Projektligj konservator i Polonisë për abortin

Projektligj konservator i Polonisë për abortin

Dhe tashmë po bëhet gati të miratojë një legjislacion të ri, të propozuar nga Peshkopët e Kishës Katolike dhe të hartuar nga organizata Ordo Iuris, i cili e kthen abortin në një akt komplet të paligjshëm. Kushdo që ndihmon në përfundimin e shtatzanisë do të konsiderohet si bashkëpunues dhe dënimi më i ulët do të jetë 3 vjet burgim për të dyja palët. Në bazë të rasteve specifike ky dënim mund të shkojë edhe deri në 8 apo 10 vjet burgim. Rrjedhimisht testimi prenatal edhe hapet e emergjencës do të konsiderohen edhe ato të jashtëligjshme pasi rrezikojnë ose pengojnë vijimin e shtatzanisë.

Peshkopët kanë patur edhe mbështetjen e disa politikanëve të niveleve të larta, siç është Kryeministrja Beata Szydlo, pasi edhe vetë Partia konservatore në fuqi ka lidhje të ngushta me Kishën. Kjo situatë ka sjellë pakënaqësi edhe protesta në rrugët e Varshavës, ku shoqëria civile ka kundërshtuar fuqishëm ketë legjislacion. Nuk ishin të pakët qytetarët që u larguan nga mesha e së dielës kur u lexua dekreti nga Peshkopi.

Mendohet se shtresa e ulët shoqërore do të jetë ajo e cila do të prekët më së shumti për shkak të mungesës së të ardhurave ekonomike. Vetëm të pasurit janë ata që e kanë të mundur për të udhëtuar jashtë vendit që të kryejnë një abort. Për më tepër, është theksuar nga protestuesit dhe gazetarët që parandalimi i abortit në ketë mënyrë do të detyrojë shumë vajza dhe gra të kërkojnë një zgjidhje të jashtëligjshme, që nuk është gjithmonë në ambjente me kushte të mira higjienike, duke sjellë si pasojë probleme shëndetësore shtesë por edhe rritje të kriminalitetit.

Një nga protestueset është shprehur për gazetën “The Independent” që tashmë ekziston një treg i fshehur, i cili të mundëson hape të tilla që përdoren për mjekime të mushkërive por në doza shumë të mëdha mund të parandalojnë një shtatzani të padëshiruar.

Të shumtë janë ata që mendojnë që Polonia ka bërë dy hapa mbrapa duke mbështetur një vendim të tillë, i karakterizuar si një vendim mesjetar që nuk i përket shekullit të 21-të, pasi cenon të drejtën për riprodhim të femrave.

Pas këtij vendimi janë vendosur pikëpyetje nëse Polonia vazhdon të jetë një vend absolutisht demokratik sepse është duke vepruar kundër dëshirës së pjesës më të madhe të popullsisë polake. Për më tepër, ky hap i fundit vërteton hipotezën që ekziston një krizë institucionale e brendshme ku Kisha ka një influencë të madhe në procesin e politikëbërjes të vendit. Asgjë nuk është zyrtarizuar ende, por mekanizmat për të miratuar projektligjin janë vënë në lëvizje.

                                                                                                                    The Independent, prill 2016

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
22Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk