E Diel, 09 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Prioritetet e Presidencës së parë Kroate të Këshillit të Bashkimit Europian

poster presidenca kroate

Presidenca e Këshillit të BE ndryshon çdo 6 muaj midis shteteve anëtare të BE. Gjatë kësaj periudhe 6-mujore, shtetet të cilat mbajnë karrigen e Presidencës zhvillojnë mbledhjet në Këshill. Presidenca mbahet nga 3 shtete anëtare të cilat quhen 'trio'. Ky sistem është prezantuar nga Traktati i Lisbonës në 2009. Treshja përcakton qëllime afatgjata dhe  axhendën e përbashkët. Në axhendë  përcaktohen temat dhe çështjet kryesore që do të adresohen nga Këshilli për një periudhë 18 mujore. Në bazë të këtij programi, secili shtet i trios  përgatit programin e vet të detajuar për një periudhë  6-mujore. Treshja aktuale përbëhet nga presidencat e Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë. Kjo treshe kryesohet momentalisht nga Kroacia, duke nisur nga 1 janari i 2020.

 

Presidenca e Kroacisë në Këshillin e Bashkimit Europian:  janar 2020 – qershor 2020

Marrja e këtj posti është një ngjarje e veçantë për Kroacinë, kjo pasi do të jetë kryesia e parë e Kroacisë që prej anëtarësimit të saj në BE në vitin 2013. Moto e Kroacisë gjatë presidencës është: Një Europë e fuqishme në një botë sfidash.

Programi i propozuar nga Kroacia fokusohet në 4 drejtime kryesore të cilat synojnë një Europë që zhvillohet, që krijon lidhje, që mbron dhe që influencon. Kroacia synon të shfrytëzojë këtë periudhë 6-mujore për të fuqizuar bashkëpunim dhe për të nxitur mirëkuptim midis vendeve. Konsensusi dhe respekti për vendet anëtare e jo vetëm do të jenë cilësitë që do të udhëheqin këtë kryesi. Programi i Kroacisë është hartuar në përpudhje me prioritetet nacionale të saj, në ndërveprim më Programin e Ri të Strategjive të BE për 2019- 2024 dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera të trios.

Kjo kryesi ka ardhur në një periudhë në të cilën BE po pëson ndryshime ndikuar edhe nga procesi i largimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe ndryshimeve institucionale të BE.

Një BE e bashkuar dhe e fuqishme mund të përballojë krizat aktuale botërore si ndryshimet ekonomike, klimatike, rritja e migracionit, përhapja e keqinformimit dhe rritja e fuqisë populiste. Me qëllim që të forcohet Bashkimi dhe të jetë më pranë qytetarëve, Kroacia do të synojë të forcojë bashkëbisedimet nëpërmjet Konferencës për të Ardhmen e Europës.

Në këtë detyrë, Presidenca e Kroacisë do të bazohet dokumentat strategjikë të institucioneve të ndryshme të BE dhe me programin e ri të Komisionit Europian. Ambice për Kroacinë është krijimi i një kornize financiare të balancuar e të qëndrueshme për vitin 2021-2027.

Synimet për zgjerim dhe bashkëpunim – Fokus në Ballkanin Perëndimor

Zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale dhe instrumenteve të BE është mënyra më e mirë për të forcuar rolin e BE në shkallë botërore.  Axhenda e Kombeve të Bashkuara për 2030,  e cila synon një  Zhvillim të Qëndrueshëm mbetet pika kryesore e referencës për marrëdhëniet me jashtë të BE.

Për sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor Kroacia gjatë detyrës së saj do të synojë të forcojë besueshmërinë dhe efektivitetin e procesit të zgjerimit me fqinjët e saj ballkanik.  Një investim në stabilitet dhe siguri në rajon do të sjellë më shumë zhvillim ekonomik dhe mirëkuptimnë kontinentin e Europës. Integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE do ti kushtohet një vëmendje e veçantë. Në këtë mënyrë do të ketë një fokusim në politikat për zgjerim dhe arritjen e përparimit të mëtejshëm nga shtetet kandidate, e cila do të jetë dhe tema që do të trajtohet nga samititi informal midis BE dhe Ballkanit Perëndimor në Maj të 2020 në Zagreb. Në këtë samit do të konfirmohen perspektivat europiane për shtetet e Europës Jug-Lindore.

Stafi i EuroSpeak dhe Faqja Zyrtare e Presidencës Kroate, janar 2020

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1