit për Gjenocidet", për të rikujtuar të drejtën e të gjithë popujve dhe kombeve në të gjithë botën për paqe dhe dinjitet.

                                                                                                                       Parlamenti Europian, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk