E Hënë, 19 Gusht 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Brexit apo Bremain?

brexit1

 

Çfarë është Brexit?

Për më pak se tre muaj britanikët votojnë në referendum qëndrimin ose jo të Mbretërisë së Bashkuar në BE. Referendumi, pyetja e të cilit do të jetë: “A duhet Mbretëria e Bashkuar të mbetet anëtare e Bashkimit Europian apo duhet ta lerë Bashkimin Europian?”, do të zhvillohet me datë 23 qershor të këtij viti, por shqetësimet dhe dilemat kanë kohë që i kanë prekur si institucionet e BE-së ashtu edhe ato britanike.

Shqetësimi rritet edhe me afrimin e datës së fushatës ndaj referendumit, që do të fillojë më 15 prill dhe do të përfundojë me 23 qershor të 2016. Edhe pse të gjithë flasin për të, për shumë aktorë dhe individë mungon informacioni i plotë ndaj këtij procesi dhe një analizë e situatave çfarë mund të ndodhë nëse Britania del nga BE, në dimensionet e saj ekonomike, shoqërore dhe politike si dhe si do të ndikojë kjo më pas në të gjithë arenën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet strategjike mes Europës-Britanisë së Madhe dhe aktorëve të tretë.
Fillimisht është me rëndësi të bëhet një përshkrim më i qartë dhe i plotë se çfarë është Brexit dhe çfarë nënkupton ai. Ndikuar nga frika e daljes së Greqisë nga BE që u cilësua si Grexit( kombinim i emrit Greqi me Exit ), shumë shpejt ky kombinim u përdor edhe për Britaninë e Madhe, kur u shpall nga kryeministri që një referendum do të zhvillohej për të vendosur qëndrimin ose jo të Britanisë në BE. Ndërkohë që shumë aktorë politikë, parti politike dhe individë janë pro-Brexit, pjesa tjetër bën pjesë në grupin e atyre që duan të mbeten pjesë e unionit që sot njihet me termin Bremain (Britain + remain(qëndro).

Sipas një raporti të publikuar nga qeveria britanike në shkurt të këtij viti “mbi procesin e tërheqjes nga BE”, nëse në referendum do të votohet për daljen nga BE atëherë do të vendoset në zbatim Neni 50 i Traktatit të Lisbonës, që do të nënkuptonte dhe përdorimin për herë të parë të këtij neni. Sipas këtij neni “Çdo shtet anëtar mund të zgjedhë të tërhiqet nga Unioni në përputhje me kërkesat e tij kushtetuese.” Por procesi vazhdon me negociatat me vendet e tjera anëtare të BE-së, mbi kushtet e tërheqjes dhe brenda dy viteve vendi duhet që të ketë arritur një marrëveshje me BE-në. Duke qenë që rasti i Brexit do të ishte hera e parë që ky proces do të vendosej në zbatim, askush nuk mund ta parashikojë nëse dy vjet janë një periudhë e mjaftueshme për të arritur marrëveshjen. Shumë ekspertë britanikë kanë filluar të shqetësohen për faktin që kjo çështje është shumë komplekse dhe e vështirë të përmbyllet brenda periudhës së përcaktuar nga ligji.

Pyetja që lind është: “Çfarë ndodh me Britaninë e Madhe nëse nuk arrin dot marrëveshjen brenda afatit? Sipas raportit të shkurtit, dy janë mundësitë : bisedime të tjera për zgjatjen e afatit ose dalje nga BE pa asnjë privilegj apo trajtim special, pa asnjë mbrojtje nga ligji i BE-së për bizneset dhe tregtinë, pa privilegje për qytetarët e Britanisë për të jetuar dhe punuar në Europë, apo për të udhëtuar lirshëm dhe pa viza. Këto të drejta mund t’i humbasin rreth 2 milion qytetarë britanikë që jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë në vendet anëtare të Unionit, gjithashtu ata humbasin aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, pensioneve apo shërbime të tjera publike në këto vende. Gjithashtu raporti vazhdon me analizën se nëse Britania arrin ti sigurojë nga marrëveshja këto të drejta, me shumë mundësi duhet që të bëjë të njëjtën gjë për qytetarët europianë që jetojnë dhe punojnë në GBR. Por nëse kjo ndodh, bie poshtë një nga arsyet kryesore të mbështetësve të Brexit pse duan të dalin nga BE.

