Kosova kryeson Ballkanin në varësinë nga interneti

Kosova kryeson Ballkanin në varësinë nga interneti


Banorët  e Bosnjë Hercegovinës renditen të tretët, ku  67.9 % e tyre e kanë përdorur internetin vitin e kaluar, shprehur me shifra 2.6 milion qytetarë nga një popullsi prej 3.8 milionësh. Numri i përdoruesve të Facebook-ut ka qenë 1.3 milionë pra gjysma e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të internetit.
Maqedonia, ku 62.2 % e popullsisë e përdorin internetin, ishte e katërta në listë. Rreth 1,3 milion njerëz nga 

2.1 milionë e kanë përdorur internetin, dhe 962.000 prej tyre Facebook-un.
Në Shqipëri, përdorimi i internetit rezultoi në 60.1%, 1.8 milion nga 3 milion që është popullsia në total. Shumica e këtyre përdoruesve të internetit konkretisht 1.1 milion kanë rezultuar se janë edhe përdorues të Facebook-ut.
Niveli i përdorimit të internetit në Serbi ka qenë 57%, që do të thotë  4.1 nga 7.2 milionë serbë. Numri i përdoruesve të Facebook-ut ishte relativisht i lartë në raport me përdoruesit  e internetit, 3,3 milionë. Në Mal të Zi, shkalla e përdorimit të internetit ka qenë 56.8%.  

E fundit në listë ishte Rumania, ku shkalla e penetrimit në internetit ishte 49.8%. Kjo do të thotë se në 10.8 milion nga një popullsi prej 21.7 milion banorësh e kanë përdorur internetin. Afërsisht gjysma e tyre, 5.3 milionë kanë profilet e tyre në Facebook.

Krahasuar me normat europiane në përgjithësi, ku shkalla e penetrimit të internetit në dhjetor 2013 ishte 68.8%, vendet e Ballkanit renditen në mes. Ndërkohë që  mesatarja botërore e përdorimit të internetit është dukshëm më e ulët, 39%.

Kryesues në listën e vendeve europiane ka qenë Islanda, ku 96.5% e popullsisë përdorin internetin, e ndjekur nga Norvegjia, me 95%, dhe Suedia, me 94.8%. Vendet më të mëdha të Bashkimit Europian, si Gjermania, Britania dhe Franca, kanë respektivisht këtë shkallë të përdorimit të internetit 86.2, 89.8 dhe 83.3 %. Të fundit në renditjen e vendeve europiane kanë rezultuar Ukraina, ku 41.8 % e përdorin  internetin dhe Turqia, ku shifra është 46.3%.
                                                                                                                         BalkanInsight, tetor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk