E Shtunë, 07 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Prioritetet e Europës për mjedisin në kuadër të Ditës së Tokës

earthday wallpapers

Dita Ndërkombëtare e Tokës kujtohet çdo vit më datë 22 prill që nga viti 1970. Ky është viti i 46-të i përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin global të nevojës për mbrojtjen e mjedisit. Tematika e këtij viti është: “Pemë për Tokën”. Një moment i rëndësishëm për këtë vit është që në po të njëjtën datë u firmos edhe Marrëveshja e Samitit të Parisit nga 155 vende të botës. Kjo marrëveshje nënkupton angazhimet që kanë vendet për te reduktuar çlirimin e gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale.

Aktor i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit është edhe Bashkimi Europian dhe vendet e tij anëtare. Sipas raportit të publikuar nga Byroja Europiane e Mjedisit (EEB) janë 9 prioritete për vitin 2016 për sa i përket klimës, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Europë:

1) Ndotja e ajrit – Byroja Europiane e Mjedisit (EEB) thekson se më shumë se 400.000 europianë vdesin para kohe për shkak të ndotjes së ajrit çdo vit. Në qytetet e Europës më shumë se 90 % e njerëzve janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ajrit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kostot e ndotjes janë deri në 940 miliardë € në vit, në baze të EEB duke përfshire 15 bilion € nga ditët e humbura të punës dhe 4 miliard € në shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

2) Sfida e Ndryshimit të klimës dhe përmirësimi i sigurisë së energjisë –Ndryshimet klimatike dhe realizimi i një marrëveshjeje globale detyruese për të reduktuar emetimet e karbonit. Mënyra më e mirë për të ndryshuar klimën është duke luftuar konsumin e tepërt të energjisë, gjë që për të cilën BE nuk ka bërë mjaftueshëm.

3) Shmangie e marrëveshjeve të dëmshme të tregtisë ndërkombëtare – EEB është e shqetësuar për marrëveshjen e propozuar tregtare BE-SHBA, pasi ajo mund të dobësojë rëndë konsumatorin dhe masat mbrojtëse mjedisore.

4) Krijimi i një ekonomie ciklike për të menaxhuar më mire burimet – EEB kërkon të ashtuquajturën ekonomi ciklike ku Europa do të ketë burime efikase dhe do të mundësohet ulja e mbeturinave. Një ekonomi e suksesshme ciklike mund të krijojë 72 miliard € kursime duke reduktuar emetimet e karbonit dhe krijon 400.000 vende pune.

5) Mbrojtje e biodiversitetit dhe ekosistemit – EEB bën me dije se praktikat e paqëndrueshme bujqësore, mbi peshkimin, përdorimi i produkteve kimike dhe ndotja e ajrit kanë shkaktuar dëmtim të biodiversitetit dhe ekosistemeve në gjithë Europën. EEB theksoi se të gjitha detet rajonale të Europës dhe biodiversiteti detar janë në një gjendje të keqe. Byroja thotë se ekosistemet e mira ndihmojnë mbrojtjen nga përmbytjet, cilësinë e ujit dhe të ajrit dhe kontrollon sëmundjet. Gjithashtu pritet rreziku i ngrohjes në nivele të larta e cila rezulton në intensitet dhe frekuencë të ngjarjeve ekstreme të motit si valët e të nxehtit, përmbytjet dhe thatësira.

6) Përmirësim i qeverisjes mjedisore – Pavarësisht se Bashkimi Europian ka ligjet e tij mjedisore, është duke bërë progres të ngadalshëm në zgjidhjet e problemeve mjedisore, si rezultat i presioneve në rritje të konsultimeve nga modeli ekonomik, por edhe për shkak të zbatimit të dobët. Shfrytëzimi i mjeteve në mënyrë të drejtë dhe vullneti politik për zbatimin e tyre dhe transparencë janë në qendër të përmirësimit të ligjeve mjedisore. Sipas BE-së duhet të bëhen inspektime dhe mbikëqyrje në nivel unioni.

7) Masa të reja mbi sigurinë kimike duke përfshire nanoteknologjinë dhe mërkurin - Që prej 2002 BE ka nënshkruar një angazhim që do të prodhojë dhe do të përdorë kimikate në mënyra që do të minimizojë efektet negative në shëndetin e njeriut dhe mjedisit. Të gjitha produktet që kanë përbërës nano dhe ndodhen në treg do të jenë të kontrolluara dhe regjistruara.

8) Drejt një ushqimi të sigurt dhe një bujqësie të qëndrueshme – Perspektivat për një siguri ushqimore dhe një bujqësi të qëndrueshme në BE janë të rrethuara nga sfida të shumta. Burimet natyrore që bujqësia varet mbi të, të tilla si biodiversiteti, uji dhe toka janë duke u gërryer në një shkallë masive pa harruar edhe ndryshimet klimatike në të cilat bujqësia vuan në të njëjtën kohë që kontribuon në të.

                                                                                                        Byroja Europiane e Mjedisit, prill 2016

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1