"Ne po jetojmë në një periudhë shumë të vështirë," u shpreh Mogherini, duke përmendur humbjet në Ukrainë, shfaqjen dhe përparimin e Ebola-s, dhe fluksin e madh të emigrantëve nga vende si Siria dhe Iraku.
Ministrja 41-vjeçare pranoi se BE-ja nuk mund ta përballojë situatën duke zgjedhur mes Lindjes dhe Jugut. "Ne duhet t’iu kushtojmë vëmendje të dyjave për hir të sigurisë të popullit tonë, pasi ne jemi një komunitet. Nëse një kërcënim është perceptuar kundrejt një shteti anëtar, ai është një kërcënim për të gjithë të tjerët " insistoi ajo, duke iu drejtuar shteteve të Lindjes që e kritikuan zgjedhjen e saj për shkak të mungesës së eksperiencës, e kryesisht në lidhje me marrëdhëniet me Moskën.
Balancimi i marrëdhënieve me 'ariun'
Në mënyrë që të testonte aftësitë e saj, eurodeputeti anglez, Richard Hoëitt e pyeti në lidhje me përballimin e “ariut rus” Mogherini nënvizoi se Europa kishte nevojë për një ekuilibër të këmbënguljes dhe diplomacisë. "Balanca do të varet nga reagimi i ariut rus"u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse Rusia nuk do të mund të shihet më si një partner strategjik , Moska vazhdon të jetë një vend strategjik dhe fqinj. Sanksionet e BE-së kundër Rusisë kanë qenë efektive nga këndvështrimi ekonomik, por nëse gjërat shkojnë mirë ajo shtoi mundësinë e heqjes. Po ashtu Mogherini përsëriti pikëpamjen e saj se nuk do të ketë zgjidhje ushtarake për krizën në Ukrainë.
100 ditë për të vlerësuar dhe planifikuar 5 vitet e ardhshme
BE-ja është kritikuar muajt e fundit në lidhje me mosmbajtjen e një qëndrimi të vetëm në lidhje me krizat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Duke treguar vendosmëri, Mogherini ka ritheksuar angazhimin e saj për të dhënë kontributin e saj në BE, për një epokë të re të bashkëpunimit me Parlamentin dhe me shtetet anëtare, duke e ditur se kjo është mënyra për ta cuar përpara BE në arenën globale .
Pyetur për 100 ditët e vlerësimit të punës së Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Mogherini, e cila ishte deputete përpara se të bashkohej me qeverinë Renzi, tha se ajo e mbështet plotësisht idenë e koordinimit më të mirë ndërmjet të gjitha institucioneve të BE-së. Megjithatë, ajo shtoi se koordinimi duhet të jetë i strukturuar dhe konstruktiv.
Duke paraqitur vizionin e saj, përfaqësuesja italiane përmendi se përqendrimi i saj do të ishte në arritjen e një vizioni të përbashkët që nga fillimi dhe koordinimi i veprimeve dhe politikat në fushat që kanë ndikuar në politikën e jashtme si energjia, migrimi, tregtia.
Jo vetëm fqinjësi
Edhe pse dukej se ishte përqëndruar më shumë brenda Europës, Mogherini përmendi edhe Amerikën e Jugut, Afrikën, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. "Ne mund të mbështeteni në partnerët kryesorë si partneriteti transatlantik, mjaft strategjik për momentin, duke përmendur edhe Sekretarin e Ri të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si një mik shumë i mirë i saj".
Ajo theksoi rëndësinë e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve me SHBA-në, duke iu referuar tregtisë jo vetëm si instrument i zhvillimit ekonomik por edhe si faktor strategjik.
EurActiv, tetor 2014