E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një kryeministër i korruptuar nën shënjestrën e demonstratave masive në Çeki

48540692 303E krahasojnë shpesh me Donald Trump dhe ngjashmëritë e tyre nuk janë të paktapasi të dy janë miliarderë të ngjitur në pushtet me premtime populiste se do të rrëzonin kastën e korruptuar politike. Por ngjashmëria e tyre më e madhe qëndron në faktin se dinë se si të shuajnë skandalet në të cilat përfshihen. Trump mori mbështetjen e të djathtës fetare në Amerikë pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale dhe lidhjeve jashtëmartesore; Babis lançoi në vitin 2011 partinë e tij ANO duke ngjallur zemërimin e popullit mbi situatën politike të vendit.

Vazhdo leximin...

Migracioni në Mbretërinë e Bashkuar – Çfarë po propozon qeveria?

migrationShqetësimet e lidhura me imigracionin shihen nga të gjithë si shtysa më e madhe lidhur me dëshirën e Britanikëve për t'u larguar nga Bashkimi Europian. Në këtë mënyrë vizioni i qeverisë post-Brexit për imigracionin do të shihet më me kujdes si nga partia dhe elektorati.

Dokumenti që do të detajojë këtë sistem të ri do të publikohet këtë vjeshtë përpara hyrjes në fuqi të një ligji të ri lidhur me imigracionin vitin e ardhshëm. Por çfarë ka propozuar qeveria dhe Kryeministrja, Theresa May dhe Sekretari i vendit, Sajid Javid deri më tani?

Vazhdo leximin...

Samiti i BE-së mbi emigrantët- ide të mëdha, por detaje të pakta

42136753 303Pas arritjes së një marrëveshjeje në natën e 29 qershorit, krerët e BE-së përshëndetën kompromisin me të cilin ata angazhohen që të mbrojnë kufijtë e jashtëm e të brendshëm. Edhe pse në dukje u shmang dështimi politik, disa çështje për emigrantët u shtynë, duke përfshirë këtu edhe formimin e qendrave të refugjatëve brenda dhe jashtë BE-së. Kreu i Këshillit Europian në fjalën e tij deklaroi se ishte tepër herët që të flisnim për një fitore, duke qenë se kjo marrëveshje është vetëm në hapat e parë. Në samit u diskutuan shumë çështje duke përfshirë këtu BREXIT, apo dhe krizën financiare, por ajo që morri vëmendjen më të madhe ishte migracioni.

Vazhdo leximin...

Merkel 4.0

merkel 4.0Zgjedhjet federale të Gjermanisë në shtator 2018, rezultuan në fitoren e koalicionit CDU / CSU me 33% të votave elektorale. Megjithatë, kjo nënkuptonte se duhet të arrihej një koalicion i madh për të formuar një qeveri legjitime. Pas përpjekjeve fillestare të CDU / CSU për të formuar një koalicion të madh me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve në çështjet e migracionit dhe politikës energjetike. Si përfundim,një marrëveshje koalicioni midis CDU / CSU dhe SPD u nënshkrua më 13 mars dhe u ratifikua në 14 mars. Sipas qeverisë së re, kancelari i vendit do të mbetet Merkel, duke i dhënë asaj një mandat të katërt si kancelare gjermane.

Vazhdo leximin...

Sllovaki dhe Slloveni: Dorëheqja e kryeministrave të dy vendeve në të njëjtën kohë dhe konfuzioni i krijuar

Robert Fico Miro CerarDorëheqja në të njëjtën kohë mes kryeministrave të dy shteteve Sllovaki dhe Slloveni, në javën e dytë të marsit ka krijuar konfuzion, i cili duket të ketë qenë prezent dhe më parë për të dalluar këto dy vende nga njëri-tjetri. Nga buron ngatërresa? Të dy vendet kanë emra, flamuj dhe histori të ngjashme. Flamujt janë gati identikë, të përbërë nga vija horizontale të kuqe, blu dhe të bardhë dhe dallojnë vetëm nga kreshti. Duket se ngatërresat mes dy shteteve evidentohen në shumë ngjarje, siç është eventi i vitit 2017 në Kampionatin Botëror të Hokej-it në Gjermani. Himnet e dy shteteve u ngatërruan, duke shkaktuar pakënaqësi mes tifozëve dhe duke u justifikuar nga organizatorët si gabim teknik.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1