E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Pagat Minimale dhe ndikimi i tyre në mirëqenie

foto minimum wageNjë nga sfidat më të mëdha globale është rritja ekonomike dhe rritja e mirëqenies. Bashkimi Europian ka nisur disa iniciativa të reja për rritjen e mirëqenies në BE dhe arritjen e një standardi në mjediset e punës.

Qëndrueshmëria, produktiviteti, drejtësia dhe stabiliteti makro-ekonomik do të jenë katër dimensionet e politikave ekonomike në vitet në vazhdim. Kushtet e punës janë në qendër të ekonomisë së një tregu social i cili është në shërbim të njerëzve. Ekonomia Europiane është dixhitalizuar dhe është drejtuar kah metodave të gjelbërta. Për këtë arsye qytetarët e vendeve anëtare të BE synojnë që BE t'u mundësojë nivele të larta të mirëqenies. Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen është shprehur se "duhet të përpiqemi më shumë kur flasim për drejtësi sociale dhe prosperitet", arritja e këtyre pritshmërive kërkon një angazhim politik.

Vazhdo leximin...

Gratë dhe ekuilibri gjinor në politikën europiane

women in eu decision makingNë të shkuarën jo shumë të largët europiane gratë ishin një nga shtresat e shoqërisë që nuk kishte të drejtë vote. Si rrjedhojë e kësaj ato nuk ishin të përfaqësuara në politikat shtetërore. Por gjërat filluan të ndryshonin pozitivisht për gratë dhe pjesëmarrjen e tyre në politikë. Në disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian si Luksemburgu dhe Holanda plot 100 vite me parë grave iu dha e drejta e votës për herë të parë, dhe rreth kësaj periudhe në shtetet si Luksemburgu dhe Austria dolën dhe deputetet e para, ndërsa në Irlandë një grua mbante një portofol ministror. Edhe pse një hap revolucionar për një kohë të gjatë, gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në politikë pasi numri i meshkujve dominonte në shifra të larta.

Vazhdo leximin...

Të studiosh në Europë: Shtetet më të mira për të studiuar dhe mundësitë që ato ofrojnë

library

Studimi jashtë vendit është një qëllim i shumë të rinjve kudo në botë. Universitet europiane mbeten një nga destinacionet më të preferuara për të rinjtë sot, ku sot numërohen rreth 1.4 milion studentë nga e gjithë bota që studiojnë në këto universitete në një vit.

Vazhdo leximin...

Çfarë të rejash do të sjellë eHealth për kujdesin shëndetësor në BE?

ehealthKujdesi shëndetësor digjital i referohet mekanizmave dhe shërbimeve të cilat përdorin informacione dhe komunikimin teknologjik (ISTs) për të përmirësuar parandalimin, diagnostikimin, trajtimin, monitorimin dhe menaxhimin e shëndetit si dhe të mënyrës së jetesës. Kujdesi shëndetësor digjital ka potencialin të ofrojë risi të reja si dhe përmirësojë aksesin në përkujdesin shëndetësor, cilësinë e saj si dhe të rrisë eficiencën e sektorit shëndetësor. 

Vazhdo leximin...

Estonia, vend i parë në botë që ofron transportin publik falas

estonia transport public freeEstonia është tashmë një lider botëror në transportin publik falas. Në vitin 2013, të gjithë mjetet e transportit publik në kryeqytetin e Tallinit u bënë falas për banorët vendas (por jo turistë apo vizitorë të tjerë, madje as për pjesë të tjera të vendit). Skema e re kombëtare falas e shtrin këtë model edhe më tej, duke bërë që të gjithë autobusët shtetërorë të udhëtojnë në komunat rurale falas dhe të shtrijnë transportin pa kosto nga kryeqyteti në rajone të tjera. Më 1 korrik, i gjithë vendi i Estonisë do të krijojë zonën më të madhe në botë të transportit publik falas 24 orë, e cila do të shtrihet në të gjithë territorin e saj. Kjo do të bëjë të mundur që 1.3 milion banorë të udhëtojnë me autobus apo mjete tjera transporti publik nga njëra anë e këtij rajoni në tjetrën pa paguar një cent.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1