E Shtunë, 31 Tetor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ministrat e Shëndetësisë të shteteve më të prekura në Europë

healthminNjë ndër çështjet më delikate në të gjithë botën këtë periudhë është përballja me menaxhimin e pandemisë dhe kapërcimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore në shtetet më të prekura nga Covid-19. Gjatë gushtit të 2020, shtetet kryesore europiane u përballen me një numër të lartë të infektuarish dhe çdo qeverie i është dashur të marrë masa shtrënguese për parandalimin e rritjes së numrit të infektimeve.

Vazhdo leximin...

Janar 2020: Boris Johnson - Kryeministri i Brexit

johnson artikull final31 janari ishte dita e fundit e Mbretërisë së Bashkuar në bashkimin Europian. Pas miratimit të marrëveshjes Brexit, dalja nga BE u mirëprit nga kryeministri Johnson i cili një orë para daljes nga BE u shpreh në një video për kombin e tij: “Që ky nuk është fundi por fillimi; fillimi i një periudhe ku vendi do të bashkohet”. Johnson njohët si personi më vokal sa i përket fushatës “Leave” që kërkonte daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Dhe në këto pothuaj 4 vite, nga referendumi i 2016 ai ka punuar që ta bëjë të mundur Brexit, që sipas tij “Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga BE edhe pa një marrëveshje”.

Vazhdo leximin...

Dhjetor 2019: Komisioneri i ri për Zgjerimin, Várhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell: A do të sjellin zhvillime të reja për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit europian?

profil dhjetor 2019Për profilin e muajit dhjetor 2019, janë përzgjedhur dy personazhe: Komisioneri i ri për Zgjerimin, Várhelyi  dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, të cilët filluan detyrën më 1 dhjetor 2019. Ata janë dy komisionerët më me rëndësi strategjike dhe për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe për mënyrën si do të vazhdojë procesi i integrimit europian. Ndërkohë që  hungarezi, Várhelyi zëvendëson austriakun Hahn, spanjolli Borrell ka tashmë postin e Mogherinit, si zv. President i Komisionit dhe Përfaqësues i Lartë njëkohësisht ( post i njohur de facto dhe si Ministër i Jashtëm i BE-së). 

Vazhdo leximin...

Nëntor 2019: Jean-Claude Juncker - një jetë dedikuar Europës

PROFILI JUNCKER fotoData 1 nëntor 2019 do të duhej të shënonte zyrtarisht fillimin e punës nga Komisioni i ri Europian, udhëhequr nga Von der Leyen. Por, ashtu siç u pa Juncker qëndroi në krye të Komisionit Europian deri më 30 nëntor, datë kjo që i dha zyrtarisht fund mandatit të tij 5 vjeçar. Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian për periudhën 2014-2019, ka qenë ndër figurat më të përfolura të udhëheqësve politikë në Bashkimin Europian. Ndaj profili i muajit nëntor do t`i kushtohet Junckerit dhe kontributit të tij në BE.

Vazhdo leximin...

Shtator 2019: Ambasadorët e Javës Europiane të Sportit, jo thjesht sportistë, por shumë më tepër!

2019.09-Foto profil ESNë datat 23 – 30 shtator 2019 në Europë u zhvillua edicioni i 5–të i Javës Europiane të Sportit. Kjo nismë u zhvillua për herë të parë në vitin 2015 si një kundërpërgjigje ndaj rënies së angazhimit të qytetarëve europianë me sportet. Pavarësisht përfitimeve që sjell marrja me sport dhe aktiviteti fizik, vëmendja që i kushtohet atyre dhe niveli i aktivitetit fizik i qytetarëve në vendet europiane është në nivele të ulëta. Prandaj u krijua kjo nismë, pasi ka treguar se pavarësisht se kush je dhe çfarë bën marrja me aktivitet fizik kontribuon në zhvillimin e një jetese sa më të shëndetshme. 

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

29 tetor - Video-konferencë informale e Këshillit Europian, ku krerët e shteteve anëtare do të diskutojnë për nevojat për të fuqizuar përpjekjet e përbashkëta kundër pandemisë.

********************

28 tetor - 30 tetor - Zhvillohet nga Presidenca gjermane e Këshillit konferenca për ndryshimet demografike në Ballkanin Perëndimor dhe mbi të gjitha nivelet në rritje të emigracionit

********************

28 tetor - Mbledhje e Kolegjit - Komisioni synon të miratojë propozimin për një dritare të vetme doganore, gjithashtu paraqet propozimin për një pagë minimale të drejtë për punëtorët si dhe komunikimin për masa shtesë kundër Covid-19

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1