E Diel, 09 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Polemikat ndaj buxhetit të ri të BE - Katërshja Dorështrënguar vs Miqtë e Kohezionit

budget1Me krizën e shkaktuar nga Covid-19 tonet e diskutimit në zonën Europiane, lidhur me miratimin e buxhetit të përbashkët, janë ngritur. Debati për miratimin e paketës ekonomike, që synohet të sjellë jo vetëm rimëkëmbjen e ekonomisë europiane, por edhe stabilitetin kontinental, nuk është i ri. Që me shenjat e para të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga aleanca europiane nisën edhe dilemat mbi buxhetin e ri të BE-së. Mbretëria e Bashkuar mbante vendin e dytë si kontribuesi më i madh (neto) pas Gjermanisë. 

Vazhdo leximin...

Marrëveshja BE - Turqi: A do të ketë një krizë të re të refugjatëve?

the eu turkey refugee deal  enrico bertuccioliMarrëveshja e nënshkruar në vitin 2016, mes BE-së dhe Turqisë, sapo u rikthye në kujtesën jo vetëm të qeverive perëndimore, të cilat ishin “rehatuar”, por të të gjithë botës duke parë imazhet e vrazhda të refugjatëve në endje dhe përkeqësimin e situatës në kampet greke. Në këtë artikull do të jepet një pasqyrim mbi menaxhimin e refugjatëve, i cili është duke shfaqur një krizë dhe sfidë të re për të dyja palët kontraktuese.

Vazhdo leximin...

Si po formëson Covid-19 arenën ndërkombëtare dhe pozicionin e superfuqive: BE, SHBA, Kinë

 

artikull iliri es

Pandemia globale e Covid- 19 po ri-konfiguron    njëkohshëm si procesin e të kuptuarit të sovranitetit  shtetëror, ashtu edhe vetë procesin e globalizimit. Sfidat janë të shumëllojshme dhe jo vetëm në planin e marrjes së masave parandaluese, qofshin këto mjekësore apo policore por edhe ekonomike, sociale- pasi po flitet përherë e më tepër për distancim social, kulturore- pasi ka një handikap të konsiderueshëm mes vendeve të Europës Veriore dhe asaj Jugore në terma të përhapjes së infektimit dhe vdekshmërisë prej tij, dhe së fundmi por jo më pak të rëndësishme- politike dhe gjeopolitike. 

Vazhdo leximin...

Irani - “Një mollë sherri” për mosmarrëveshjet ndërkombëtare

us iranDuket sikur viti 2020 do të jetë një vit i vështirë në arenën ndërkombëtare, pasi siç është parë deri më tani, konfliktet sapo kanë nisur dhe kur bëhet fjalë për interesa shtetërore, nuk ka rëndësi se në çfarë date jemi. Për qytetarët e botës, lajmet, memet, statuset dhe videot të shpërndara në një kohë rekord në rrjetet sociale, ishin një dhuratë jo e këndshme për vitin e ri. Mundësia e një lufte të tretë botërore sigurisht që nuk gëzon askënd, por duhet ta pranojmë që ndonjëherë në rrjetet sociale “qimja mund të bëhet tra”.

Vazhdo leximin...

Çfarë do të ndodhë pas Brexit me Parlamentin e ri Europian?

artikull brexitPas shumë ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në Europë si : zgjedhjet në Parlamentin Europian, ndryshimet në Mbretërinë e Bashkuar, shtysës që SHBA po i jep MB për tu larguar nga BE dhe qëndrimi që po mban kryeministri i ri anglez i zgjedhur në korrik, Boris Johnson, çështja BREXIT në vend që të vinte duke u bërë më e qartë ajo duket sikur vetëm e vetëm po kamuflohet. Ka shumë pyetje që presin përgjigje dhe diktojnë në arritjen e marrëveshjes mes BE dhe MB, por do na duhet të presim derisa largimi të shndërrohet në fakt.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1