E Hënë, 19 Gusht 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Të drejtat e njeriut dhe mbikqyrja : a mundet të sigurojë BE-ja përdorimin demokratik të teknologjive të saj?


mbikqyrja"Aktualisht, ka një përhapje të teknologjive të mbikqyrjes nëpër botë. Është e lehtë dhe e mundshme që këto teknologji, të cilat mund të jenë të dëmshme për të drejtat e njeriut dhe interesat tona personale, të bien në duar të gabuara ", thotë Marietje Schaake. Anëtarja hollandeze e ALDE po harton një raport mbi ndikimin e mbikqyrjes dixhitale tek të drejtat e njeriut në vendet e treta, një temë e diskutuar në datën 21 janar në një seancë të organizuar nga Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare dhe Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut.


Përmes sigurimit të qasjes më të mirë në njohuri, teknologjia ka ndihmuar në fuqizimin e qytetarëve dhe një ndikimin pozitiv në arsim dhe media. Në një konferencë publike të kryesuar nga Elena Valenciano dhe Bernd Lange, kryetarët e Nënkomisionit të Drejtave të Njeriut dhe të Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare, Marietje Schaake, u shpreh se BE-ja duhet të njohë rreziqet që i kanosen të drejtave të njeriut në mungesën e politikave të duhura.

"Ne kemi marrë shumë mësime të vlefshme nga ngjarjet e viteve të fundit, të tilla si kryengritja arabe apo shpalljet e NSA që kanë treguar se teknologjitë e mbikqyrjes kanë dëmtuar interesat e njerëzve, sigurinë e tyre dhe të drejtat e tyre njerëzore", paralajmëroi Schaake e cila theksoi nevojën për të rinovuar kontrollet e eksportit të teknologjive të reja.

Pjesa e parë e dëgjesës publike u fokusua në problemin e kontrollit të eksportit të teknologjive europiane në vendet e treta, ku ato mund të përdoren në vëzhgimin e protestave, individëve dhe partive opozitare. Nga ana tjetër, ekspertët paralajmëruan se duke zgjeruar kontrollin e eksportit kjo mund të ketë një ndikim negativ tek punësimi dhe industria, dhe në disa mënyra mund të jetë një veprim sipërfaqësor për shkak të disponueshmërisë së teknologjisë. Paneli i dytë u përqëndrua në ndikimin e teknologjive tek të drejtat e njeriut në vendet e treta.

Si pasojë e sulmit Charlie Hebdo ka patur thirrje për më shumë siguri. Ish-raportuesi i posaçëm i OKB-së Frank La Rue theksoi se shtetet kanë detyrim të mbrojnë qytetarët dhe të forcojnë sigurinë. Ai shpjegoi se mbikqyrja mund të përdoret sipas rregullave, por problemi është se ka një humbje të kapacitetit në monitorimin e procedurave. Megjithatë "mbikqyrja në masë është natyrisht një shkelje e privatësisë", tha ai
                                                                                                                Parlamenti Europian, janar 2015

  Kërko

  Axhenda

22 korrik – Komiteti për Çështjet Ekonomike dhe Monetare mban dëgjesë publike mbi draft mendimin për buxhetin e përgjithshëm të BE për vitin 2020
-Komiteti për Kulturën dhe Edukimin voton mbi programin Creative Europe (2021-2027) 
23 korrik - Komisioni për Bujqësi dhe Zhvilim Rural (AGRI) zhvillon takimin me Komisionerin Phil Hogan mbi zhvillimin rural pas rekomandimeve të miratuara nga Kordinatorët e AGRI
24 korrik - Komisioni Europian mban takimin mes Kolegjit të Komisionerëve
25 korrik - Këshilli Drejtues i Bankës Qëndrore Europiane zhvillon takimin mbi politikat monetare në Frankfurt
25-26 korrik - Grupi i Punës për Bashkimin Doganor zhvillon diskutimin mbi propozimet legjislative për ligjin doganor dhe paraqitjen e saj tek vendet joanëtare të BE 
                    -Komisioneri Hahn zhvillon vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1