E Shtunë, 07 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Infografika: Vlerësimi i progresit të Ballkanit Perëndimor drejt Integrimit Europian

harta1

Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian paraqesin ende një numër problemesh për tu zgjidhur, të tilla si :kriza ekonomike, korrupsioni dhe nevoja për të garantuar lirinë e medias. Më 10 mars, eurodeputetët diskutuan raportet vjetor duke theksuar progresin e Malit të Zi, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë në drejtim të Bashkimit Europian.

Shikoni grafikët pët të dhënat ekonomike dhe sociale të gjashtë vendeve potenciale kandidate dhe kandidate të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, ish-Republika jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Kosova, dhe Serbia. BE-ja ka hapur negociatat me dy prej tyre-Malin e Zi dhe Serbinë- ndërkohë ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Shqipëria kanë marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

inforgraf1     infograf2
Të dhënat tregojnë se niveli i lartë i papunësisë, korrupsioni dhe mungesa e lirisë së medias, janë shqetësime të përbashkëta për rajonin e Ballkanit perëndimor. Shqipëria merr pikë relativisht pozitive për sa i përket eksport-importeve me/nga BE-ja dhe nivelit të papunësisë. 

infograf3

Të dhënat për popullsinë, produktin e brendshëm bruto, papunësinë dhe raportet eksport-import me Bashkimin Europian vijnë nga Eurostat; perceptimi i korrupsionit është një indeks i zhvilluar nga Transparency International; organizata Reporterët pa Kufijë ofron indeksin për lirinë e shtypit, dhe Banka Botërore rendit vendet në shqyrtim, për sa i takon faktit sesa bashkëpunues dhe miqësor janë ato me biznesin.

                                                                                                                                         PE, mars 2015

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1