Por a është referendumi i pakundërshtueshëm dhe i pakthyeshëm? Edhe pse në mënyrë racionale asnjë parti politike apo deputet nuk do të kishte guxim të dilte kundër vullnetit të popullit, pasi do të ishte një vetëvrasje politike, sipas BBC, deputetët e kanë aftësinë ta bllokojnë daljen nga BE, pasi rezultati i referendumit nuk është i detyrueshëm ligjërisht. Gjithashtu, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga Parlamenti dhe mund të ndodhë që të votohet kundër si nga Shtëpia e Lordëve ashtu edhe nga Dhoma e Ulët. Një skenar që do të ndalonte daljen e GBR nga BE sipas BBC është nëse pas rezultatit të referendumit do të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme, dhe ato do të fitoheshin nga partitë politike që kanë bërë fushatë pro qëndrimit të Britanisë. Vetëm atëherë mund të justifikohej kundërshtimi i rezultateve të referendumit, me arsyetimin që zgjedhjet parlamentare prevalojnë ndaj tij.

Cilët janë mbështetësit dhe kundërshtarët e Brexit?

Sipas BBC, sondazhet më të fundit tregojnë që publiku është i ndarë pothuaj përgjysmë për sa i përket çështjes së daljes nga BE, edhe pse shpeshherë këto sondazhe kanë një marzh gabimi të lartë. Për sa i përket partive dhe aktorëve të tjerë politikë, Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP), është mbështetësja me e fortë e Brexit duke bërë një fushatë aktive. Shumica e deputetëve konservatorë janë gjithashtu pro daljes nga BE, por nuk mungojnë edhe deputetë laburistë dhe pesë ministra të kabinetit qeveritar, përcillet informacioni nga BBC.

Sipas blogut Debating Europe, argumentet kryesore pro BREXIT janë:

1- Ekonomia. Është më e thjeshtë për Britaninë të nënshkruajë marrëveshje ekonomike dhe tregtare me vendet e tjera si një aktor i vetëm dhe i pavarur. Dalja nga BE do t’i lehtësonte procedurat e negociatave me vende si Kina apo Rusia për të vendosur marrëveshje, duke u bazuar vetëm në interesin kombëtar britanik. Nga ana tjetër vendi do të çlirohej nga barra për të kontribuar në buxhetin e Unionit, dhe kjo do të lehtësonte taksapaguesit duke bërë që Britania të kursente çdo ditë 20 milion £. Bizneset e vogla, fermerët dhe peshkatarët do të liroheshin një herë e mirë nga kontrollet dhe politika burokratike e Brukselit.
2- Liria politike dhe qeverisëse. Britania e Madhe cilësohet si mamaja e demokracive parlamentare, dhe për mbështetësit e Brexit vendimmarrja e BE-së dhe vendimet e një Komisioni të pazgjedhur nga populli, thjesht i cenon autonominë dhe lirinë për të vendosur vetë për çështje me rëndësi për vendin. Gjithashtu ata theksojnë që demokracia e BE-së lë shumë për të dëshiruar pasi ajo nuk i përfshin njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke rritur zhgënjimin dhe mosinteresimin e tyre ndaj këtyre institucioneve dhe duke ulur legjitimitetin e tyre.
3- Kontroll i plotë i kufijve. Individë nga vende të tjera të BE-së më pak të zhvilluara si vendet e Europës Lindore, e kanë shfrytëzuar lëvizjen e lirë si një mundësi për të emigruar në Britani dhe për të jetuar atje. Polakët janë grupi më i madh i imigrantëve në Britani të Madhe dhe për mbështetësit e Brexit kjo është shqetësuese për ekonominë, shërbimet sociale dhe politikën britanike. Nuk është e drejtë nga ana tjetër që numri i atyre që vijnë në Britani, e kalon numrin e shtetasve britanikë që shkojnë të jetojnë dhe punojnë në vendet e tjera të BE-së. Problemi tjetër mbeten edhe imigrantët e paligjshëm dhe terroristët që e kanë më të thjeshtë të vijnë në Britani, edhe pse Britania nuk është në Schengen. Me daljen nga BE vendi merr kontrollin e plotë të kufijve, dhe mund të vendosë për kushtet dhe pranimin e të huajve dhe refugjatëve në territorin e tij.

David Cameron, Kryeministri britanik kërkon që Mbretëria e Bashkuar të mbetet pjesë e Bashkimit Europian, dhe ai mbështetet nga 16 ministra të tjerë të qeverisë. Partia Laburiste gjithashtu është deklaruar se është pro qëndrimit në BE. Dhe përveç politikanëve, edhe bizneset e mëdha e mbështesin këtë qasje, pasi të qenurit pjesë e ekonomisë së BE-së, nënkupton lehtësi për lëvizjen e parave, njerëzve dhe prodhimeve kudo në botë.

Argumentet kryesore kundër BREXIT janë:

1- Ekonomia. Në një kohë që Britania e Madhe njihet për ofrimin e shërbimeve, marrëveshjet e tregtisë së lirë nuk do ta ndihmonin shumë për t’i shitur ato në vende të tjera, pasi në këtë rast kërkohet një legjislacion i detajuar dhe institucione specifike për zbatimin e tij. Shërbimi shëndetësor apo ai financiar, nuk mund të shitet në vende të tjera. Për Britaninë është i nevojshëm kuadri institucional dhe ligjor i tregut unik të BE-së pasi dhe fokusi i zhvillimit të saj ekonomik janë shërbimet, dhe jo mallrat. Shkëputja do të rëndonte ekonominë britanike ku për çdo vit tregtia me BE-në i sjell një fitim për 400 bilion £, sipas Debating Europe. Nga ana tjetër Brexit mund të ulë PBB britanike me 10% dhe 1 në dhjetë shtetas britanikë ka një punë të lidhur drejtpërdrejtë me BE-në. Nga ana tjetër BE mbetet një aktor i madh ekonomik, një negociues dhe një zbatues i ligjit ndërkombëtar, kështu largimi nga ky aktor mund të jetë me shumë rrezik për ekonominë dhe zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar.
2- Siguria. Kohët janë bërë të vështira dhe aspak të sigurta, me terrorizmin, krizën e refugjatëve dhe shtetet nukleare nuk do të ishte një lëvizje zgjuar të këpusje lidhjet dhe marrëdhëniet më një aktor strategjik dhe të fuqishëm si BE. Britania e Madhe është më e fuqishme nëse do të bashkëpunojë me vende të tjera të Unionit si Gjermania apo Franca pasi e vetme ajo do të dobësohej dhe do të dobësonte si BE-në, ashtu edhe NATO-n duke rritur pasigurinë globale.
3- Lëvizja e Lirë. Nëse Britania lë BE-në atëherë ajo nuk do të jetë më pjesë e zonës së tregtisë së lirë, tarifa të reja dhe kontrolle për lëvizshmërinë e mallrave, individëve dhe shërbimeve do të vendosen. Qytetarët britanikë që jetojnë dhe punojnë në BE do të kenë probleme për sigurimin e shërbimeve të tyre shëndetësore, pensionet dhe punësimin nëse Brexit ndodh. Kjo do të vështirësojë dhe do t’i kushtojë shumë Britanisë së Madhe dhe 2 milion qytetarëve britanikë që aktualisht jetojnë në BE.

Po Mbretëresha? Një javë më parë Gazeta ‘The Sun’ nxori në faqe të parë titullin: “Mbretëresha mbështet Brexit”, duke e justifikuar që dy burime mjaft të sigurta e verifikonin këtë qëndrim. Ndërkohë që ky titull bëri bujë në Britani dhe më gjerë, ai solli pakënaqësi në Pallatin Mbretëror duke e cilësuar këtë histori si të pakuptimtë dhe që sjell shumë probleme për një institucion neutral dhe që qëndron mbi çdo palë politike. Zëdhënësi i Pallatit Buckingham, gjithashtu deklaroi që një ankesë ndaj gazetës “The Sun” është bërë tashmë pranë Organizatës së Standardeve të Shtypit të Pavarur. Për sa i përket përfaqësuesve të gazetës ata e justifikojnë këtë veprim duke theksuar se nëse mbretëresha ka një pikëpamje ndaj Brexit, atëherë votuesit kanë të drejtë ta dinë. Por ekspertë të tjerë nuk e pranojnë këtë gjë duke theksuar, që Mbretëresha gjithmonë ka qenë neutrale dhe e kujdesshme në deklaratat e saj për të qenë gjithmonë jashtë palëve partiake dhe mbi interesin e vetë kombit.

3 skenarët financiare nëse ndodh Brexit:

Financial Times që i ka dhënë një fokus të veçantë daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, në nja nga artikujt e tij analizon skenarët që mund të realizohen për ekonominë e ishullit nëse Brexit ndodh. Këto skenarë të shoqëruar me analiza nga ekspertë dhe specialistë të ekonomisë, japin tre pikëpamje të ndryshme me tipare pozitive, realiste apo pesimiste për të ardhmen ekonomike të një Britanie jo më shtet anëtar i BE-së.

