Guidë për të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkueseve në disa nga vendet destinacion të BE-së

Guidë për të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkueseve në disa nga vendet destinacion të BE-së

Përkrah të drejtave themelore të refugjatëve të mbrojtura nga Konventa e Gjenevës, BE-ja është e shqetësuar sidomos mbi ndarjen e përgjegjësive mes vendeve anëtare. Në këtë pikë përfshihet Rregullorja e Dublinit, e cila bën pikërisht këtë gjë, e nëpërmjet së cilës “ekzaminohen” aplikimet për azil, në një përpjekje për të dokumentuar fluksin brenda BE-së. 

Në një material të publikuar pak kohë më parë nga The Guardian, kritikohej injoranca ndër-europiane mbi kushtet e azilit, duke përmendur këtu faktin se popullsia britanike ishte e bindur që vendi i tyre ishte i shenjëstruar në mënyrë dispropocionale. Prandaj ky artikull përpiqet të hedhë dritë mbi supozimet shpesh boshe, duke analizuar të dhëna të marra nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Eurostat, Database i Informacionit të Azilit (AIDA) dhe Banka Botërore.

Raporti i fundit nga UNHCR tregon se rreth 300,000 njerëz kanë kaluar Mesdheun këtë vit duke kërkuar statusin e refugjatit, 2,373 prej të cilëve kanë mbetur viktima të përpjekjeve të tyre. Duke hequr dorë nga politizimet e panevojshme, në këtë artikull nuk do të bëhet asnjë analizë sa i takon efektivitetit të programeve për refugjatët, arsyet që qëndrojnë pas flukseve të mëdha apo efekteve të imigrimit të refugjatëve në vendet europiane. Në të kundërt, ky artikull përshkruan disa nga “kushtet” me të cilat mund të përballen njerëzit që aplikojnë për azil në vendet më të prekura të BE-së (Gjermani, MB, Francë, Itali, Holandë, Hungari, Greqi, Danimarkë dhe Suedi).


Gjermania
676 refugjatë për 100,000 banorë

Gjermania është aktualisht vendi me ekonominë më të zhvilluar në BE dhe pritet që të jetë zyrtarisht vendi me numrin më të madh të aplikimeve për azil gjatë 2015: 800, 000 të tilla. Në gusht të këtij viti, Ministria Federale e Imigrimit dhe Refugjatëve të Gjermanisë (BAMF) lajmëroi se do të fillonte “ të injoronte praktikisht” Rregulloren e Dublinit për disa refugjatë, në mënyrë që të mund të marrë virtualisht përgjegjësi të plotë për ta. Vëmendja publike dhe ajo politike është e drejtuar gjithnjë e më shumë mbi këtë çështje.

Por cilat janë kushtet e aplikimit për azil në Gjermani? Si të tilla mund të përmendim:
- Zbatimi i Rregullores së Dublinit (përjashtohen nga kjo Rregullore refugjatët sirian)
- Mesatarja e zgjatjes së procesit të aplikimit është 6 muaj
- Nuk sigurohet ndihmë ligjore falas
- Gjatë 2014 janë refuzuar 54 % e aplikimeve për azil
- Tre grupet më të mëdha të refugjatëve aplikues në 2014 kishin vende origjine Sirinë (41,000), Serbinë (27,145) dhe Eritrenë (13, 255)

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët në Gjermani:
- Akomodimi i siguruar në qendrat për refugjatët (kampet)
- Azil-kërkuesit mund të hyjnë në tregun e punës pas 3 muajsh
- Shuma e pagës mesatare e dhënë për të rriturit çdo muaj është 336 €
- Ekziston e drejta e aksesit në kujdesin shëndetësor dhe në arsimim

Mbretëria e Bashkuar
194 refugjatë për 100,000 banorë.

