E Shtunë, 07 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Rruga drejt Integrimit Europian: 2018 - viti i mundësive për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

KSA shqiperia artikull nentorNë Bruksel më 15 nëntor 2017, u zhvillua takimi i Nëntë i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Ky takim u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini, ndërsa delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Europian.

Mogherini rikujtoi se momentalisht nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor katër janë vende kandidate, ndërsa Kosova dhe Bosnjë Hercegovina janë ende vende potencial-kandidate. Nga ana tjetër, shtetet që kanë hapur kapitujt e negociimit janë Serbia dhe Mali i Zi. Ndërsa për katër vendet e tjera kandidate, midis tyre edhe Shqipëria, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së u shfaq optimiste dhe shpresëdhënëse, duke u shprehur se “këto shtete janë gati të vrapojnë, inshallah” dhe viti 2018 do të jetë viti i mundësive për të gjithë rajonin. Ajo u shpreh në blogun e saj se Tirana ka nisur disa reforma kyçe në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar, dhe ajo është e bindur ta vazhdojë punën për progresin e Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Ndërkohë që 27 qershori i vitit 2014 shënoi një moment të rëndësishëm drejt anëtarësimit europian të Shqipërisë pasi vendi mori statusin kandidat, ndryshime dhe arritje janë realizuar brenda harkut kohor të tre viteve. Ndër të tjera, janë zhvilluar dy takimet e përvitshme të Këshillit të Stabilizim Asociimit, takimi i shtatë i mbajtur më 18 maj 2015 dhe takimi i tetë i 8 shtatorit 2016. Shqipëria ka pasur vlerësime pozitive dhe arritje në politika dhe ndërmarrjen e reformave, ku vlen të përmendet Reforma në Drejtësi, si një element kyç sidomos për Kapitullin 23 të negociatave me BE-në.

Një vit më parë, gjatë takimit të tetë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit i realizuar më 8 shtator 2016 nuk munguan vlerësimet pozitive dhe mbështetja për angazhimet e ndërmarra nga Shqipëria, ku fokusi ishte tek 5 prioritetet e Republikës së Shqipërisë, të përcaktuar nga KE-ja, konkretisht 1-reforma në administratën publike, 2-çështja e të drejtave të njeriut, 3-reforma në drejtësi, 4-lufta kundër korrupsionit dhe 5-krimit të organizuar. Raporti i vitit 2016 i Komisionit për Shqipërinë, njohu përparimin e vendit drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qëndrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të aderimit. Gjejmë rastin të vëmë në dukje faktin se për vitin 2017, ndryshe nga vitet e tjera, KE-ja nuk ka dalë me një raport të sajin për Shqipërinë dhe për gjithë rajonin.

Këshilli i nëntë konstatoi se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por pika kyçe për integrimin në BE mbetet zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe vetting-u (rivlerësimi). Këtë vit u konfirmua sërish nga Këshilli, se Shqipëria ka mbajtur një ritëm të lartë në zbatimin e masave të reformës së administratës publike dhe mirëpriti në veçanti konsolidimin e masave që kanë si qëllim fuqizimin e transparencës dhe meritokracisë në Shërbimin Civil dhe përmirësimin e efektivitetit në kryerjen e shërbimeve publike.

Bashkimi Europian mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Migrimi, vizat, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit si pjesë e rëndësishme e Kapitullit 24 kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në fokus edhe të takimeve të njëpasnjëshme të Këshillit. Duket se lufta kundër krimit të organizuar po sjell rezultatet e para konkrete, në kuadër edhe të implementimit të Planit të Veprimit të miratuar në vitin 2015.

Gjithashtu, KSA-ja vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e Ligjit Kuadër mbi Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i cili u garanton një mbrojtje ligjore efektive pakicave kombëtare, përmes përcaktimit të kategorive të tyre shprehimisht në ligj, dhënies së një përkufizimi të qartë mbi termin “pakicë” i cili vështirë të gjendet i materializuar në akte ndërkombëtare të rëndësishme, i cili përmban të gjithë elementët e nevojshëm për identifikimin e një pakice.

Lidhur me rolin e Shqipërisë në rajon, ky është një element që gjithmonë Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive dhe mjaft të mira përgjatë takimeve të mëparshme dhe në krahasim me shtetet e tjera të rajonit. Këshilli e njeh rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv, përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme të saj në nismat rajonale dhe strukturat në Europën Juglindore, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe qëndrimet konstruktive në rajon. Roli i Shqipërisë shihet dhe në kuadër të Procesit të Berlinit, ku ka një ndikim të rëndësishëm. Këshilli i nëntë i SA vazhdon të njëjtat vlerësime pozitive dhe rithekson rolin e gjerë që Shqipëria ka dhe do të vazhdojë të ketë në Ballkan për përfundimet me sukses të konventave dypalëshe dhe promovimit dhe bashkëpunimit rajonal. KSA-ja gjithashtu mirëpriti vazhdimësinë në pajtimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE-së dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.

                                                                                          Këshilli i BE-së dhe Stafi i EuroSpeak, Nëntor 2017

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1