E Shtunë, 07 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Hijet e Grupit të Vishegradit (V4)

v4Grupi i Vishegradit (i përbërë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia), i njohur ndryshe dhe si V4, po lufton me imazhin e shkaktarit të problemeve të BE-së, të cilin e ka fituar sidomos gjatë krizës së refugjatëve që filloi në 2014. Gjatë vitit 2017, Sllovakia, dhe në një masë më të vogël edhe Çekia, ka nisur të dërgojë më shumë sinjale pozitive politike në BE, të ndryshme nga ato të Hungarisë dhe Polonisë, pasi Praga dhe Bratislava kërkojnë të shihen si anëtare konstruktive të Bashkimit Europian. Ndërkohë nga ana tjetër, Polonia dhe Hungaria kanë qenë gati të hyjnë në konflikte të reja me Brukselin dhe me disa nga shtetet anëtare.


Dy vitet e fundit kanë sjellë vëmendje të paprecedentë për Grupin e Vishegradit në nivel europian - kryesisht për shkak të qëndrimit të V4 mbi politikat e azilit dhe migracionit. Ky grup gjithashtu rriti pritshmëritë në lidhje me performancën e brendshme, ashtu edhe midis partnerëve europianë. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet dypalëshe me disa nga partnerët kryesorë europianë perëndimorë, si Gjermania apo Franca, kanë pësuar njëfarë përkeqësimi. Për të kuptuar se si funksionon dhe mendon V4, është realizuar një anketim me komunitetet e politikave europiane të 4 vendeve, ku më shumë se 450 politikë-bërës dhe opinion-bërës i janë përgjigjur 20 pyetje të pyetësorit – “Trendet e Politikave Europiane të V4” .

A ka sjellë kjo vëmendje produktivitet për kryeqytetet e V4? 

Vetëvlerësimi i komunitetit të politikave europiane të Vishegradit, lidhur me faktin nëse V4 është bërë një aktor ndikues dhe konstruktiv në nivel europian, është kryesisht modest, duke ndryshuar nga vendi në vend. Mesatarisht 49% e të pyeturve u pajtuan disi se V4 është me ndikim në BE, por mes vendeve vetëm 36% e të anketuarve çekë dhe polakë e kanë ndarë këtë pikëpamje, në krahasim me 55% të hungarezëve dhe 67% të sllovakëve. Një trend i ngjashëm mund të vërehet për vlerësimin e konstruktivitetit të V4. Megjithëse mesatarisht 43% pajtohen të paktën se V4 luan një rol konstruktiv në BE, vetëm 30% e çekëve dhe 40% e të anketuarve polakë janë të këtij mendimi, 48% e hungarezëve dhe 67% e sllovakëve pajtohen së paku disi me këtë mendim.

Të intervistuarit gjithashtu shohin se pjesëmarrja në Grupin e Vishegradit është e vlefshme për të ndjekur interesat e vendeve të tyre (mesatarisht 72%), ndonëse ka dallime të konsiderueshme: 84% e hungarezëve dhe 82% e të anketuarve sllovakë ndajnë këtë pikëpamje, ndërsa përqindja te dy vendet e tjera është më e vogël: vetëm 58% e çekëve dhe 61% e të anketuarve polakë shohin përfitime. Sidoqoftë, ekziston dëshira për të bashkëpunuar më ngushtë. Mesatarisht, 73% e të anketuarve besojnë se V4 duhet të përpiqet më shumë për qëndrime të përbashkëta, ku hungarezët dhe sllovakët janë më entuziastët (78% dhe 77% respektivisht), ndjekur nga polakët (75%) dhe më në fund çekët (62%).

Siç sugjerojnë edhe numrat, ka një ndarje të qartë mes Polonisë dhe Republikës Çeke nga njëra anë, dhe Hungarisë dhe Sllovakisë nga ana tjetër, të paktën në lidhje me ndikimin dhe konstruktivitetin e V4 në BE.

V4 për të ardhmen e BE-së

Kur është fjala për vlerësimin e skenarëve të zhvillimit të BE-së që mund të jenë të dobishme për shtetet e Vishegradit, një formë tjetër gjeometrie hyn në lojë. Sllovakia, duke qenë i vetmi vend në V4 që është gjithashtu një anëtar i Eurozonës, nuk është i shqetësuar për gjasat që një Europë me shumë nivele të fitojë terren në vitet e ardhshme. Ajo gjithashtu e sheh atë si shumë të mundshme.

Nga ana tjetër, ky skenar shqetëson segmente të rëndësishme të të anketuarve të tre vendeve të tjera. Ata e konsiderojnë skenarin e Librit të Bardhë të Komisionit Europian mbi të Ardhmen e Europës, i njohur si: "ata që duan më shumë, bëjnë më shumë", të dëmshëm dhe shqetësues për ta.

Interesante është që palët e këtyre tre vendeve janë në unitet në vlerësimin e dy skenarëve mjaft të ndryshëm si ato më të dobishme për vendet e tyre: "duke bërë më pak, por më me efikasitet" dhe "duke bërë shumë më shumë së bashku". Megjithëse në nivele të ndryshme, të dy skenarët sugjerojnë një integrim më të thellë në fushat e mbuluara nga bashkëpunimi. Duke pasur parasysh se imazhi i përbashkët i Grupit të Vishegradit është i lidhur më tepër me një kërkesë për ndër-qeverisje dhe dhënien e sovranitetit shteteve anëtare, është interesante të shihet se pjesë të rëndësishme të elitave të politikave europiane në V4 vlerësojnë këto skenarë pozitivisht.

Një tjetër divergjencë midis linjave të politikave zyrtare të shteteve dhe pikëpamjeve të komuniteteve të politikave është e dukshme në fushën e migracionit. Ndërsa qeveritë e Vishegradit kundërshtuan kuotat e pranimit dhe zhvendosjes së refugjatëve të BE, komuniteti i politikave europiane ka një pozicion më të polarizuar. Me përjashtim të Hungarisë që ka mbështetjen e 48% të të anketuarve, në vendet e tjera të V4 shumica e të anketuarve u pajtuan të paktën disi se ata duhet të marrin pjesë në skemën e ri-vendosjes. Format alternative të kontributeve gjithashtu kanë një mbështetje të gjerë.

Gjithsesi, duhet theksuar që elitat e politikës europiane të Vishegradit nuk i japin prioritet politikave të migracionit për të ardhmen e grupimit aq sa mund të prisnim. Mesatarisht, vetëm një në pesë të intervistuar e përmendin atë dhe interesi ndryshon në mënyrë të qartë mes katër grupeve të interesuara. Për ata politika prioritare janë bashkëpunimi në energji dhe politikat e kohezionit.

Hulumtimi ofroi një panoramë të pikëpamjeve të atyre që krijojnë, ndikojnë dhe zbatojnë politikat europiane të vendeve të Grupit të Vishegradit. Së pari, ai ka treguar se Grupi i Vishegradit nuk është aq koherent sa ç’ mund të dukej. Së dyti, vetëm një pakicë e komunitetit të politikës europiane V4 mbështet opozitën mbi kuotat e zhvendosjes, çështje kjo e cila i dha formë debateve kombëtare mbi politikën e migracionit në vendet e Vishegradit dhe krijoi atë imazhin negativ të V4 brenda BE.

Së treti, vetëvlerësimi i bashkëpunimit të Vishegradit ka sjellë rezultate të përziera, pasi palët e interesit nga vende të ndryshme janë të ndarë në mendimin nëse grupimi është apo jo një aktor ndikues dhe konstruktiv në BE. Megjithatë, Grupi i Vishegradit do të qëndrojë me ne, pasi vështirë se dikush dëshiron ta shpërndajë atë. Ajo që duhet theksuar është për përmirësimin e pozicionit të vet, V4 duhet të luftojë për një imazh më të gjallë se sa ka tani. 

                                                                                                                                  BlogActiv, dhjetor 2017

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1