1- Një Britani në zhvillim
Pikëpamja pozitiviste parashikon një vend të zhvilluar dhe të begatë për popullin në një periudhë afatmesme. Kjo do të ndodhë vetëm nëse Britania e Madhe plotëson katër kushte:a) duhen rregulluar ligjet për të mbushur boshllëqet nga ligji i BE-së b) për të marrë kontrollin e kufijve të tij duhet të ndryshojë politikat e migracionit, c) duhet të nënshkruajë marrëveshje me BE-në dhe vende të tjera si SHBA, Kinë, Japoni apo Australi, në mënyrë urgjente dhe d) duhet të ruajë shumën e parave që i transferonte buxhetit të BE-së të paprekur. Por përfaqësuesit e këtij skenari parashikojnë që nëse Mbretëria e Bashkuar çlirohet nga mentaliteti proteksionist i BE-së dhe vendos tregtinë e lirë shumë shpejt ekonomia e saj do të lulëzojë, pasi sipas tyre influenca e BE-së nuk po e lejon atë të marrë të gjithë potencialin ekonomik dhe avantazhin që i ofron bashkëpunimi ekonomik me pjesën tjetër të botës.

2-Tranzicion me turbullira
Sipas këtij skenari disi më realist, dalja nga BE do të sjellë një shqetësim në jetën ekonomike të vendit, por pas kësaj tronditjeje më vonë situata nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh nëse është brenda apo jashtë BE-së. Sipas kësaj qasjeje, marrëdhëniet ekonomike me BE-në nuk do të sjellin shqetësime të mëdha për ekonominë britanike, e cila shumë shpejt mund të krijojë marrëdhënie me vende të tjera. Për zhvillimin ekonomik ka dhe elemente të tjera që ndikojnë përveç tregtisë, dhe që mbeten të pandryshuar nëse ndodh apo jo Brexit siç janë investimet, aftësitë, konkurrenca, sipërmarrja dhe inovacioni. Por dalja nga unioni sigurisht që do të sjellë pasiguri në ekonominë britanike duke krijuar një periudhë të paqëndrueshme, me investime të pakta dhe rrezik të zhvlerësimit të paundit. Por kjo vetëm në një periudhë afatshkurtër. Shumë shpejt ekonomia britanike do të rigjallërohet me vendosjen e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve të reja. Shembuj të tillë janë Norvegjia apo Zvicra. Kriza më shumë se ekonomike mund të jetë burokratike, shprehen disa nga ekspertët te ekonomisë të pyetur nga Financial Times.

3-Vendim shkatërrimtar
Pikëpamja pesimiste parashikon që ekonomia britanike do vuajë shumë nëse Brexit ndodh dhe nuk do të ketë mundësi të përfitojë nga asnjë vend tjetër. Gjithashtu parashikohet që Britania do e ketë të vështirë të nënshkruajë marrëveshje tregtie të mira me vendet e tjera, investimi i huaj do të ulet shumë, nuk do të përmirësohen rregullat për ekonominë dhe do të ketë më pak imigrantë sa janë të nevojshëm për forcë pune në vend. Një nga mbështetëset e kësaj qasjeje, znj. Rebecca Driver, konsultuese e Analytically Driven thekson se një marrëveshje e tregtisë së lirë nuk është njësoj me tregun e vetëm, pasi rregullat që duhen plotësuar janë të shumta dhe mund të shkojnë deri në 200 faqe vetëm për një produkt dhe kjo mund të jetë shkatërrimtare për bizneset e vogla apo të mesme. Gjithashtu marrëveshjet me GBR pas Brexit nuk do të jenë dhe aq të lehta. Nëse SHBA duhet të vendosë mes GBR dhe BE-së të gjithë e dimë mirë se kë do të zgjidhte ajo.

                                                                                                                   Stafi i EuroSpeak, mars 2016

  Kërko

  Axhenda

22 korrik – Komiteti për Çështjet Ekonomike dhe Monetare mban dëgjesë publike mbi draft mendimin për buxhetin e përgjithshëm të BE për vitin 2020
-Komiteti për Kulturën dhe Edukimin voton mbi programin Creative Europe (2021-2027) 
23 korrik - Komisioni për Bujqësi dhe Zhvilim Rural (AGRI) zhvillon takimin me Komisionerin Phil Hogan mbi zhvillimin rural pas rekomandimeve të miratuara nga Kordinatorët e AGRI
24 korrik - Komisioni Europian mban takimin mes Kolegjit të Komisionerëve
25 korrik - Këshilli Drejtues i Bankës Qëndrore Europiane zhvillon takimin mbi politikat monetare në Frankfurt
25-26 korrik - Grupi i Punës për Bashkimin Doganor zhvillon diskutimin mbi propozimet legjislative për ligjin doganor dhe paraqitjen e saj tek vendet joanëtare të BE 
                    -Komisioneri Hahn zhvillon vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1