E Enjëte, 17 Tetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

A kanë të drejtë qytetarët me aftësi të kufizuar të votojnë në zgjedhjet Parlamentare Europiane?

fra-2010-report-vote-disability-cover en

Më 23-26 maj të këtij viti miliona qytetarë europian, do të drejtohen në qendrat e votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamenti Europian, ku rreth 500.000 prej tyre, persona me aftësi të kufizuar, nuk do të kenë mundësinë ti bashkohen familjarëve, miqve, kolegëve për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike për shkak të mungesës së zotësisë për të vepruar.

Vazhdo leximin...

Si do të jetë e ardhmja e energjisë elektrike në vendet e BE-së?

energjiaBrukseli, Madridi, Parisi, Roma – në këto katër qytete të Europës, u shprehën katër mendime dhe pikëpamje të ndryshme lidhur me mekanizmin e përdorimit të energjisë elektrike.  PKEE (Shoqata Polake e Energjisë Elektrike) ka zhvilluar katër takime në secilën nga këto kryeqytete, të cilat u ndoqën nga 300 ekspertë të cilët përcaktuan zhvillimin e shumëpritur lidhur me sektorin e energjisë elektrike në Europë.

Vazhdo leximin...

Qëndrimet e vendeve të BE-së ndaj migracionit dhe politikës së përbashkët europiane

migration 2Mënyra për të trajtuar dyndjen e pandalshme të emigrantëve në Europë është bërë subjekt mjaft i diskutueshëm midis shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Vetë qëndrimi i BE-së vazhdon të mbështetet në një strategji të përbashkët me qëllim respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe trajtimin dinjitoz, në mbështetje të direktivave të BE dhe ligjit ndërkombëtar, teksa përsërit vlerat e humanizmit dhe tolerancën.

Vazhdo leximin...

A duhet që vendet e Ballkanit të ndjekin Europën me dy shpejtësi?

multi speed europe

Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor janë të fokusuar në negocimin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian, ato nuk duhet të harrojnë ndryshimet e mundshme strukturore në BE që do të kishin një ndikim të thellë në Politikën e Zgjerimit dhe në nxitjen e forcimit të lidhjeve rajonale. Me të ardhmen e paqartë në lidhje me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reforma e funksionimit të BE-së duhet të mirëpritet, pasi ajo ka potencialin për të përshpejtuar rrugën e anëtarësimit së këtyre vendeve.

Vazhdo leximin...

Dhjetë propozime për të kapërcyer krizat e shumta të BE-së

GettyImages-657612386-714x476Uffe Ostergard, një përkrahës i fuqishëm i bashkëpunimit europian gjatë 50 viteve të fundit shprehet se është i trishtuar kur vëren se ëndrra për një Europë të bashkuar është shkatërruar nga krizat e shumta gjatë viteve të fundit. Analiza e shkruar nga ai së bashku me deputetin e Parlamentit Europian, Jens-Peter Bonde është përmbledhur në një libër të titulluar 'Çfarë tjetër, BE?' që përfundon me "10 Propozime" për të demokratizuar BE-në.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Tetor 2019

14 tetor - Komiteti mbi Buxhetin i Parlamentit Europian voton buxhetin e përgjithshëm të BE-së për vitin 2020.

14 tetor – 18 tetor - Zhvillohet edicioni i katërt i “Javës Europiane mbi arsimin profesional”

15 tetor – Ministrat europianë të Punëve të Përgjithshme mblidhen në Këshillin Europian për të diskutuar mbi zgjerimin e BE- së dhe procesin e stabilizim asociimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

16 tetor - Zhvillohet Samiti i Dialogut Social Tre-Palësh dhe ceremonia e inagurimit të Autoritetit Europian të Punës (ELA).

17 tetor – Dita Botërorë ndaj Zhdukjes së Varfërisë

17-18 tetor - Këshilli Europian mblidhet për të diskutuar një numër të madh tematikash, përfshirë buxhetin afatgjatë të BE- së, prioritetet për 5 vitet e ardhshme, ndryshimet klimatike dhe Brexit.

-Banka Europiane e Investimeve në ditët e tetorit për Zhvillimin e Qëndrueshëm organizon konferencën dy ditore e cila fokusohet në praktikat inovatore mbi sektorët e ushqimit, modës dhe turizmit.

  FJALOR

Banka Europiane e Investimeve (EIB)

Prej më shumë se 60 vjetësh, është institucioni bankar i vetëm që është në pronësinë e Bashkimit Europian dhe që përfaqëson interesat e shteteve anëtare të BE. Si institucion huazimi, ajo bën të mundur financimin afatgjatë të investimeve nga shtete anëtare ose në bashkëpunim me BE, duke kontribuar drejt përmbushjes së synimeve  ekonomiko-politike të BE. EIB bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera të BE për të zbatuar politikën e saj. Si huamarrësi dhe huadhënësi më i madh në botë për nga vëllimi, ajo siguron jo vetëm financim, por dhe ekspertizë ose asistencë teknike në përgatitjen dhe implementimin e projekteve afatgjata dhe të qëndrueshme të cilat kontribojnë në përmbushjen e objektivave të politikës së BE-së. Huamarrës të EIB mund të jetë si sektori privat ashtu dhe ai shtetëror, duke siguruar një ndihmë shumë të madhe në zhvillimin ekonomik të shteteve.
Edhe pse më shumë se 90% e aktivitetit të EIB është përqendruar në Europë, Banka gjithashtu mbështet dhe politikat e jashtme dhe të zhvillimit të BE në botë. Në kuadër të prioriteve të BE, që tashmë i tejkalojnë kufijtë e 28 shteteve, mekanizmi i bankës “Economic Resilience Initiative” ka rritur financimin në fqinjësinë lindore dhe Ballkanin Perëndimor, si kundërpërgjigje ndaj sfidës së emigrimit. Kjo iniciativë do të mundësojë që kundërpërgjigjia ndaj krizave të jetë më e shpejtë dhe efektive.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1