-Vajzave u mungon besimi se mund të përballojnë një karrierë të rëndësishme dhe të paguar mirë në STEM, edhe nëse rezultatet e tyre akademike në universitet kanë qenë të larta
-Edhe kur ato punësohen pabarazia në pagesë në krahasim më një koleg mashkull mund të shkojë deri në 15% më pak fitim për femrat
-Edhe pse ka një numër të madh vajzash që regjistrohen në universitete në degët si shkenca dhe inxhinieria shumë prej tyre i lënë studimet përgjysmë apo nuk vazhdojnë kualifikime të mëtejshme.
-Sot në botë vetëm 28% e të gjithë kërkuesve shkencorë janë femra, edhe pse mund të ketë edhe përjashtime si rasti i Bolivisë ku ka më shumë shkencëtare femra sesa meshkuj, specifikisht 63% femra dhe 37% meshkuj.
- Nga 58 mijë menaxherë në STEM, femrat zënë një pjesë mjaft të vogël si menaxhere( vetëm 10 %)
- Ndërtimi është industria me më pak vajza dhe gra të punësuara (12%)
- Në Degët e Inxhinierisë në Universitet vetëm 15% e të diplomuarve janë femra, ndërkohë në studimet kompjuterike përbëjnë 19% dhe 38% në matematikë.
International Business Times, shkurt 2016