E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Instrumentet ligjore që mbrojnë të Drejtat e Njeriut në botë e Europë

udhr-infographicData 10 dhjetor konsiderohet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Zyrtarisht kjo ditë e rendësishme e ka fillesën në vitin 1950, pasi Asambleja e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 423 (V) ku ftoi të gjitha shtetet dhe organizatat e interesuara të miratojnë 10 dhjetorin e çdo viti si Ditë të të Drejtave të Njeriut. Deklarata u miratua në Asamblenë e Përgjithshme, me 48 shtete pro dhe tetë shtete abstenim sipas faqes zyrtare të OKB. Ajo u shpall si "standard i përgjithshëm i arritjeve për të gjithë njerëzit dhe të gjithë shtetet", drejt të cilit individët dhe shoqëritë duhet të "përpiqen me masa progresive, kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar njohjen dhe respektimin universal dhe efektiv të të drejtave të tyre"

Vazhdo leximin...

Samiti i Klimës në New York: Aktorët dhe faktorët e ndryshimeve klimatike

un new york

 

Niveli i emetimit të gazrave serrë në të gjithë planetin është duke kaluar çdo parashikim të mundshëm të shkencëtarëve. 4 vitet e fundit janë regjistruar temperaturat më të larta deri më tani dhe temperaturat e dimrit në Arktik janë rritur me 3°C që prej 1990, raportohet në faqen zyrtare të OKB për samitin e ndryshimeve klimatike. Ndërkohë niveli i deteve është rritur, gjallesat ujore janë vënë në rrezik dhe impakti i ndryshimeve klimatike ka filluar të ndihet kudo, duke ka shkaktuar pasoja reale në jetët e njerëzve. Kërkimet e fundit tregojnë se nëse fillojmë të ndërmarrim veprime tani, niveli i gazrave të dëmshëm në atmosferë mund të ulet për 12 vite dhe mund të mbahet nën kontroll rritja e temperaturës edhe poshtë 2°C.

Vazhdo leximin...

Eurovision- Fuqi e butë e Europës

eurovision-2018-1521206144-article-0Në ditët e sotme jetojmë në kohën e fuqisë së butë, ku mbjellja e pemëve, masiviteti i përhapjes së sporteve, apo ngjarje të tjera nuk janë pa kuptim, por kanë domethënien e tyre. Një nga dimensionet e fuqisë së butë është EuroVision, që zhvillohet këtë vit në Portugali, ku e gjitha bota ka kthyer vëmendjen nga muzika.
Këngët e paraqitura në këtë konkurs trajtojnë tema të prekshme si terrorizmi, kriza e refugjatëve, të drejtat e femrave etj, çështje të debatuara këto edhe në Bruksel. Këto këngë mbartin disa mesazhe politike e përçojnë ide që tregojnë fuqinë e butë europiane.

Vazhdo leximin...

Blloku i ri lindor i Europës

blloku i ri lindor i EUPër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, anëtarësimi në Bashkimin Europian ka nxitur reformën demokratike dhe zhvillimin ekonomik, por pas krizave financiare dhe zhvendosjes masive të refugjatëve, lidhja midis demokracisë liberale dhe mirëqenies shoqërore nuk është më aq e qartë sa dikur.
Të lirë nga prangat e fuqisë sovjetike, vendet e Europës Lindore janë bashkuar vullnetarisht me një grupim të ri që e ndan përsëri Europën në Lindje dhe Perëndim - këtë herë nën tutelën e shtetit Kinez. "Europa Lindore 2.0" është një marrëveshje shumë më e butë sesa blloku i vjetër, por përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit duke dobësuar aleancat ekzistuese dhe duke orientuar një kthim në tendencat oligarkike sipas "modelit të Kinës".

Vazhdo leximin...

Europa në krizë politike

europe in crisisPër Europën, kjo vjeshtë sjell çdo gjë në të…që nuk i nevojitej: një Spanjë e ngrirë, një Britani e nxehtë që thotë se do të qëndrojë në Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, një Irlandë egocentrike dhe një Francë revolucionare. Në zhvillimin më interesant, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, famëkeq për gafat dhe gënjeshtrat e tij, Boris Johnson, tha se pavarësisht se Brexit është i pashmangshëm, vendi i tij do të vazhdojë të marrë pjesë në Strukturat e Përbashkëta të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Unionit. Përveç shërbimit të jashtëm në shkallë të plotë nëpër botë, SPPJS vepron po ashtu me një numër operacionesh ushtarake strategjike dhe taktike në Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1