E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Prioritetet e Shqipërisë në krye të OSBE-së për vitin 2020

osce ministerialOSBE kryesohet, çdo vit, nga një shtet pjesëmarrës i saj. Ministri i Jashtëm i shtetit shërben si kryetar i radhës i OSBE dhe punon bashkë me kryesinë e shteteve paraardhëse dhe atë pasardhëse. Së bashku, të trija kryesitë formojnë Trojkën e OSBE-së. Kryetari i radhës mund të emërojë përfaqësues personalë. Aktualisht, ka përfaqësues personalë që mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, nga parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve në rajonin e OSBE-së, te sigurimi i bashkërenditjes në fusha specifike si barazia gjinore dhe rinia, e deri te nxitja e tolerancës dhe mosdiskriminimit.

Vazhdo leximin...

Raporti i Dytë i Komisionit Europian për Mekanizmin e Pezullimit të Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë

visa shengen

Në fillim të 2017 ka hyrë në fuqi Mekanizmi për Pezullimin e Liberalizimit të Vizave me Bashkimin Europian. Ky mekanizëm i mundëson Komisionit Europian, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike. Komisioni ka publikuar dy raporte atë të vitit 2017 dhe atë të 2018, mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe me vendet e Partneritetit Lindor: Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ky raport ka për detyrë të monitorojë përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave të liberalizimit të vizave nga vendet e treta dhe të raportojë, të paktën një herë në vit.

Vazhdo leximin...

Këshilli i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri nëntor 2018

2018-11-16Këshilli i Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SAA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbajti takimin e tij të dhjetë më 14 nëntor 2018 në Bruksel ku shqyrtoi situatën e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit.
Takimi u kryesua nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, delegacioni i BE-së u udhëhoq nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Nënkryetari i Komisionit, znj. Federica Mogherini, Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit si dhe Z. Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Europian.

Vazhdo leximin...

Rruga drejt Integrimit Europian: 2018 - viti i mundësive për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

KSA shqiperia artikull nentorNë Bruksel më 15 nëntor 2017, u zhvillua takimi i Nëntë i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Ky takim u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini, ndërsa delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Europian.

Vazhdo leximin...

Zona Ekonomike Rajonale- Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takim joformal në Durrës

takimi durresKryeministrat e Ballkanit Perëndimor më 26 gusht u mblodhën në një takimin joformal të mbajtur në Durrës për të diskutuar për çështjet më me interes mbi thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tregtinë, shërbimet dhe ekonominë dixhitale. Të pranishëm në takim ishin liderët rajonal, Komisioneri Europian Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës President i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. Ky takim jo formal u mbajt pas Samitit të Tristes në korrik dhe atij të Podgoricës me qëllim që të vazhdohen objektivat e vëna për ndërtimin e një Zone Ekonomike Rajonale.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1