Deklaratat e Samitit të Bratislavës dhe takimit të Situatës së Unionit

Deklaratat e Samitit të Bratislavës dhe takimit të Situatës së Unionit


• Tregtia: Marrëveshja e tregtisë midis BE-së dhe Kanadasë është marrëveshja më e mirë dhe progresive që BE-ja ka negociuar ndonjëherë. Do të punohet në të gjitha vendet anëtare për ta ratifikuar këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.
• Konkurrenca: Në Europë, konsumatorët janë të mbrojtur kundër karteleve dhe abuzimeve nga ana e kompanive të fuqishme. Kjo vlen edhe për gjigandët si Apple. Në Europë nuk mund të pranohet që kompani të fuqishme të kenë marrëveshjeve të paligjshme mbi taksat e tyre. Komisioni mbron konkurrencën e ndershme. Kjo është ana sociale e ligjit të konkurrencës.
• Bujqësia: Komisioni do të qëndrojë gjithmonë pranë fermerëve, veçanërisht kur ata kalojnë momente të vështira siç është rasti sot, sepse është e papranueshme që qumështi të jetë më i lirë se uji.
• Migracioni: Sot po niset një plan ambicioz investimesh për Afrikën dhe vendet fqinje, të cilat kanë potencial për të gjeneruar 44 miliardë € në investime. Kjo shifër mund të shkojë deri në 88 miliardë € nëse Shtetet Anëtare kontribuojnë. Plani i ri i investimeve për Afrikën dhe vendet fqinje do të ofrojë një rrjetë shpëtimi për ata që do të shtyheshin për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme në kërkim të një jete më të mirë.
• Terrorizmi: Ashtu siç BE-ja ka qëndruar e bashkuar në pikëllime, duhet të jetë e bashkuar edhe në kundërpërgjigje. Në kuadër të gjendjes më të keqe të njerëzimit, u duhet qëndruar besnik vlerave dhe vetes. Ajo që BE-ja përfaqëson është një shoqëri demokratike, pluraliste, e hapur dhe tolerante. Por kjo tolerancë nuk mund të rëndojë në çmimin e sigurisë së përbashkët.
• Siguria: Kufijtë do të mbrohen nëpërmjet Rojeve të reja të Kufijve Europiane dhe Bregdetare. Janë të nevojshëm të paktën 200 roje kufitare dhe 50 automjete shtesë të vendosur në kufijtë e jashtëm të Bullgarisë, që nga tetori.
• Europa Globale: Europa nuk mund të përballojë të tërhiqet prej fuqive ushtarake të të tjerëve ose të lejojë që Franca ta mbrojë e vetme nderin e saj në Mali. Që mbrojtja europiane të jetë e fortë, industria e mbrojtjes europiane ka nevojë të rinovohet. Kjo është arsyeja pse do të propozohet para fundit të vitit një Fond Europian i Mbrojtjes, për të rritur kërkimin dhe inovacionin.
• Strategjia Europiane për Sirinë: Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë dhe Zëvendës-Presidentja është duke bërë një punë fantastike, por ajo duhet të bëhet Ministrja e Jashtme Europiane përmes së cilës të gjitha shërbimet diplomatike, të vendeve të mëdha dhe të vogla të bashkojnë forcat e tyre për të rritur nivelin e negociatave ndërkombëtare.
• Mbrojtje e Unionit: Europa ka nevojë të forcohet. Traktati i Lisbonës u lejon atyre Shteteve Anëtare që dëshirojnë, të bashkojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse në formën e një bashkëpunimi të përhershëm të strukturuar. Tani është koha për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

Ndërkohë, 27 krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me mungesën e kryeministres së paftuar britanike Theresa May, u takuan për një samit jozyrtar në Bratislavë. Gjatë samitit, nuk do të diskutohej për specifika mbi Brexit, por debate rreth së ardhmes së 27 shteteve anëtare pas Brexit. Në vijim të ftesës së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, synimi i Samitit ishte që të jepte një pamje të qartë për të ardhmen e Unionit, drejtuar sfidave aktuale si: migrimi, terrorizmi dhe globalizimi.

Deklaratat Kryesore ishin:

Donald Tusk:” Qëllimi im është të biem dakord mbi prioritetet e BE-së dhe ç’duhet të bëjmë për to në muajt në vazhdim. Duhet t’i sigurojmë qytetarët tanë se e mësuam mësimin nga Brexit dhe se jemi në gjendje të rikthejmë stabilitetin, sigurinë dhe mbrojtjen efektive”.

Angela Merkel: “BE është në gjendje kritike, e cila nuk mund të rregullohet në një samit të vetëm. Por ne duhet të tregojmë me veprimet tona se mund të përmirësohemi. Blloku duhet të rrisë përpjekjet në fushën e sigurisë së brendshme dhe të jashtme, luftës kundër terrorizmit dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”.
Francois Hollande: “Franca po bën përpjekjet kryesore për mbrojtjen e Europës, por nuk mund ta bëjë këtë e vetme".Vendi i tij do të jetë fuqia kryesore ushtarake e Unionit, pas largimit të Britanisë. Ai bie dakord me Gjermaninë për nxitjen e idesë së një politike mbrojtjeje "më aktive", për të rikthyer besimin e tronditur prej sulmeve terroriste.

Vendet e Vishegradit (Hungari, Sllovaki, Poloni, Çeki) deklaruan këto mesazhe kyçe:

1-Më pak Bruksel, më tepër fuqi Parlamenteve kombëtare;
2-Mjaft neglizhimit të vendeve të vogla.
3-Nëse nevojitet, mundtë ketë bashkëpunim për mbrojtjen e BE-së, por NATO duhet të vijë e para.
4-Lëvizja e lirë është arsyeja pse iu bashkuam Bashkimit Europian. Një Union efektiv duhet të përmirësojë komunikimin për përfitimin e tregut të përbashkët dhe potencialit të vërtetë të katër lirive të tij, përfshirë lëvizjen e lirë të njerëzve.

Deklarata nga institucionet europiane, shtator 2016

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk