Dy referendumet e 2016-ës që tronditën Europën

Dy referendumet e 2016-ës që tronditën Europën

Sidoqoftë , referendumet e mbajtura në këto dy shtete, bashkë me ngjashmëritë apo dhe ndyshimet karakterizuese, kanë sjellë një sërë pasojash brenda dhe jashtë vendit të tyre.


Por a janë këto referendume një fitore në vetvete?

Propozimet e qeverisë, të shkruara nga Ministrja për Reformat Kushtetuese, Maria Elena Boschi, bën thirrje për një ndryshim të plotë dhe kompleks të Kushtetutës Italiane e cila është projektuar që pas Luftës II Botërore. Reforma sugjeroi zvogëlimin e Senatit të Republikës në një Senat më të ngjeshur të përbërë nga kryetarët e komunave rajonale dhe kancelarë; një sistem të ri zgjedhor të gjyqtarëve supremë dhe Presidentit; dhe Këshillit Kombëtar për Ekonominë dhe Punën (CNEL).

Në fakt, vota "JO" në Itali ngjason me Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Duket se si Renzi, ashtu dhe Cameron iniciuan një referendum që me gjasë do të kishte efekte përçarëse dhe të polarizuara brenda shoqërisë, me qëllim forcimin e pozitave të tyre duke dashur të dobësojnë atë të kundërshtarëve, si brenda dhe jashtë vendit.

Por të dy udhëheqësit zgjodhën për të shtuar një tjetër element të rrezikshëm në mes të këtyre dy referendumeve destabilizuese: ata vunë karrierën e tyre në rrezik, edhe pse në mënyra disi të ndryshme. Duke vepruar kështu, ata nënshkruan dëshirat e tyre politike me ‘vdekje’. Ndryshe nga Cameron, për Renzin nuk ishte në fillim shume e qartë nëse ai e konsideronte rezultatin e referendumit, si kashtën e tij të fundit, ose vetëm një pengesë të thjeshtë.

Për çfarë janë duke votuar Europianët në të vërtetë?

Media të ndryshme raportuan se vota italiane ishte duke u konsideruar më së shumti si një votim në Europë. Në fakt, sipas Kushtetutës italiane, kjo është praktikisht e pamundur, pasi marrëveshjet ndërkombëtare dhe traktatet nuk mund të jenë subjekt i votës popullore. Megjithatë, ajo që vihet re është se, si Cameron ashtu dhe Renzi u përpoqën të promovojnë vizionet e tyre Europiane përmes këtyre reformave. E teksa Cameron u fokusua më shumë në tregti dhe distancim të Mbretërisë së Bashkuar nga çdo lloj bashkimi politik, Renzi promovoi një "Europë sociale" - një skenar të pamundur duke pasur parasysh kandidaturën e Francois Fillon në Francë dhe atë të Angela Merkel në Gjermani.

A mund të jetë e gjitha kjo diçka personale?

Matteo Renzi tashmë duket se me vetëdije të plotë mban nofkën "portieri italian," duke dhe deklaruar se ai ishte i vetmi njeri i aftë për të mbajtur Lëvizjen e Pesë Yjeve, e udhëhequr nga Beppe Grillo si dhe forcat e ekstremit të djathtë të Lega Nord, drejtuar nga Matteo Salvini, larg nga qendra e politikës italiane dhe vendimmarrjes. Kjo e fundit e lejoi atë për të fituar mbështetjen e votuesve të cilët normalisht nuk do ta kishin mbështetur atë. Por ky grup i ri i mbështetësve homogjene nuk fitoi kundër ‘accozzaglia’ (që do të thotë "turmë" në italisht) të cilët votuan "JO". Fakti që kjo "turmë" e votuesve të rinj dhe të papunë votuan kundër reformës është një goditje masive ndaj partisë, e cila konsiderohet të jetë dhe trashëgimtare e Partisë Komuniste Italiane.

Por në qoftë se në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Laburiste, Partia e Gjelbër, Partia Kombëtare Skoceze, dhe ajo e Liberal Demokratëve mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në disa pika, si për shembull të qëndruarit në tregun e vetëm dhe promovimin e lirisë së lëvizjes, është e paqartë se çfarë do të ndodhë në Itali. Forcat në lojë janë aq të ndryshme, duke filluar që nga Lëvizja e Pesë Yjeve e deri tek Lega Nord, sa është e vështirë të krahasosh agjendat e tyre politike.

Por interesante është fakti se ndryshe nga Cameron, Renzi duket të këtë pasur një qëllim personal në mbajtjen e referendumit. Duke vepruar kështu, ai zgjodhi të mbajë peshën e plotë të rezultatit të saj, duke e vënë mbijetesën e qeverisë së tij në rrezik. Rivalët e tij e shfrytëzuan rastin për ta rrëzuar atë, dhe duke akuzuar menjëherë shoqatat tregtare dhe sindikalistët se bashkëpunojnë me neo-fashistët, me kristian-demokratët me flokë gri dhe me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi. Renzi në vend që të diskutonte çështjet në tryezë, i hapi rrugën kundërshtarëve të tij të cilët e dërguan atë në shtëpi. Papritmas të gjithë filluan të tregonin pakënaqësinë e tyre me 1 000 ditët e tij si kryeministër, sidomos brezi i ri.

Shifra çorientuese apo të ngatërruara?

Ndër të tjera, duket se shifrat ishin një aspekt i rëndësishëm i referendumit në Britani, të cilat në debatin mbi reformën e Italisë munguan dukshëm. Përkundër natyrës së tyre, "pas së vërtetës" të dhënat dhe buxhetet janë përdorur gjerësisht për të mbështetur çështjen kundër vendit të Britanisë së Madhe në BE. Megjithatë, në Itali, efektet që do të ketë ky sondazh në ekonominë e vendit, thuajse nuk janë diskutuar kurrë.

Rivalët e Renzi-t, njësoj si në rastin e Brexit, nuk kishin një plan të fazës së tranzicionit në rast të fitores së tyre. Të gjithë aktorët kryesorë gjatë debatit për Brexit kishin një ide të paqartë për versionin e tyre të Europës: David Cameron me një program më pak burokratik; Jeremy Corbyn me një program më social; Nicola Sturgeon me një version më të decentralizuar; dhe Tim Farron me një më të integruar. Mbështetësit e referendumit për ndryshimet e Kushtetutës italiane nuk arritën dot të shpjegojnë qartë se çfarë pasojash pozitive do të sillte reformimi, ashtu siç dhe votuesit për "JO" nuk mundën të propozojnë një plan alternativ për të ndryshuar pjesët e ‘shtrembërta’ të Kushtetutës aktuale.

Në këndvështrimin e të pasurit të tilla ndryshime përgjatë një viti të vetëm, këto ishin dhe dallimet mes dy referendumeve kryesore të mbajtura në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat çuan në dorëheqjen e dy kryeministrave përkatës: Renzi dhe Cameron. E ndërsa vota Brexit u përqendrua më shumë në Europë, në Itali duket të ketë qenë një çështje krejt personale.

                                                                                                                           Cafebabel, dhjetor 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk