E Shtunë, 31 Tetor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ministrat e Shëndetësisë të shteteve më të prekura në Europë

healthminNjë ndër çështjet më delikate në të gjithë botën këtë periudhë është përballja me menaxhimin e pandemisë dhe kapërcimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore në shtetet më të prekura nga Covid-19. Gjatë gushtit të 2020, shtetet kryesore europiane u përballen me një numër të lartë të infektuarish dhe çdo qeverie i është dashur të marrë masa shtrënguese për parandalimin e rritjes së numrit të infektimeve.

Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Spanja ka shënuar rreth 19 mijë infektime të reja, fakt i cili detyroi kryeministrin Sançez të dërgojë në ndihmë të rajoneve forca të shumta ushtarake për mbikëqyrjen e zbatimit të masave shtrënguese. Presidenti francez ndërkohë mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën më të fundit të krijuar nga Covid-19 dhe përcaktimin e masave mbrojtëse shtesë si pasojë e numrit të lartë të infektuarve. Gjermania vendosi të testojë të gjithë personat që hyjnë nga Parisi dhe zonat turistike të jugut të Francës, të cilët do të qëndrojnë në karantinë deri kur rezultatet të dalin negative. Autoritetet në Berlin po ashtu vendosën të ndalojnë grumbullimet e protestave kundër mbajtjes së maskave që gjatë muajit gusht mblodhën disa herë mijëra njerëz.

Gjermania është cilësuar si një ndër shtetet e cila ka patur menaxhimin më të mirë të situatës së pandemisë botërore, duke mos patur numër shumë të lartë rastesh të të infektuarve me virus, siç ndodhi ne Itali dhe në Spanjë. Një ndër figurat kryesore politike në Gjermani gjatë kësaj periudhe, padyshim ka qenë Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. Ai u shpreh se demostratat duhet të jenë të lejuara gjithmonë, edhe në periudhën e pandemisë, por jo në këtë mënyrë. Distancimi social, rregullat e higjienës dhe mbajtja e maskave mbrojtëse janë një domosdoshmëri për të gjithë. Ai theksoi rritjen e numrit të të infektuarve dhe ka dhënë urdhër për kryerjen e sa më shumë testimeve.

Jens Spahn është një politikan gjerman që aktualisht shërben si Ministër Federal i Shëndetësisë në kabinetin e katërt Merkel. Ai është një anëtar i dhomës së ulët të parlamentit federal, Bundestag dhe është një CDU, e cila qeveris në partneritet me SPD (Spiegel Der, 2020).

Spahn ishte anëtari më i ri i CDU në parlamentin gjerman, pasi u zgjodh në 2002 në moshën 22 vjeç. Ai që atëherë ka shërbyer në Bundestagun e 15-të, 16-të dhe 17-të dhe është një nga sponsorët kryesorë të reformës së pensioneve në Gjermani. Ai është anëtar i Komitetit të Shëndetit të Bundestagut të 17-të dhe kryetar i grupit të punës për shëndetin dhe politikat shëndetësore si dhe zëdhënës i grupit parlamentar shëndetësor CDU / CSU.

Kur Kancelarja Angela Merkel deklaroi vendimin e saj për të mos kërkuar rizgjedhje për udhëheqjen e partisë CDU në 2018, Spahn njoftoi synimin e tij për të kandiduar në zgjedhje si pasardhës i saj. Ai përfundimisht u eliminua në raundin e parë të votimit; në këtë pozicion u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer. Pas vendimit të Kramp-Karrenbauer për të dhënë dorëheqjen në Shkurt 2020, ai njoftoi se nuk do të kandidonte për udhëheqjen e partisë por përkundrazi mbështeste kandidatin Armin Laschet. Lidhur me pandeminë, ai është shprehur se Gjermania shpesh është marrë si një shembull pozitiv se si të menaxhohet pandemia e COVID-19. “Ne ishim të suksesshëm në parandalimin e mbingarkesës së sistemit tonë shëndetësor. Kurba e infeksioneve është akoma e lartë. Dhe përqindja e rasteve të rënda dhe fataliteteve është më e ulët në Gjermani sesa në shumë vende të tjera. Por kjo na bën të përulur, sesa të kemi shumë vetëbesim.”

Krahasuar me shumë vende të tjera, Gjermania ka menaxhuar mirë krizën Covid-19, për shkak të sistemit të saj shëndetësor të financuar siç duhet, avantazhit teknologjik dhe udhëheqjes vendimtare. Por përtej çdo tipari unik të sistemit gjerman është diçka që të gjitha vendet mund të kopjojnë: një angazhim i fortë për ndërtimin e besimit të publikut.

Ndërkohë që nuk mund të themi të njëjtën gjë për Spanjën. Spanja gjithashtu ka qenë një ndër shtetet Europiane më të prekura nga infektimet me virus. Menaxhimi i krizës dhe marrja e masave mbrojtëse nuk ka qenë e njëjtë si në Gjermani. Një ndër arsyet kryesore është edhe niveli i sistemit shëndetësor, i cili nuk është aq i zhvilluar sa në Gjermani. Situata atje doli jashtë kontrollit që në fillim të pandemisë, ku identifikimi i rasteve me Covid - 19 nuk ishte shumë i shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Roca ka qenë një ndër figurat politike më të spikatura gjatë periudhës së pandemisë. Ai ka qenë i zgjedhur si këshilltar në këshillin bashkiak të La Roca del Valles në 1987. Në vitin 1995 ai u bashkua me Partinë Socialiste të Katalonjës. Më 10 janar të këtij viti, ai u zgjodh Ministër i Shëndetësisë, duke u përballur kështu me një ndër sfidat më të mëdha për një përgjegjës qeveritar në shëndetësi (La Vanguardia, 2020). Si të gjithë shtetet, edhe Spanja duhej të merrte masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit. Duke qenë se numri i infektimeve në Spanjë ishte shume i lartë, masat ishin të rrepta. Ministri Roca ka mbajtur një profil të lartë publik prej marrjes së postit duke dhënë shpesh deklarata ku ka njoftuar mbi procedurat përkatëse.

Ndërkohë, shteti europian më i prekuri nga pandemia ka qenë Italia. Fillimisht ishte zona e veriut të Italisë, ku u shfaqën personat e parë të infektuar me virus dhe më pas numri i personave të infektuar pësoi një rritje kolosale. Gjatë muajve mars dhe prill mijëra të infektuar humbën jetën, duke e çuar vendin në një ndër më të prekurit në botë. Deri më tani, Italia shënon 35.000 jetë të humbura si pasojë e Covid – 19.

Roberto Speranza, Ministri i Shëndetësisë në Itali është një ndër politikanët që ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol shumë të rëndësishëm në kapërcimin e pandemisë (Corriere Della Sera, 2020). Speranza është një politikan italian, anëtar në dhomën e deputetëve, i cili ka shërbyer si sekretar kombëtar për Partinë ‘Artikulli Një’, parti e cila promovon prosperitetin demokratik. Që në shtator të vitit 2019, ai ka shërbyer si Ministër i Shëndetit në Itali. Gjatë mandatit të tij, ai u përball me sfidën e vështirë të menaxhimit të pandemisë Covid – 19.

Ai është shprehur që edhe pse Italia është një shtet me një sistem të mirë shëndetësor, ata nuk kishin asnjë njohuri mbi parandalimin dhe kurimin e virusit, duke qenë se nuk ishin përballur më parë me një situatë të tillë. Ai ka theksuar që më e keqja ka kaluar, edhe pse gjithmonë duhet treguar kujdes në mënyrë që rastet me infektime mos të pësojnë rritje. Gjithçka do të jetë më e sigurt, kur vaksina të jetë gati.

 

E gjithë kjo periudhë, ka qenë shumë e veshtirë për të gjithë globin. Kohët e fundit, numri i të prekurve ka pësuar një rritje, duke bërë që qeveritë e vendeve përkatëse të marrin sërish masa parandaluese. Kjo nuk është pritur mirë nga qytetarët, të cilët janë më mosbesues ndaj përhapjes së virusit dhe akuzojnë qeveritë për ndërmarrje masash jodemokratike.

 

 

Që prej fillimit të vitit 2020, me përhapjen e pandemise Covid-19 dhe infektimin e mijëra personave, të gjithë shtetet janë përballur me humbje të mëdha si njerëzore, ashtu edhe ekonomike. Pandemia ishte dhe vazhdon të jetë një sfidë shumë e vështirë, që kërkon kohë dhe shumë punë që gjithçka ti rikthehet normalitetit.

 

                                                                       *Klaudia Shullazi, Stafi i EuroSpeak, shtator 2020 

Referencat:

  Kërko

  Axhenda

29 tetor - Video-konferencë informale e Këshillit Europian, ku krerët e shteteve anëtare do të diskutojnë për nevojat për të fuqizuar përpjekjet e përbashkëta kundër pandemisë.

********************

28 tetor - 30 tetor - Zhvillohet nga Presidenca gjermane e Këshillit konferenca për ndryshimet demografike në Ballkanin Perëndimor dhe mbi të gjitha nivelet në rritje të emigracionit

********************

28 tetor - Mbledhje e Kolegjit - Komisioni synon të miratojë propozimin për një dritare të vetme doganore, gjithashtu paraqet propozimin për një pagë minimale të drejtë për punëtorët si dhe komunikimin për masa shtesë kundër Covid-19

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1