E Hënë, 19 Gusht 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Krijimi i Zyrës së Prokurorisë Publike Europiane – hapi i radhës për të mbrojtur interesat financiare të BE-së

eppoNë Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Europian është parashikuar se për të luftuar veprat penale që cenojnë interesat financiare të BE-së, mund të krijohet një Zyrë e Prokurorisë Publike Europiane. Kjo zyrë do të jetë kompetente për të kërkuar, proceduar dhe dërguar për gjykim, nëse është e nevojshme edhe në bashkëpunim me Europol-in, autorët e veprave penale, në gjykatat kombëtare.

Në kuadër të këtij parashikimi është arritur më 8 qershor 2017, një marrëveshje politike, për hartimin e një Rregulloreje për krijimin e një Zyre të Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Deri më tani 22 vende anëtare të BE e kanë firmosur këtë Rregullore si Gjermania, Austria, Italia, Holanda, Spanja etj. Pas një faze për ngritjen dhe themelimin e saj prej tre vjetësh, EPPO parashikohet të marrë funksionet e saj në fund të vitit 2020 apo në fillim të vitit 2021.


EPPO do të jetë një prokurori e pavarur dhe e decentralizuar e Bashkimit Europian, me kompetencë për të hetuar, ndjekur penalisht dhe dërguar përpara gjykatave kombëtare të vendeve anëtare, vepra penale të kryera kundër buxhetit të BE, të tilla si mashtrimi, korrupsioni apo mashtrimi ndërkufitar me TVSH-në. Aktualisht, vetëm autoritetet kombëtare mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht këto lloj veprash si mashtrimet kundër buxhetit të BE-së. Organet ekzistuese të BE-së si Eurojust, Europol dhe zyra kundër mashtrimi financiar të BE-së (OLAF) nuk kanë kompetencat e nevojshme për të kryer hetime penale apo ndjekje penale të këtij lloji.

Si do të ndërtohet EPPO?

Sipas Rregullores së BE 2017/1939, Zyra e Prokurorisë Publike Europiane do të ketë dy nivele, atë qendror dhe atë kombëtar. Niveli qendror do të përbëhet nga Kryeprokurori Europian dhe dy Zëvendës Prokurorët, të cilët i propozon Parlamenti Europian dhe në fund i miraton Këshilli. Ndërsa niveli kombëtar, që është i decentralizuar, do të përbëhet nga Prokurorët Europianë të Deleguar të cilët do të jenë të vendosur në Shtetet Anëtare pjesëmarrëse. Niveli qendror do të mbikëqyrë hetimet dhe ndjekjet penale të kryera në nivel kombëtar.

Si rregull, do të jenë Prokurorët Europianë të Deleguar, të cilët do të kryejnë hetimet dhe ndjekjet penale në shtetin e tyre. Të drejtat e të dyshuarve dhe të personave të akuzuar do të garantohen nga masat mbrojtëse gjithëpërfshirëse të bazuara në ligjin ekzistues të BE-së dhe atë kombëtar përkatës.


Detyrat e EPPO

Disa nga detyrat kryesore të EPPO përfshijnë:
✓të drejtojë hetimet dhe ndjekjet penale në nivel ndërkombëtar, duke siguruar një qasje koherente të ndjekjes penale. Kjo është e mundur në sajë të rrjetit të Prokurorëve të Deleguar të cilët do të punojnë në të gjitha vendet;
✓të urdhërojë prokuroritë kombëtare për ndjekjen e hetimeve;
✓të sigurojë mbledhjen e provave;
✓tëudhëzojë autoritetet kombëtare për të mbledhur më shumë informacion;
✓tëudhëzojë autoritetet kombëtare për të shkëmbyer informacion me Eurojust dhe Europol;
✓të merret me informacione të ndjeshme dhe konfidenciale në veçanti;
✓tu jap të gjitha autoriteteve të përfshira, informacionin që u nevojitet në kohën e duhur;

Pse BE ka nevojë për një Zyrë të Prokurorisë Publike Europiane?

Mjetet në dispozicion të prokurorive kombëtare për të luftuar krimin financiar në nivel ndërkombëtar janë të kufizuara. EPPO do të jetë në gjendje të veprojë shpejt përtej kufijve shtetërore, pa nevojën e procedurave të gjata të bashkëpunimit gjyqësor.

Një ndërhyrje e tillë është e nevojshme tani, për të luftuar organizatat kriminale, të cilat janë të sofistikuara për të shmangur detyrimet financiare.

E gjithë kjo nismë kaq madhore bëhet për të luftuar humbjet e mëdha financiare nga korrupsioni, mashtrimet dhe evazioni fiskal. Sipas Financial Times, në vitin 2015, për shembull, autoritetet raportuan se BE kishte humbur rreth 638 milionë € nga mashtrimet financiare me TVSH-në.

Momentalisht BE është në procesin e emërimit të kreut të Prokurorisë së re Europiane Publike. Ata po përpiqen që të zgjedhin një person të kualifikuar dhe me integritet profesional dhe moral. Emri që Parlamenti i ka propozuar Këshillit është ai i Laura Codruta Kovesi, një prokurore e shquar nga Rumania.

                                                                                                                         Stafi i EuroSpeak, prill 2019

  Kërko

  Axhenda

22 korrik – Komiteti për Çështjet Ekonomike dhe Monetare mban dëgjesë publike mbi draft mendimin për buxhetin e përgjithshëm të BE për vitin 2020
-Komiteti për Kulturën dhe Edukimin voton mbi programin Creative Europe (2021-2027) 
23 korrik - Komisioni për Bujqësi dhe Zhvilim Rural (AGRI) zhvillon takimin me Komisionerin Phil Hogan mbi zhvillimin rural pas rekomandimeve të miratuara nga Kordinatorët e AGRI
24 korrik - Komisioni Europian mban takimin mes Kolegjit të Komisionerëve
25 korrik - Këshilli Drejtues i Bankës Qëndrore Europiane zhvillon takimin mbi politikat monetare në Frankfurt
25-26 korrik - Grupi i Punës për Bashkimin Doganor zhvillon diskutimin mbi propozimet legjislative për ligjin doganor dhe paraqitjen e saj tek vendet joanëtare të BE 
                    -Komisioneri Hahn zhvillon vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1