BE-ja duhet të bëjë "më shumë me më pak" në vitin 2015

BE-ja duhet të bëjë

Projektet e investimeve publike të BE-së duke përfshirë skemat e garancisë së të rinjve janë në listë për të patur rritjen më të madhe në të holla, duke marrë nga Komisioni 15,6 bilion €, një rritje prej 29.5% për këtë vit. 
Nga ana tjetër, financimi strukturor për rajonet më të varfra të bllokut përballet me shkurtimin më të madh prej 5% por, me një parashikim prej 51,6 bilion  €, do të mbetet elementi më i madh i shpenzimeve. Gjithashtu, stafi në Komisionin Europian do të pësojë një shkurtim me mbi 1000 punonjës.

"Kemi të bëjmë me më shumë angazhime dhe me më pak para," tha komisioneri Janusz Lewandowski. "Disa shtete anëtare nuk e marrin parasysh se premtimet politike kanë pasoja financiare," shtoi ai.
Më shumë se 57 bilion €, ekuivalente me rreth 40% të buxhetit të përgjithshëm, do të mbulojë faturat e papaguara nga cikli i mëparshëm buxhetor 2007-2013. Ekzekutivi i BE-së thotë se ka qenë viktimë e zvogëlimit të vazhdueshëm të buxhetit në vitet e fundit, duke e bërë atë të paaftë për të paguar faturat e tij pa para shtesë.
Ndërkohë, Lewandowski nuk pranoi të flasë për të ardhmen e tij, edhe pse u zgjodh si deputet i PE në Poloni muajin e kaluar. Ai është i vendosur të sigurojë një mandat të dytë si komisioner i vendit të tij, edhe pse ministri i jashtëm Radek Sikorski është menduar si një zëvendësim i mundshëm për shefin e punëve të jashtme të BE-së dhe nënkryetaren e komisionit Catherine Ashton. 


EU Observer, qershor 2014

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk