Këshilli i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri nëntor 2018

Këshilli i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri nëntor 2018

Pjesëmarrësit diskutuan strategjinë e para-aderimit, duke përfshirë kriteret politike dhe ekonomike, acquis dhe bashkëpunimin financiar . Gjatë takimit u rishikua dhe gjendja e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ku pati gjithashtu një shkëmbim pikëpamjesh mbi zhvillimet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Këshilli vuri në dukje si aspekt pozitiv Raportin e Komisionit Europian të vitit 2018, i cili rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, nën dritën e arritjes së progresit, ruajtjes dhe thellimit të reformave në momentin aktual. Këshilli ra dakord të reagojë pozitivisht ndaj përparimit të mësipërm dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit në qershor të 2019. Nisur nga kjo, përfaqësuesit e BE-së përsëritën nevojën kritike që Shqipëria të mbajë dhe të thellojë momentin aktual të reformave, për të konsoliduar më tej progresin e bërë, në veçanti lidhur me reformën gjyqësore përmes procesit të verifikimit për të ofruar rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e droga, duke u mbështetur në rezultatet pozitive në luftën kundër kultivimit të kanabisit që kanë vazhduar gjatë gjithë sezonit aktual të kultivimit të saj. 

BE vlerësoi operacionet e mëdha së fundmi në luftën kundër krimit të organizuar të kryer nga Policia e Shtetit dhe u shpreh se garantimi i ndjekjes së procesit të duhur gjyqësor ndaj operacioneve të suksesshme është një hap thelbësor, ashtu si dhe forcimi i përpjekjeve për konfiskimin e procedimeve të krimit.

Gjatë takimit, Delegacioni i Shqipërisë ritheksoi angazhimin e saj të fortë për të ofruar rezultate konkrete në axhendën e reformave dhe në veçanti për çështjet që lidhen me shtrirjen e sundimit të ligjit. U theksua se rezultatet e arritura në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit përbëjnë një bazë të qëndrueshme për avancimin e mëtejshëm të integrimit në BE, pasi ato vendosin terrenin për punën e mëtejshme që do të kryhet në kuadër të negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24. Nga ana tjetër, Këshilli i Stabilizim Asocimit vuri në dukje se qasja e përforcuar për këto kapituj negociues do të rrisë më tej aktivitetin dhe progresin në gjyqësor ,në të drejtat themelore, si dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit. Pas konkluzioneve të fundit, Këshilli i Stabilizim Asociimi-së vuri në dukje se Komisioni ka filluar punën përgatitore teknike me homologët shqiptarë.

Më tej, BE-ja përsëriti se dialogu politik konstruktiv ndërpartiak dhe bashkëpunimi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e ndjekjes së dialogut të vazhdueshëm gjithëpërfshirës politik, duke tejçuar përpara punën teknike në të gjitha komisionet parlamentare, duke përfshirë edhe komitetin ad hoc për reformën zgjedhore. Perfaqësuesit e BE-së trajtuan gjithashtu nevojën që të gjitha palët të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të ndryshuar ligjin mbi statusin e magjistratëve, i cili do të mundësojë rekrutimin e një numri më të madh të magjistratëve të rinj kandidatë.

Në përfundim të takimit, Këshilli i Stabilizim Asociimit e konsideroi rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv në vazhdimësi duke lavdëruar pjesëmarrjen e rregullt të Shqipërisë në iniciativat dhe strukturat rajonale në Europën Juglindore si dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore e qëndrimin konstruktiv rajonal.
                                                                                                                       Këshilli Europian, nëntor 2018

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk