E Shtunë, 07 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Momentet kyç në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajit maj

Europe-Balkans-EU-820x410

 

Muaji maj u shoqërua nga një seri aktivitetesh, ngjarjesh e të rejash nga vendet respektive të rajonit si dhe organizime që mblodhën bashkë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe aktorë të tjerë e aktivistë nga shoqëria civile ku në qendër diskutimesh ishin sfidat dhe problematikat në arritjen e një bashkëpunimi rajonal të qëndrueshëm. Me një vëmendje të madhe u ndoq publikimi i Paketës së Zgjerimit, me rekomandimet përkatëse për çdo shtet nga Komisioni Europian. 

 

1. Presidenti i ri i Maqedonisë

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Maqedoninë e Veriut u shpall fitues Stevo Pendarovski. Tre kandidatët ishin Stevo Pendarovski nga Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova nga partia opozitare nacionaliste VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, një përfaqësues i pavarur që përfaqësonte minoritetin shqiptar. Raundi i parë nuk rezultoi në shumicë absolute për asnjë kandidat, megjithatë Pendarovski fitoi kundër Siljanovska-Davkova në raundin e dytë më 5 maj me 51.85 % të votave kundrejt 44.72 %. Pendarovski theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve forcoi rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënvizoi se vendi pati zgjedhje të suksesshme demokratike.

2. Samiti i Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit

8 dhe 9 maj u zhvillua në Tiranë Samiti i radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit. Ky Samit mblodhi 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të ftuar nderi ishin Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkoi dhe me “Ditën e Europës”, përçoi një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.
Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Në mbyllje të Samitit, liderët miratuan një dokument me konkluzionet e takimit.

3. Forumi i Think Tanks “Përforcimi i Integrimit Europian në Ballkanin Perëndimor”

14-15 maj u mbajt në Shkup Forumi “Think Tank” në Ballkanin Perëndimor i titulluar "Përforcimi i Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor – mësimi nga e kaluara dhe përgatitja për të ardhmen". Cila është perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor ishte çështja kryesore e diskutuar dhe aspektet kryesore të këtij diskutimi kanë të bëjnë me Procesin e Berlinit në kontekstin e presidencës polake, si bashkëpunimi rajonal, siguria, migrimi, integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tejkalimi i çështjeve dypalëshe.
Duke folur për marrëdhëniet rajonale, Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Zhernovski tha se "nuk ka konflikte të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira". Zhernovski shtoi se ata e kuptojnë rëndësinë e reformave, duke shtuar se procesi i integrimit është më transparent sesa më parë.
Rëndësia e temave që u diskutuan në këtë ngjarje dyditore u theksua gjithashtu nga Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Negocimet dhe Zgjerimin, Maciej Popoëski: "Perspektiva është e qartë, hapat e ardhshëm janë gjithashtu të qarta. Ne vetëm duhet të punojmë shumë në formate dhe konfigurime të ndryshme për ta bërë atë të ndodhë ", tha Popoëski.

4. Marrëveshja tripalëshe Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi dhe Serbi

15 maj u nënshkrua në Sarajevë nga Ministri i Çështjeve Civile të Bosnje Herzegovinës, Adil Osmanovic, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Dragan Pejanovic dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Veljko Odalović Protokolli për vendosjen e kufirit të trefishtë midis Bosnje Herzegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë . Nënshkruesit e përshkruan protokollin si një premtim për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm për të lëvizur lirshëm sipas ligjit ndërkombëtar.
Ministri Osmanoviç tha se nënshkrimi i protokollit është në favor të forcimit të bashkëpunimit dhe respektit reciprok për të tre vendet.
"Nënshkrimi i protokollit është një premtim për gjeneratat e ardhshme të të gjitha vendeve nënshkruese. Qytetarët tani mund të lëvizin lirshëm, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke e vlerësuar paqen si një arritje të lartë ", tha Osmanoviç.

5. Konferenca Perspektiva Ballkanike

Më 17 maj u mbajt konferenca "Perspektiva Ballkanike: Përshtatja e partneritetit dhe rrugët e integrimit" në Romë. “Ballkani është një pjesë e rëndësishme e Evropës, shumë afër nesh, dhe jo vetëm gjeografikisht, ata janë pjesë e historisë europiane dhe e së ardhmes europiane”, tha presidenti i Fondacionit të NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo. Përveç kësaj, ai nënvizoi se rajoni duhet të mbetet në qendër të vëmendjes në vitet e ardhshme.
Gjithashtu, ish-Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Jolevski, deklaroi se forcimi i procesit demokratik, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, krijimi i një ekonomie funksionale të tregut kanë qenë dhe janë vendimtare për të gjithë qytetarët e Ballkanit. Ai shtoi se vlerat euroatlantike janë pjesë përbërëse e këtyre shoqërive.