Mbretëria e Bashkuar është ndër të paktat vende brenda BE-së që aktualisht po sheh një rënie të numrit të refugjatëve (llogaritur që nga 2011) edhe pse numri i aplikimeve mbetet thuajse i njëjtë për çdo vit (rreth 25, 000 aplikime). Përveçse mbetet vendi europian më i vështirë për t’u arritur gjeografikisht, MB është njëkohësisht edhe jashtë Marrëveshjes së Schengenit, ndaj në këtë mënyrë e ka shumë të lehtë të shmangë hyrjet e pakontrolluara përgjatë kanalit anglez. Qindra aplikues potencial po qëndrojnë në portin francez të qytetit Calais, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e tyre nga hedhjet në kamiona për të hyrë në MB, duke qenë kjo e vetmja rrugë për të arritur ishullin. Fushata të shumta private po projektohen nga qytetarët në MB për të treguar solidaritet për refugjatët. Ndërsa nga ana tjetër, pozicioni i qeverisë britanike qëndron i fokusuar në drejtimin e krizës humanitare në vendet e origjinës së refugjatëve më tepër sesa në sistemimin e tyre, gjë për të cilën ajo është kritikuar edhe nga shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, Maurice Wren.

Kushtet e aplikimet për azil në MB :
- Zbatimi i Rregullores së Dublinit
- Nuk ka të dhëna mbi kohën e zgjatjes së procesit të aplikimit
- Nuk sigurohet asistencë ligjore falas
- 61 % e kërkesave janë refuzuar në 2014
- Tre vendet më të shpeshtë të origjinës në 2014 ishin Pakistani (3,990), Eritrea (3,280) dhe Irani (2,500)

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët në Mbretërinë e Bashkuar:
- Akomodimi në strehime private
- E drejta e azil-kërkuesve për të hyrë në tregun e punës lind pas një viti
- Akses në kujdesin shëndetësor dhe edukim
- Shuma mesatare javore është mes 42 £ (58 €) dhe 72 £ (100 €), në varësi të të qënit një çift i thjeshtë apo prindër.

Franca
386 refugjatë për 100,000 banorë

Edhe pse nuk duket shumë e tensionuar nga flukset e refugjatëve, Franca ka pasur eksperiencë të gjatë me grupe të mëdha emigrantësh të ardhur nga prurjet post-koloniale nga Afrika e Veriut. Diskutime të shumta janë bërë edhe për të ngritur një grup politik nacionalist në Francë, por megjithatë mbetet një ndër vendet me kushtet “më të mira ftuese” për azil-kërkuesit. Franca ishte një ndër vendet kryesore që u zotua për të pritur më tepër refugjatë sirian përgjatë 2015.

Kushtet e aplikimet për azil në Francë:
- Zbatimi i Rregullores së Dublinit
- Zgjatja e procesit të aplikimit : 6 muaj
- Sigurohet asistenca ligjore falas
- 78 % e kërkesave të refuzuara gjatë 2014
- Tre vendet më të shpeshtë të origjinës gjatë 2014 ishin Republika Demokratike e Kongos (5,470), Rusia (4, 205 ) dhe Bangladesh (3,800)

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët:
- Akomodimi sigurohet në qendrat e refugjatëve (kampet)
- Shumë mujore prej 336 € gjatë kohës së shqyrtimit të aplikimit, më pas kjo shumë shkon mbi 718 € (për një familje me mbi 6 persona)
- Azil-kërkuesit mund të hyjnë në tregun e punës pas një viti
- E drejta e aksesit në kujdesin shëndetësor dhe në edukim.

Italia
254 refugjatë për 100,000 qytetarë

Si vendi i parë i kontaktit për të ardhurit nga Afrika e Veriut, refugjatët mbërrijnë në Itali nëpërmjet Kalabrisë dhe rrënjëve të tjera të Mesdheut Qendror. Për vite me rradhë ishulli ikonë i krizës së refugjatëve, Lampedusa, ka qenë paralajmërues i valëve të mëdha të refugjatëve në Europë.

