E Diel, 08 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Konkluzionet e përbashkëta të Dialogut të Nivelit të Lartë për prioritetet kyçe.


takimi nivel i larte1) Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Štefan Füle kryesuan takimin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Prioritetet Kryesore midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian më 29 shtator 2014. Seanca plenare përfshiu pjesëmarrjen e Ministrave të Qeverisë, si dhe të opozitës përmes Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian.

2) Takimi u zhvillua pas atij të Këshillit të BE-së në muajin qershor, i cili i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Të dyja palët e mirëpritën këtë vendim historik, duke vënë në dukje se kjo i çon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së në një nivel të ri më të avancuar. BE-ja e ka bërë të qartë se çfarë nevojitet që Shqipëria të vazhdojë avancimin në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Shqipëria pritet që të veprojë me vendosmëri për të gjitha rekomandimet e Komisionit. Ajo do të duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reforma, të cilat do të jetë subjekt i një kontrolli më të ngushtë nga ana e BE-së. Komisioneri Füle gjithashtu theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në procesin e reformës,  si një element thelbësor për të garantuar qëndrueshmërinë e reformave. Në këtë drejtim ai i kërkoi edhe qeverisë dhe opozitës të ndërmarrin hapa për të rivendosur dialogun politik në parlament. Komisioneri shprehu zhgënjim rreth faktit se takimi i përcaktuar në kuadër të Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian për të paraprirë Dialogun e Nivelit të Lartë, nuk u materializua për shkak të qëndrimit të opozitës. Ky do të kishte forcuar rolin e Parlamentit si një institucion kyç demokratik dhe do të kishte theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes. Komisioneri vazhdon të besojë se takime të tilla në të ardhmen do të sigurojnë lidhjen e nevojshme ndërmjet punës së dialogut të nivelit të lartë dhe punës së Parlamentit.

3) U ra dakord se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të paraqesë rezultate sipas prioriteteve kryesore që janë identifikuar për hapjen e negociatave për anëtarësim. Komisioneri Füle rikujtoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Ai mirëpriti marrëveshjen mes Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë për të organizuar një konferencë të përbashkët kombëtare për reformën gjyqësore në muajin tetor dhe theksoi se reforma gjyqësore është e rëndësishme për të ruajtur sundimin e ligjit në vend dhe për të dhënë një performancë të mirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

4) Pjesëmarrësit në Dialogun e Nivelit të Lartë vunë në dukje se ishin krijuar pesë grupe të përbashkëta pune mbi prioritetet kyçe dhe kishin zhvilluan takimin e tyre të parë më datë 18 shtator. Ata ranë dakord se këto grupe pune duhet ta  ndihmojnë Shqipërinë që të përqëndrohet në rezultatet konkrete të reformave në secilin prioritet kyç dhe të sigurojnë një proces të besueshëm, ku përmbushja e prioriteteve kyçe monitorohet përmes objektivave të qarta të përcaktuara në Udhërrëfyesin(Roadmap), në konsultim të ngushtë me Komisionin. Konkluzionet e grupeve të punës duhet të sigurojnë bazën për strukturimin dhe monitorimin e reformave të përshkruara në Udhërrëfyes. U ra dakord gjithashtu se orari i grupeve të punës do të jetë fleksibël. Do të ketë 2-3 takime në vit, të koordinuara edhe me programin e Dialogut Nivelit të Lartë.

5) Pasi u diskutuan konkluzionet operative të miratuara nga ana e grupeve të punës më 18 shtator, përfaqësuesit e Shqipërisë paraqitën një përditësim të shkurtër të veprimeve të planifikuara për adresimin e pesë prioriteteve kyçe. Komisioneri theksoi rëndësinë e zbatimit të veprimeve të identifikuara nga ana e grupeve të punës dhe inkurajoi punën e mëtejshme në përputhje me masat e përcaktuara në Udhërrëfyes.

6) Institucionet e pavarura luajnë një rol të rëndësishëm në funksion të përmbushjes së kritereve politike dhe detyrimeve sipas 'acquis' të BE. Në këtë kontekst, Komisioneri Füle theksoi se duhen bërë përpjekje të mëtejshme për të forcuar pavarësinë, depolitizimin dhe efikasitetin e këtyre institucioneve duke ndjekur rekomandimet e shqyrtuara nga kolegët. U ra dakord që ky proces duhet të ndiqet më tej me anë të vlerësimeve të mëtejshme të institucioneve të mbetura në muajin tetor, për organizimin e një workshop-i për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

7) Kryeministri Rama theksoi se angazhimi për zgjerimin e BE-së, është një mbështetje e pazëvendësueshme për suksesin e reformave të modernizimit që vendi ka ndërmarrë në mënyrë të vendosur dhe të pakthyeshme. Në këtë kontekst Shqipëria e konsideron vendimin për t'i dhënë vendit statusin e kandidatit, si një inkurajim për përpjekje të mëtejshme në procesin e reformave, të cilat do të çojnë në hapjen e bisedimeve të pranimit. Ai u shpreh optimist se vendimi për të kaluar në hapin tjetër - hapjen e bisedimeve të pranimit - do të bëhet përmes një procesi të besueshëm dhe të parashikueshëm, në bazë të përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe të vendosura në vitin 2013 nga Paketa e Zgjerimit të Komisionit dhe Raporti i muajit Qershor, dhe të miratuara nga Këshilli i BE-së.

8) Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për reforma të Shqipërisë,  në sajë të ekspertizës dhe mbështetjes financiare.

9) Pala shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm politik mes qeverisë dhe opozitës, i cili është jetik për qëndrueshmërinë e procesit të reformës. Qeveria ofroi një përditësim të situatës me  themelimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Europian dhe u angazhua ta bëjë atë sa më parë funksional, përmes një angazhimi  konstruktiv me të gjitha palët e interesuara.

10) U ra dakord se për përgatitjen e takimit të ardhshëm të Dialogut të Nivelit të lartë do të ketë vazhdimësi të kontakteve në nivel pune dhe Shqipëria do të ofrojë raporte rregullisht për zbatimin e Udhërrëfyesit të miratuar më datë 28 të muajit maj. Komisioneri Füle theksoi që Shqipëria ka nevojë të fokusohet në procesin e reformave dhe të vazhdojë të japë rezultate sa i përket pesë prioriteteve kyçe.

                                                                                                                         europa.eu, shtator 2014

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1