6. Takim mes Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës

Në datën 27 maj në Prishtinë u mbajt një takim mes Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Gjenerali malajzez Dragutin Drakić deklaroi se Mali i Zi do të mbështesë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor si një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjatë bisedimeve të tij me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rustem Berisha dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë Rahman Rama, Drakić theksoi se Mali i Zi mbështet synimin strategjik të Kosovës për t'u bërë anëtare e NATO-s.
Përveç kësaj, Berisha falënderoi Drakić për kontributin e Malit të Zi në misionin e KFOR, duke shtuar se mbështetja e Malit të Zi dhe partnerëve të tjerë është e nevojshme për transformimin e mëtejshëm të FSK-së në një ushtri dhe se anëtarësimi në NATO ishte qëllimi strategjik i Kosovës, duke e bërë përparimin e bashkëpunimit rajonal edhe prioritetin e Prishtinës.

7. Raportet e Komisionit Europian 29 maj

Shqipëria
• Në aspektin politik pati polirazim të madh duke parë protestat e vazhdueshme të opozitës dhe mandatet e djegura nga deputët e opozitës. Gjithashtu, partitë opozitare nuk janë regjistruar akoma për zgjedhjet vendore të 2019.
• Në administratën publike pati një progres të moderuar në disa fusha, si për shembull transparenca e procedurave përzgjedhëse dhe forcimi i kapaciteteve për procedurat e shërbimeve civile. Nevojitet një administratë e depolitizuar, eficiente dhe profesioniste.
• Në sistemin e drejtësisë u vlerësua reforma në drejtësi dhe progresi i përgjithshëm pozitiv.
• Në luftën kundër korrupsionit u vu re një progres i mirë me planveprimin e 2018-2020, por mbetet i dukshëm në shumë fusha.
• Në luftën kundër krimit të organizuar ka një progres të lehtë që duhet të vazhdojë me eleminimin e procesit të pastrimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara.
• Në fushën e të drejtave themelore vihet re një kuadër i mirë legjislativ, por implementimi i tyre kërkon më tepër përpjekje.
• Kriteret ekonomike duhen rishikuar pasi ka aspekte negative.
• Në marrëdhëniet ndërkombëtare u vlerësua pjesëmarrja e Shqipërisë në konferencat rajonale dhe u nënvizuan hapat e rëndësishëm në marrëdhëniën me Greqinë.
• Në çështjen e migrimit u arrit të minimizohej fluksi i emigrantëve, por numri i tyre mbetet sërish i lartë.

Mali i Zi

• Në aspektin politik mbetet shqetësuese niveli i ulët i besimit në zgjedhje.

• Në administratën publike u vlerësua një progres pozitiv i përgjithshëm me nevojshmëri për ndërhyrje në depolitizimin e adminsitratës dhe përmirësimin e shërbimeve.
• Në sistemin e drejtësisë vihet re një progres i moderuar, por duhet synuar pavarësia dhe profesionalizmi.
• Në luftën kundër korrupsionit u vu re një progres i limituar me korrupsionin si fenomen në shumë fusha.
• Në luftën kundër krimit të organizuar vlerësohet bashkëpunimi i organeve të ndryshme, por çështje si trafiku i qenieve njerëzore, pastrimi i parave, mallrat kontrabandë mbeten probleme që duhen zgjidhur.
• Në aspektin e të drejtave themelore vihet re një përafrim i standardeve europiane, por nevojitet fuqizim i kuadrit ligjor dhe institucional.
• Vlerësohet pjesëmarrja e Malit të Zi në konferencat rajonale dhe përpjektet për bashkëpunim në marrëveshjet rajonale.
• Në fushën e migracionit ka patur migracion të paligjshëm.
• Ka një progres minimal në ekonomi që është shoqëruar me një rritje të lehtë, por deficiti shtetëror mbetet i lartë dhe ka mungesë investimesh të huaja.

Serbia
• Në aspektin politik duhet të ketë më tepër hapësirë debati mes partive.
• Në administratën publike vlerësohet progresi në sektorin e shërbimeve me implementimin e ligjeve të reja. Mbetet për t’u eleminuar influenca politike në këtë sektor.
• Në aspektin e drejtësisë u vu re se rekomandimet e dhëna vitin e kaluar nuk ishin adresuar siç duhet.
• Nuk vihet re akoma impakt nga reformar e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit.
• Në luftën kundër krimit të organizur vihen re përpjekje për progres me anë të ndryshime legjislative të ndërmarra.
• Për sa i përket fushës së të drejatve themelore, nuk ka progres mbi lirinë e shprehjes dhe nevojitet forcimi institucional i minoriteteve dhe targetgrupeve.
• Ka patur përpjekje mga Serbia për normalzimin e marrëdhënieve me Kosovën, megjithëse mbetet akoma shumë për t’u bërë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
• Në aspektin e migracionit, Serbia ka kontrolluar mirë rrymat migratore drejt BE .
• Në fushën e ekonomisë vlerësohet një progres i lehtë në ekonominë e tregut.

Maqedonia e Veriut
• Në aspektin politik ka ruajtur një balancë në implementimin e reformave të BE.
• Në administratën publike u vlerësua progresi i reformave të ndërmarra, transparenca në politikëbërje.
• Në sistemin e drejtësisë ka patur progres në adresimin e rekomandimeve nga Komisioni i Venecias.
• Në luftën kundër korrupsionit ka patur progres në ndjekjen e cëshjeve korruptive me anë të përmirësimit të kuadrit ligjor, por korrupsioni mbetet i dukshëm në shumë fusha.
• Në luftën kundër krimit të organizuar vihet re se kuadri ligjor është në një linjë standardet europiane.
• Në fushën e të drejtave themelore u vu re progres në luftën kundër urrejtjes dhe diskriminimit. Shteti duhet të adresojë rekomandimet e huaja mbi situatën e grave, personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve vulnerabël.
• Ka progres në situatën e lirisë së shprehjes.
• Në marrëdhëniet ndërkombëtare vlerësohet marrëveshja historike e Prespës me Greqinë.
• Ka përmirësime të situatës ekonomike, por mbeten sfida si ekonomia informale.
• Në fushën e migrimit ka patur bashkëpunim me shtetet anëtare, por kufiri në zonën veriore mbetet një “pikë e nxehtë” për shkak të aktiviteteve jo të ligjshme.

Kosova
• Kosova bëri progres në miratimin e disa reformave të lidhura me BE. Nga ana tjetër pati progres të limituar në adresimin e problemeve që dolën nga monitorimi i zgjedhjeve të mbajtura në 2017.
• Në administratën publike ka nevojë për reforma të thella për eleminimin e ndikimit politik në përzgjedhje të stafit.
• Sistemi juridik i Kosovës është në hapat e parë dhe nevojitet fuqizim i kapaciteteve të organeve legjislative.
• Në luftën kundër korrupsionit është në hapat e parë dhe dallohet progres në reforma të ndërrmara dhe në ndjekjen e disa çështjeve të rëndësishme.
• Në luftën kundër krimit të organizuar duhen më tepër përpjekje për konfiskimin e objekteve dhe pasurive që janë nën hetim.
• Në fushën e të drejtave themelore Kosova është në një linjë me standardet e BE, por për sa i përket implementimit ka mangësi në burime financiare dhe burime të tjera, kryesisht në nivel lokal ku mungon dhe koordinimi.
• Ka progres në lirinë e shprehjes ku viht re se janë ulur incidentet me sulmet ndaj gazetarëve.
• Në fushën ekonomike vihet re një progres i lehtë në zhvillimin funksional të ekonomisë së tregut, por ka sfida për sa i përket tregut të punës.
• Në marrëdhëniet ndërkombëtare vihet re pjesëmarrja e Kosovës në konferenca rajonale, por shihet si një hap mbrapa e vendosja e tarifës dogonare me Serbinë.
• Në fushën e migracionit duhet të vazhdohet me përpjekjet pozitive për adresimin e problemeve të migracionit ilegal.

Bosnja dhe Hercegovina
• Bosnja dhe Hercegovina duhet të unifikojë me BE kuadrin kushtetues dhe nevojitet decentralizimin i pushtetit.
• Nevojitet përmirësim i sistemit të drejtësisë dhe sistemit zgjedhor.
• Duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të përfshirë në terrorizëm dhe pastrim parash.
• Duhet të punojë me përfshirjen në shoqëri të të gjithë qytetarëve.
• Nevojiten hapa kryesorë në reformimin e administratës publike.
• Bosnja dhe Hercegovina ka arritur një shkallë të caktuar stabiliteti për sa i përket makroekonomisë. Vendi duhet të trajtojë pengesat për funksionimin e duhur të mekanizmave të tregut, si një sundim i dobët ligjor, burokraci, korrupsion, procedura të gjata dhe shumë komplekse administrative dhe fragmentim të lartë të tregut të brendshëm të vendit.

                                                                                                                         Stafi i EuroSpeak, maj 2019

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1