Kushtet e aplikimet për azil në Itali:
- Zbatimi i rregullores së Dublinit
- Kohëzgjatja mesatare e procesit të aplikimit: 30 ditë
- Sigurohet asistenca juridike pa pagesë
- 41% e aplikimeve janë refuzuar
- Tre vendet më të shpeshta të origjinës gjatë 2014 ishin Nigeria (10.135), Mali (9790) dhe Gambia (8,575)

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët:
- Akomodimi sigurohet në qendrat emergjencës së përkohshme (CAS).
- 977,15 € për person për 35 ditë, deri sa të jepet një vend në një qendër pritjeje ose të jepet statusi i refugjatit.
- Azilkërkuesi mund të hyjnë në tregun e punës 6 muaj pas kërkesës.
- E drejta e aksesit në kujdesin adekuat shëndetësor dhe arsimim

Holanda
379 refugjatë për 100,000 banorë

Protestat publike mbi problemet e integrimit të refugjatëve në Holandë, janë aktualisht ndër debatet kryesore të politikës holandeze. Shumë prej protestave kanë qenë me përmbajtje populiste e madje nuk kanë munguar as ndjenjat anti-islamike, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë në të vërtetë frikësohet nga mungesa e integrimit të imigrantëve në komunitetet holandeze. Ndërsa pengesa kulturor mbetet po ashtu një çështje e rëndësishme, shqetësimi ekonomik është konsideruar i papërfillshme për shumicën e qytetarëve, sipas një studimi të realizuar nga Pew Research Center.

Kushtet e aplikimet për azil në Holandë:
- Zbatim i Rregullores së Dublinit.
- Kohëzgjatja mesatare e procesit të aplikimit: 8 ditë pune
- Jepet ndihma ligjore falas
- Janë refuzuar 33% e aplikimeve në 2014
- Të tre vendet kryesore të origjinës në 2014 ishin Siria (8, 790), Eritrea (3,910) dhe subjekte pa shtetësi (2,720)

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët:
- Akomodimi në qendrat e pritjes (kampe).
- Ushqim javor, veshje dhe ndihma personale në varësi të madhësisë së familjes (duke filluar nga 220 € në muaj).
- Azilkërkuesit mund të hyjnë në tregun e punës 6 muaj pas aplikimit.
- Akses i kufizuar në kujdesin adekuat shëndetësor.
- Akses në arsim për fëmijët nën 18 vjeç.

Hungaria

Vendi i Europës Qendrore deri tani ka përjetuar një nga ndikimet më të mëdha të imigracionit dhe refugjatëve brenda BE-së. Duke pasur parasysh që vendi kufizohet me Serbinë në jug, e cila në vetvete është një burim i një numri të madh të azilkërkuesve, ajo është gjithashtu një rrugë e cila pret më tepër se 120,000 njerëz që hyjnë në BE, përmes Ballkanit Perëndimor. Qeveria hungareze u kritikua publikisht nga BE-ja për ngritjen e një gardh 125 km të gjatë në kufirin e saj jugor.

Kushtet e aplikimet për azil në Hungari:
- Zbatim i Rregullores së Dublinit
- Kohëzgjatja mesatare e procesit të aplikimit: 3 muaj
- Ndihma juridike pa pagesë: Po
- Janë refuzuar 91% e aplikimeve në 2014
- Tre vendet kryesore të origjinës në 2014 ishin nga Kosova (21.455), Afganistani (8,795) dhe Siria (6,855)

Subvencionet ose ndihmat humanitare të ofruara për refugjatët në Hungari:
- Akomodim në qendrat e pritjes (kampe).
- Dietë ditore 950 - 1050 HUF (3 - 3.30 €).
- Azilkërkuesi mund të hyjnë në tregun e punës 9 muaj pas kërkesës.
- Akses i kufizuar në kujdesin adekuat shëndetësor.
- Akses në arsim për fëmijët nën 18 vjeç.

Greqia
391 refugjatë për çdo 100,000 banorë

Ashtu sikurse edhe Italia, Greqia është zakonisht shteti i parë i BE-së që arrihet nga azilkërkuesit apo refugjatët. Ata kalojnë nëpërmjet Mesdheut Lindor, por vetëm një pjesë e vogël sistemohet në Greqi: pjesa tjetër kërkojnë të hyjnë në Shengen të BE-së, përmes Maqedonisë apo Bullgarisë, për në Austri dhe më vonë në Gjermani apo Suedi. Kufiri i Maqedonisë tani është duke u mbështetur nga UNHCR-ja, ku ka pasur raportime të shumta për brutalitet të policisë ndaj kalimeve të emigrantëve 'të paligjshme'.

Kushtet e aplikimet për azil në Greqi:
- Zbatim i Rregullores së Dublinit
- Kohëzgjatja mesatare e procesit të aplikimit: 6 muaj maksimumi
- Ndihma juridike falas: me vështirësi
- Refuzuar 85% e aplikimeve në vitin 2014.
- Tre shtetet kryesore të origjinës në 2014 ishin Afganistani (1710), Pakistani (1620) dhe Siria (785)

Subvencionet ose ndihmat humanitare të ofruara për refugjatët në Greqi:
- Akomodim i siguruar në hotel ose hostel.
- Asnjë dispozitë për mbështetje të rregullt financiare.
- Azilkërkuesi mund të hyni në punë menjëherë.
- Akses i kufizuar në kujdesin adekuat shëndetësor.
- Akses në arsim për fëmijët nën 18 vjeç.

Danimarka                                                                                                                                       626 refugjatë për 100,000 qytetarë

Duke qenë një vend mjaft i vogël, Danimarka ka qenë përgjegjëse në mënyrë disproporcionale për aplikimet për azil. Si rezultat i tërthortë i kësaj, qeveria e sapozgjedhur e krahut të djathtë ka shkurtuar ndihmat javore për refugjatët. Në krye të kësaj, ka pasur lëvizje për të rivendosur kontrollet kufitare, të cilat në fund të fundit shkelin Marrëveshjen e Shengenit.

Kushtet e aplikimet për azil në Danimarkë:
- Rregullorja Dublin nuk zbatohet, për shkak të një marrëveshje të veçantë BE-Danimarkë.
- Kohëzgjatja mesatare e procesit të aplikimit: 5 muaj maksimumi
- Jepet ndihmë ligjore pa pagesë
- 32% e aplikimeve janë në vitin 2014.
- Tre vendet e origjinës në 2014 ishin Siria (7210), Eritrea (2,275) dhe pa shtetësi (1,140).

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët:
- Akomodimi sigurohet në strehim privat.
- 5,500 Kroner (737 €) pagesa mujore.
- Nuk ka të dhëna për qasjen në tregun e punës.
- Akses i kufizuar në kujdesin adekuat shëndetësor.
- Akses në arsim për fëmijët nën 18 vjeç.

Suedia
2,359 refugjatë për çdo 100,000 qytetarë

Edhe pse është një nga vendet më të largëta për të arritur, Suedia ka hapur rrugët për një pjesë të madhe të refugjatëve sirianë gjatë disa viteve të fundit. Vendi ka qenë vazhdimisht në luftë me problemet e ksenofobisë. Ka pasur jo pak incidente ndaj refugjatëve, shënjestra e të cilave kanë qenë pikërisht dallimet etnike. Megjithatë, sondazhet e marsit të 2015 kanë treguar se një shumicë e qartë e suedezëve mendojnë se imigrimi i shërben vendit të tyre në mënyrë pozitive.

Kushtet e aplikimet për azil në Suuedi:
- Zbatim i Rregullores së Dublinit.
- Kohëzgjatja mesatare e procesit të aplikimit: 13 muaj
- Ofrohet ndihmë juridike pa pagesë
- 23% e aplikimeve janë refuzuar gjatë 2014
- Tre vednet kryesore të origjinës në 2014 ishin Siriia (30,750), Eritrea (11,530) dhe pa shtetësi (7,820)

Subvencionet ose ndihmat humanitare që përfitojnë refugjatët në Suedi:
- Akomodim i siguruar në strehim privat,
- Pagesa mujore mesatare arrin mesatarisht 5,500 Kroner (580,54 €)
- Azilkërkuesi mund të hyni në tregun e punës 1 ditë pas kërkesës.
- Akses i kufizuar në kujdesin adekuat shëndetësor.
- Akses në arsim për fëmijët nën 18 vjeç.


                                                                                                                           Cafébabel, shtator 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk