E Hënë, 19 Gusht 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një kryeministër i korruptuar nën shënjestrën e demonstratave masive në Çeki

48540692 303E krahasojnë shpesh me Donald Trump dhe ngjashmëritë e tyre nuk janë të paktapasi të dy janë miliarderë të ngjitur në pushtet me premtime populiste se do të rrëzonin kastën e korruptuar politike. Por ngjashmëria e tyre më e madhe qëndron në faktin se dinë se si të shuajnë skandalet në të cilat përfshihen. Trump mori mbështetjen e të djathtës fetare në Amerikë pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale dhe lidhjeve jashtëmartesore; Babis lançoi në vitin 2011 partinë e tij ANO duke ngjallur zemërimin e popullit mbi situatën politike të vendit.

ANO fitoi zgjedhjet e 2017 me 29 % të votave. 20 muaj më vonë mbi të rëndojnë akuza korruptive, teksa BE është duke kërkuar që Praga të kthejë mbrapsht miliona euro fondesh strukturore për shkak të konflikteve të interesit të Kryeministrit. Shqetësimet se Kryeministri po bashkëpunon me Presidentin çek Milos Zeman - i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse dhe pro-kineze – duke cënuar pavarësinë e pushtetit gjyqësorit kanë provokuar demonstratat më të mëdha në vend që nga revolucioni i vitit 1989. Por pavarësisht kësaj, sondazhet tregojnë se mbështetja e ANO në elektorat mbetet gati 30 % , rreth dyfishi i rivalit më të afërt. Gjithashtu, kjo parti është e konsoliduar dhe në skenën europiane, ku në zgjedhjet europarlamentare të majit fitoi 21.18 % të votave.

Praga ishte dëshmitare e protestës më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë që nga rrëzimi i komunizmit. Më shumë se 200 mijë banorë kanë protestuar në shesh këto ditë. Protestat i kanë rrënjët e tyre në një skandal që ka përfshirë Kryeministrin Babis prej një dekade dhe lidhet me konglomeratin Agrofert që ai ndërtoi. Agrofert është sipërmarrja me më shumë punonjës në vend. Aty figurojnë 34 mijë banorë të regjistruar në listën e pagave. Akuzat vazhdojnë me keqpërdorimin e subvencioneve nga Bashkimi Europian në krijimin e një ferme të njohur si Stork Nest.

Në prill, policia rekomandoi që përgjegjësit duhet të përballeshin me akuzat për mashtrim. Ministri i drejtësisë, Jan Knezinek, dha dorëheqjen një ditë pasi policia dha rekomandimet e saj. Ai u pasua nga Marie Benesova, e cila është një bashkëpunëtore e Presidentit të vendit, Milos Zeman. Në sistemin juridik çek, policia mund të rekomandojë një padi, por ama vetëm Prokurori i Shtetit, i cili emërohet nga Ministri i Drejtësisë mund të ngrejë një padi. Protestat e para shpërthyen pikërisht për këtë, ku shumë njerëz besonin se Babis po shtrembëronte sistemin ligjor për të mbrojtur veten.

Ndërkohë, një auditim nga Komisioni Europian, i cili nuk ishte i lidhur me hetimin policor, gjeti që përfshirja e Babis mbi shpërndarjen e fondeve të Bashkimit Europian, së pari kur ai ishte ministër i financave dhe më vonë kur u bë kryeministër, ishte e komprometuar rrënjësisht. Kompania e tij kishte fituar nga subvencionet ku edhe pse Babis ishte shkëputur nga operacionet e përditshme të ndërmarrjes, fitimet i shkonin drejtpërsëdrejti atij. Babis deklaroi se auditimi ishte jo i saktë dhe u zotua se do të provone të kundërtën.

“Nëse demonstratat vazhdojnë të rriten, ne mund të fillojmë të shohim ndonjë ndryshim në mbështetjen që ka Babisi", tha Jiri Pehe, një analist politik vendas. Por ta rrëzosh Babis nga pushteti ngjan një mision i vështirë. Kështu mendon dhe Daniel Prokop, një sociolog i një agjencie sondazhesh: “20% e popullsisë në Çeki i bashkohen alibisë së skuzat janë pjesë e një konspiracioni që elita politike e korruptuar ka ngritur kundër tij. As roli i BE-së nuk mund t’i bëjë votuesit euroskeptikë të ANO-s të mendojnë ndryshe, të cilët janë përgjithësisht të moshuar dhe konservatorë në mendime. Atyre u intereson qe pensionet e tyre janë ngritur dhe justifikohen se të gjithë politikanët janë të korruptuar.

Pesë nga nëntë partitë e përfaqësuara në parlament kanë bërë thirrje për mosbesim në koalicionin e pakicës së drejtuar nga ANO, por ata mbajnë vetëm 87 nga 200 vendet e Parlamentit. “Edhe në rastet se qeveria bie, duket e pamundur të rrëzosh ANO-n nga pushteti”, - tha Jakub Michalek, udhëheqës i Partisë Pirate, e cila gëzon statusin e partisë më të madhe opozitare me 13-17 % të mbështetësve sipas sondazheve.

Për një pjesë të partive kundërshtare këto skandale të pasuara nga protestat mund të jenë një mundësi për të rrëzuar Babis nga pushteti, parti të tjera janë në mbështetje të tij sipas sondazheve. Bëhet fjalë për partinë komuniste KSCM e cila zotëron 7-11% të parlamentit dhe e djathta ekstreme SPD e cila zotëron 5-9%. Pas zgjedhjeve të 2017, ANO qeverisi vendin për 8 muaj duke patur mbështetjen e këtyre partive, në pamundësi për të formuar një koalicion me partitë e tjera të mëdha.

Populli – nga ana tjetër- nuk i do partitë që të përfshihen në protestë. Ata ndihen të lodhur nga premtimet boshe të përsëritura të politikanëve dhe në vend të kësaj janë duke kërkuar një reformë strukturore dhe politika të reja që do u mundësonin një alternativë për të tashmen dhe të ardhmen. Babis duket i qetë, kur pak ditë më parë deklaroi se sa më shumë të investosh në rritje rrogash, pensionesh, punësim, shkencë etj, aq më shumë populli nuk do të kënaqet. Për momentin Babis ngjan i sigurt në postin e tij, por presioni ndaj tij mund të rritet progresivisht së shpejti, ashtu dhe siç filloi: nga një iniciativë studentore, në një varg demonstratash masive me mbi 200 mijë banorë.

                                                                                                                          BalkanInsight, qershor 2019

  Kërko

  Axhenda

22 korrik – Komiteti për Çështjet Ekonomike dhe Monetare mban dëgjesë publike mbi draft mendimin për buxhetin e përgjithshëm të BE për vitin 2020
-Komiteti për Kulturën dhe Edukimin voton mbi programin Creative Europe (2021-2027) 
23 korrik - Komisioni për Bujqësi dhe Zhvilim Rural (AGRI) zhvillon takimin me Komisionerin Phil Hogan mbi zhvillimin rural pas rekomandimeve të miratuara nga Kordinatorët e AGRI
24 korrik - Komisioni Europian mban takimin mes Kolegjit të Komisionerëve
25 korrik - Këshilli Drejtues i Bankës Qëndrore Europiane zhvillon takimin mbi politikat monetare në Frankfurt
25-26 korrik - Grupi i Punës për Bashkimin Doganor zhvillon diskutimin mbi propozimet legjislative për ligjin doganor dhe paraqitjen e saj tek vendet joanëtare të BE 
                    -Komisioneri Hahn zhvillon vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1