Skandali i Volkswagen: A po i mbron BE qytetarët e saj nga dëmi i shkaktuar?

Skandali i Volkswagen: A po i mbron BE qytetarët e saj nga dëmi i shkaktuar?

Në marrëveshjen e bërë me SHBA-në, kompania ka rënë dakort që të paguajë një shumë prej 2.8 bilion $si gjobë penale dhe 1.5 bilion $ për atë civile. Por Volkswagen nuk do mund të mjaftohet me kaq duke qenë se do duhet të paguajë konsumatorët, rregullatorët, ndërmjetësit si dhe prokurorët për një shumë ekstra rreth 20$ bilion $-një dëm serioz për kompaninë, por jo fatal.

Komisioni Europian pas këtyre ngjarjeve ka treguar iniciativë përsa i përket përmirësimit të ligjit të BE-së në lidhje me skandalin e Volkswagen, por akoma nuk është arritur diçka konkrete. Komisionerja e Industrisë, Elizabieta Bienkowska në janarin e vitit të kaluar propozoi një reformë në lidhje me mënyrën sesi automjetet aprovohen për përdorim në Union. Por ajo nuk e lidhi me Volkswagen propozimin e kësaj reforme duke deklaruar që : “ Më lini të jem e qartë. Kjo nuk është vetëm për Volkswagen. Ka një dështim sistematik në sistemin e aprovimit të llojit në Europë”.

Gjithsesi, Këshilli nuk ka arritur akoma asnjë konkluzion final për këtë çështjë. Një nga mosmarrëveshjet mes vendeve anëtare ka qenë në lidhje me pranimin apo jo të propozimit të Këshillit, në lidhje me forcimin e kontrollit të vendeve anëtare. Sistemi Europian nuk ka qenë në gjendje të mbrojë konsumatorëte tij, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ku Volkswagen është detyruar të paguajë 25 bilion $.

Duhet theksuar që modifikimi që duhet t’i bëhet ligjit të BE-së nuk është jetik vetëm për qytetarët e BE-së që përdorin makina, por dhe për të tjerët pasi pritet që të reduktojë ndotjen e ajrit.

27 vendet anëtare po planifikojnë që të ndërmarrin veprime të përbashkëta kundër Volkswagen me argumentimin qëpajisjet e përdorura nga kompania gjermane janë në kundërshtim me ligjin e Unionit. Vera Jorova, Komisionere e Drejtësisë ka inkurajuar autoritetet që të mbrojnë konsumatorët europianë me çdo kusht dhe ti mbështetin ata deri në zgjidhjen e situatës. Pavarësisht nga kjo nismë e komisioneres, duhet kujtuar që Komisioni si institucion nuk mund të ngrejë padi kundër Volkswagen.

Mundësitë që pronarët e makinave në BE të kompensohen financiarisht janë relativisht të pakta, duke marrë në konsideratë dhe mangësitë që ka ligji i BE-së. Megjithatë, kjo situatë nuk do të kalojë pa u ndërmarrë asnjë veprim dhe është e qartë që Volkswagen do të përballet me procese gjyqësore të gjata dhe të vështira

                                                                                                                       European Sting, mars 2017

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk