E Diel, 09 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Marrëveshja BE - Turqi: A do të ketë një krizë të re të refugjatëve?

the eu turkey refugee deal  enrico bertuccioliMarrëveshja e nënshkruar në vitin 2016, mes BE-së dhe Turqisë, sapo u rikthye në kujtesën jo vetëm të qeverive perëndimore, të cilat ishin “rehatuar”, por të të gjithë botës duke parë imazhet e vrazhda të refugjatëve në endje dhe përkeqësimin e situatës në kampet greke. Në këtë artikull do të jepet një pasqyrim mbi menaxhimin e refugjatëve, i cili është duke shfaqur një krizë dhe sfidë të re për të dyja palët kontraktuese.

***

Korridoret ballkaniko-perëndimore po shihen si një rreze shprese, sidomos për grupet vulnerabël (të mitur, gra të pashoqëruara/me fëmijë); ose urë kapërcyese për ata të cilët synojnë perëndimin, në një kohë që këto vende nuk kanë një gjendje të stabilizuar dhe po sfidojnë vetveten. Në fokus do të jetë shteti shqiptar, i cili aktualisht po përballet me shumë sfida të reja pas konfirmimit të hapjes së negociatave për Bashkimin Europian. Duke vështruar të dhënat e FRONTEX, Shqipëria vazhdon të mbështetet nga vendet e Europës, për ruajtjen e sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve bazë për pritjen e refugjatëve. Nga ana tjetër, roli i UHNCR-s në inkuadrimin e Shqipërisë vlen të përmendet, pasi ky institucion e sheh Shqipërinë si një vend, në të cilin refugjatët mund të integrohen duke pasur parasysh faktorët që e bëjnë Shqipërinë tërheqëse, si bashkëjetesa fetare, traditat kulturore, klima dhe perspektiva e saj për të qenë pjesë e Europës.

Po aq afër dhe larg Europës! Kështu endeshin këta refugjatë duke shpresuar se hapja e kufirit të Turqisë do t’i çonte drejtë Europës. Nga ana tjetër, përkeqësimi i gjendjes në kampet greke vazhdonte i pashpresë për ta.

Refugjatët dhe emigrantët e parregullt në kufirin grek, na rikthyen në kujtesë vitet e furishme 2015/2016. Këto vite, të ashtuquajtura kriza e refugjatëve, patën një fluks shumë të lartë të tyre. Ndjekja e rrugëve të vështira dhe të frikshme tokësore apo detare bëhej dhe bëhet vetëm për një qëllim: Europën. Problemi i refugjatëve u bë më kritik dhe nevojitej një zgjidhje. Turqia u pa si një vend strategjik për të ndihmuar Europën në frenimin e situatës së krijuar. Kjo situatë çoi në finalizimin e një marrëveshjeje mes BE-së dhe Turqisë. Sigurisht, kundrejt mjeteve financiare dhe premtimit për ta bërë rrugën e integrimit të Turqisë në BE, edhe më të afërt.

Një veprim i Turqisë, i cili ka pikëpamje të ndryshme për ta gjykuar, na riktheu në kujtesë kontratën e lartpërmendur. Krahas sfidave të përbashkëta mbarëbotërore, Europa po përballet sërish me çështjen e refugjatëve, të cilët u panë qartazi në pamjet filmike të mediave. Kanë kaluar tashmë 4 vjet dhe ndërkohë çështja e refugjatëve duket sikur është lënë mënjanë nga shtetet europiane. Vetëm një veprim nga ana e Turqisë na e risolli në vëmendje. Po a nuk është kjo një detyrë e vazhdueshme morale e ligjore për Europën, kur bëhet fjalë për refugjatët e mirëfilltë?

Sipas një publikimi nga Komisioni Europian (2016), 90% e këtyre refugjatëve kanë paguar grupe kriminale dhe kontrabandistë, për të kaluar kufijtë. Kjo është arsyeja që ata emërtohen të ‘parregullt’. Madje, mijëra prej tyre që kanë ndjekur rrugën detare janë përballur me vdekjen. Në kontratën (2016) e tyre shihet qartazi që një nga qëllimet kryesore është për të ndaluar migrimin dhe refugjatët e parregullt, por sigurimi i tyre në Turqi, përzgjedhja e tyre sipas kërkesave të rreshtuara nga shtetet europiane etj. Kjo duket si një zgjidhje e mirë, për t`i lënë Europës hapësirë të mjaftueshme të marrë frymë dhe kohë, për gjetjen e zgjidhjes së duhur. Pra, jo si një zgjidhje e përhershme. Qartazi shihet se zgjidhja apo gjuha e tyre e përbashkët nuk është gjendur ende. Turqia nga ana tjetër është duke dalë jashtë kornizave të caktuara.

Frenimi i migracionit të parregullt nuk u arrit me sukses. Rrugëtimi i refugjatëve ka kohë që ka gjetur një korridor të ri shpresëdhënës, atë të Ballkanit Perëndimor. Ka dy kategori refugjatësh: ata që duan të gjejnë vendstrehim të ngrohtë dhe mjaftohen me gjetjen e paqes kudoqoftë, mjafton të jetë një vend më i sigurt se vendi i tyre i origjinës. Grupi tjetër e sheh këtë korridor ballkano-perëndimor, si një urë për të kapërcyer në vendet europiane.

Madje në vitet e krizës, shtetasit e Ballkanit perëndimor shfrytëzuan rastin dhe kërkuan azil në vendet e BE-së për arsye ekonomike, për shkak të papunësisë apo për një të ardhme më të mirë. Kjo gjë e bëri më kaotike dhe më të ngarkuar përpunimin e kërkesave për azil. Tani në këto vende të Ballkanit Perëndimor po kërkohet azil kryesisht nga refugjatë sirianë, pakistanezë, irakienë etj. Ndërkohë, këto shtete po përballen me sfida kombëtare, luftimin e korrupsionit, papunësisë, por dhe sfida ndërkombëtare në nivel europian. Së fundi vlen të përmendet edhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Krahas këtyre sfidave u është bashkëlidhur dhe ajo e refugjatëve.

Shqipëria, si pjesë e familjes ballkanike, është duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të migranteve dhe refugjatëve. Menaxhimi i refugjatëve në kufi ka gjetur mbështetje nga FRONTEX (2019), Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufirit, duke angazhuar oficerë dhe pajisje të nevojshme, për ruajtjen e sigurisë dhe ofrimit të shërbimeve bazë për pritjen e refugjatëve. Komisioneri Europian për Migracionin (2019), Dimitris Avramopoulos, foli në një konferencë për shtyp për sfidën e përbashkët që BE-ja dhe Shqipëria do ta përballojnë së bashku me ndihmën e FRONTEX. Duke qenë se është një sfidë e përbashkët, nga njëra anë është një lehtësim për Shqipërinë, sepse luftimin e krimit të organizuar dhe migrimit të parregullt në kufi nuk do ta bëj e vetme, por nga ana tjetër do të ndërpresë endjen e refugjatëve drejt Europës. Ajo që në fakt po përfiton është Europa. Ballkani, porta drejt Europës, po shihet si një Turqi e dytë apo e mundshme.

Për një vend të vogël si Shqipëria, përballimi i këtij fluksi dhe zhvillimi i procedurave sipas standardeve ndërkombëtare nuk mund të bëhet i vetëm. UNHCR-ja po monitoron gjithashtu këto flukse të ndryshme në kufi, por ndihma më e madhe ngakjo agjenci po zhvillohet në plotësimin e kushteve bazike si dhe në fushën e integrimit të refugjatëve apo azilkërkuesve në Shqipëri, duke i ofruar mundësinë e integrimit dhe ndihma të gjithanshme në vend.

Imigrantët e parregullt apo refugjatët, qartazi kanë gjetur korridore të reja, të cilat po aq sa të suksesshme janë edhe të rrezikshme. Frenimi i migrantëve dhe refugjatëve nuk e arriti qëllimin e caktuar. Cilado qoftë, dy kategoritë e lartpërmendura gjenden në rrezikshmëri të lartë, këtu vlen të përmenden grupet vulnerabël, pasi gjenden përballë një sfide të frikshme. Shënjestrimi i të miturve apo grave të pashoqëruara me ose pa fëmijë nga grupe kriminale është tepër i lartë, duke qenë se enden në rrugë dhe nuk gjejnë mbrojtjen e nevojshme, pavarësisht grupeve ndihmuese të ngritura nga Europa.

Si përfundim, kontrata duket si një zgjidhje e përkohshme dhe jo përfundimtare. Qëllimet e saj nuk u përmbushën në mënyrën e menduar apo të kërkuar nga të dyja palët. Turqia ka ngritur kambanat e alarmit duke hapur kufijtë. Refugjatët vazhduan endjen e tyre drejt kufijve grekë. Kontrata ndihmoi shumë vende europiane, por njëkohësisht nxiti krijimin e korridoreve të tjera, duke rritur rrezikshmërinë e krimit të organizuar, vazhdimin e migracionit të parregullt etj.

Kjo “krizë apo sfidë e re” çoi në përkeqësimin e situatës në kampet greke dhe kërkon një zgjidhje më të mirëmenduar dhe të gjithëkohshme nga vendet e Europës. Virusi i ri që ka mbërthyer botën e rehatoi sërish pakëz nga kjo situatë, pasi Turqia e mbylli kufirin për të evituar përhapjen masive të tij. Dëmet ekonomike po thellohen dhe po shfaqen si pasojë, probleme të mëtejshme të tjera për Europën, së fundmi dhe ai i refugjatëve. Të shpresojmë që kjo çështje do të gjejë një zgjidhje më të stabilizuar, për të mirën e Europës dhe me e rëndësishmja për t´iu gjendur më pranë refugjatëve që kanë vërtet nevojë.

Xhejni Voda, prill 2020

*Xhejni Voda është punonjëse e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët e Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës. Në punën e saj të përditshme merret me çështjet dhe menaxhimin e kthimit të migrantëve shqiptarë.

 

Referencat

Europäische Kommission. (2016). Die EU und die Flüchtlingskrise. https://ec.europa.eu/germany/sites/germany/files/na0416628den_002.pdf

FRONTEX. (2019). First joint operation in the Western Balkans. https://frontex.europa.eu/assets/Images_News/2019/FactsheetAlbania.pdf

News24 Albania. (2019). FRONTEX në Shqipëri, Avramopulos: Siguria e qytetarëve në qendër të vëmendjes tonë. https://www.youtube.com/watch?v=HduQ-wI4AXE

Official Journal of the European Union. (2016). Agreement between the European Union and the Republic of Turkey. https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/ALL/?uri=CELEX%3A22014A0507%2801%29

UNHCR Albania. (2019). Fact Sheet. https://www.unhcr.org/see/wp-content/uploads/sites/57/2019/03/Fact-Sheet-UNHCR-Albania-Updated-31-January-2019.pdf

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1